Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja tha në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN se në kabinetin “Rama 4” mund të kemi zyrtarë të djathtë apo zëra nga opozita.
“Unë mendoj që edhe eksponentë të caktuar ndoshta të opozitës apo djathtas mund të kalojnë me qeverinë. Kjo ka ndodh nëpër bashkitë e Shqipërisë dhe nuk do jetë ndonjë lajm. Nuk flas dot me emra konkretë. Por pyetja ime e madhe është cili do jetë metri i Ramës për të vlerësuar njerëzit që do përfshije në kabinet. Më para kemi pasur njerëz politikë, ministra, që kishin një lloj autoriteti dhe bazë votash dhe vendimmarrja i buronte nga vota, zonat e vështira ku kishte fituar”, tha Kalaja në “Terminal” nga Aurora Sulçen, në A2 CNN.
Kalaja më tej tha se e pret me kuriozitet datën 11 shtator, kur në Asamblenë e PS do të njoftohen emrat e ministrave të rinj, pasi sipas tij ka bindjen se Rama do t’ua besojë postet disa kandidatëve që kanë gëzuar mbështetje të madhe nga vota preferenciale. (A2 Televizion)
Ka mundesi sidomos ti .Muli .Paloqja dhe Adriana Kalaja duhet patjeter te jeni ne qeveri dhe Tumor Alimuti po ashtu ....ndersa Kone Gjekmutin do e zgjedhi Rama president..........behuni gati se erdhi dita .........o ju marte muti shalet shifni endrra sikur jeni ne pushtet
Pse Shqetësohet kjo curva për demokratët që mund të vë në Qeveri dhe që është epa mundur! Dhe në qoftëse i vendos ç'farë të keqe ka mi curve.
Ky Trapi ngeli kazaneve.....
Kalanë me syza , nuk e besuan demokratët për ta bërë deputet , pse duhet të besojne lexuesit , fantazitë dhe ëndërat e tij llafazani ? Mirë do të bëjë që ky model të merret me tokën që ka dhënë Saliu me ligjin 7501 dhe të mos merret më me llogje e fantazira nëpër gazeta , duke i dhënë vetes statusin e gazetarit !