Analisti dhe gazetari Agim Baçi ka komentuar zhvillimet më të fundit në skenën politike shqiptare, në prag të nisjes së sezonit të ri politik.
Baçi theksoi në studion e News24 nevojën për vetëreflektim dhe vendosjen e parimeve që lidhen drejtpërdrejt me interesat e qytetarëve.
“Opozita duhet të pyesë veten nëse është instrumenti i duhur ku të besojë shoqëria për të ndryshuar qeverinë. Në vende ku dominojnë të fortët, është e vështirë të ngrihesh. Por shpresën e sjell vetë qytetari, siç ndodhi në 1992 kur PD fitoi pa pasur asnjë instrument përballë Ramiz Alisë,” theksoi ai.
Baçi kritikoi gjithashtu vendimin e opozitës për të djegur mandatet në vitin 2019, duke e cilësuar si një gabim që nuk duhet përsëritur.
“Demokracia është çështje bashkëveprimi. Nuk mendoj se opozita do kryejë ‘vetëvrasje’ përmes djegies së mandateve këtë herë,” shtoi ai.
Sa i përket situatës brenda opozitës, Baçi vuri theksin te përgjegjësia e kryedemokratit Sali Berisha për gjendjen aktuale.
“Berisha ka për detyrë të mbajë përgjegjësi për situatën. Është hipokrizi politike të fajësosh të tjerët poshtë tij. Ata që nuk duan ta vendosin përballë përgjegjësisë, duan thjesht të mbijetojnë politikisht,” tha ai.
Në fund, Baçi theksoi se si Partia Socialiste, ashtu edhe Partia Demokratike kanë potencial për t’u rindërtuar, por kjo varet nga vullneti për të hapur rrugën për ndryshim.
“Në vende demokratike, rruga është hapur shpesh përmes dorëheqjes dhe hapjes ndaj mentalitetit fitues. Nëse opozita nuk vendos parime që kanë të bëjnë me qytetarët, nuk mund të pretendojë të shihet si alternativë për qeverisjen,” përfundoi Baçi.
Kete gjuhe gjithe kulture nuk e njeh vampiri non grata. Vetem ne se ngrihen demokratet me shkopinj e me hunj qe ti lerojne xhixhon, se ndryshe nuk e hap rrugen kjo kufome
Berisha eshte djalli i PD , ai jo vetem qe e ka privatizuar ate por edhe do ta shperbeje sepse pas tij kane mbetur vetem ata qe nuk kane tru dhe te pa afte....
Pritet qe ne mbledhjen e keshillit kombetar se shpejti nje grup i moderuar i foltoresh do ta nxjerrin nga salla Vampirin 81 vjecar me 27 akuza mbi kurriz, dhe do ti thone : mjaft me , koha jote ka mbaruar , shko kaloi ne shtepi vitet e fundit te jetes se na cave trapin cdo dite 5 konferenca shtypi para gazatarit te betonuar ne Shqup Osman stafes,. Ky veprim do te behet ne shembullin e kinezeve kur ne kongresin e PK te Kines nxoren per krahesh ish liderin konservator Hu Xhintao 81 vjecar qe i kishte zene rrugen ne drejtimin e vendit udheheqesit vizionar Xi Xinpingut.
shpetojne 400 nije shqiptaret qe i votuan Vampirin dhe ato pak zagare qe i kene ngelur.