A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Rama: Ende nuk e di!

4 Shtator 2025, 22:31Politika TEMA

A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Rama: Ende nuk

Prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për korrupsion.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një vendim nëse pas 7 muajsh nga burgosja e Veliajt, duhet që ta çojë bashkinë më të madhe në vend në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Në lidhje me këtë temë, kryeministri Rama është pyetur gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, por përsëri nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

Ai shprehet se ende “nuk e di”, duke theksuar se së pari po diskuton me persona të tjerë se si duhet ta trajtojë këtë situatë.

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranë?

Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di.

Pra do të jetë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa Gjykata të marri një vendim të formës së prerë?

Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë.

7 Komente

  1. V
    Vlonjari

    Eshte shume i sinqerte. Do te kete zgjedhje te lergjithshme perpara atyre per Tiranen.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      As qe mund te behen zgjedhje pa u vertetuar ne Gjykate fajesia e Kryetarit aktual te bashkise se Tiranes, harrojeni!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lymi

        Merr pak opinionin e Usliut, he xhan ...

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Ore , Fevziu për çfarë e ftoi Ramën sot në Opinion? E pyeti gjë për kodin e di punisto mafioz të Ulsiut? E pyeti gjë për dosjen MC Gonigal? JO???? E pyeti gjë për shpërdorimin e 4 milion$ për kopshtin te kryeministria? Jo? Për çfarë dreqik e ftoi në emision Bablokun? Për lavazh figure?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fat man

            Perse pyesni Lukashenkon e Shqiperise, ligji cfare thote, apo ligji dhe Maliqi nje jane Edi Rahmurr Rama..

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turi

              Ky duket me trap se Stefi.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                I hengershi ate qe nuk thuhet Rames o kriminele berishist .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje