"PD një luan pa dhëmbë", Açka: Rama e ushqeu me sallatë, e bëri vegjetarian!

4 Shtator 2025, 20:46Politika TEMA
"PD një luan pa dhëmbë", Açka: Rama e ushqeu me

“Një luan pa dhëmbë, vegjetarian, të ushqyer me sallatë.” Kështu e ka cilësuar ish-deputetja  Flutura Açka, Partinë Demokratike në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli duke e krahasuar me një personazh të librit të saj më të ri, të titulluar “Para se të iki”.

Sipas ligjvënëses opozitare në largim, Partia Demokratike është luani i ushqyer me sallatë nga kryeministri Edi Rama ndër vitet e gjatë në opozitë dhe pas këtij trajtimi nuk ka fuqi të ngrihet në këmbë për t’u përballur me mazhorancën e 83 mandateve, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

“Është për Partinë Demokratike, që mbikëqyrësi, lidershipi. Mund ta marrësh edhe qeveria për shoqërinë shqiptare. Sepse mbikëqyrësi ka faj.  PD është në krizë lidershipi, duhet të kuptoj se ka ardhur momenti i përgjegjësisë personale. E shikoj se ka një lloj shqetësimi, nën zëra, nëpër korridore: ‘A do ikë apo jo Berisha?’. Çfarë janë këta njerëz, këto zëra, ky lidership që pret qoftë edhe të tretet fizikisht zoti Berisha që t’ia zënë vendin. Nuk është kjo mënyra që operohet në demokraci. Përderisa ka një statut njerëzit e përgjegjshëm duhet të mblidhen dhe t’i thonë gjërat te foltorja e PD, i pëlqen apo s’i pëlqen zotit Berisha apo një grupi njerëzish në PD. Sepse kështu nuk mund të vazhdohet. PD është vërtet luani i zotit Mani, i shtrirë dhe i ushqyer me sallatë, që është kthyer në një qenie që nuk ecën dot. Është një luan vegjetarian, do të thotë që nuk mbahet më në këmbë se ushqehet me sallatë. Ushqehet me gjërat e ngutshme të njerëzve që kanë interesa të caktuara”, analizoi Açka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

E pyetur nëse përgjegjësia që Rama e bëri “Luanin” vegjetarian, është e Sali Berishës apo Lulzim Bashës, ajo u përgjigj: “Të dy. Unë nuk e përjashtoj faktin që në këtë, kush në heshtje, kush me përfshirje të plotë, kush hije e kush i bardh e kush i zi, unë them se përgjegjësia është e përbashkët.”

Sipas Açkës është e palogjikshme që nga selia blu përgjegjësinë për gjendjen e PD rreken t’ia faturojnë vetëm ish-kryetarit Basha, pasi secili duhet të marrë përsipër kostot e dëmit që ka shkaktuar.

“Në momentin që ne përgjegjësin do ta shkarkojmë vetëm tek një personazh dhe mënyra përjashtuese e këtyre 8 viteve që kanë qenë vite të përbashkëta, e faktit që ka qenë tre herë ministër i tyre, kryetari i bashkisë së tyre. Duke e targetuar kështu në këtë formë do të thotë se nuk duan të kuptojnë përgjegjësinë personale dhe të lidershipit”, deklaroi Açka në  “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

6 Komente

  1. k
    koli

    Po kjo bushtra qe e moren me posrosi per deputete?! Perse nuk kandidoi nga Luli a "lulet" e tyjere? Apo vetem nga lista ka shance Flutura Llacka?!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje i Moshuar

      Fol me shkoqur Flutura Acka ? Pergjegjesia ka vetem nje Emer Sali berishen , krye kriminelin me te madh te koherave , ju te gjithe I keni mbajte ISO ? Sa pare ben qe flet kerkon ta shperndash pergjegjesin sot pas 35 vjetesh kur Demi eshte bere Mullar mbi kete popull FAKIR ne emer te shkerdhatokracise ? Saliun aty e keni pase nuk ka munguar asnjehere ne vendime apo zgjedhje qe ka bere per fatin e ketij vendi apo kompromise e plot te tjera negativitete per te fituar dhe pasuruar vetem FAMLJEN e vete ? Pse e keni bere SEHIR apo ju ka ardhe per shtat se keni perfituar te gjithe ju pa perjashtim ? Sa per Lulzim Bashen ai asnjehere nuk ka ka qene kryetar i PD-se vetem VASAL i saliut si I prure me magji nga e bija argita qe e kish per zemer mos te them ndonje gje tjeter ? Nuk ka pase ndonjehere parti demokratike qe flisni ne emer te saj , vetem mashtrim dhe Hipokrizi ????

      Përgjigjjuni
      1. a
        astriti

        po moj acka ,po .po rames i duhesh ti me shume pa dhembe qe mos ta gericesh shume .

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceceni maloqeri,,

          Kte beje moter me murrizin,,as mish as peshk,,se cfar hyn rama Ke wc PD,,,i zot e di,,,,kta bushtrat meshkujt e ferma te PD,,si nuk u a mban bytha te thojnte qe o sali na shkaterrove,,por i thojn rames se prishi pd,,,,kush o beson keta mer amon,,,

          Përgjigjjuni
          1. p
            pap

            Po si nuk i shkoi mendja asnjerit prej ketyre "parimoreve"/"dinjitozeve"/"luftetareve te demonkracise" qe te jepnin doreheqje dinjotoze ne kohen e duhur dhe te luftonin te "keqen" nga cilado ane qe te vinte, por rrinin dhe hanin, ne fillim, mish te ndenjur, pastaj, barishte te vyshkura?! Tani dalin si te mencur, me karakter te forte, kur, ne te vertete, karakteri i tyre i qelbur mban ere 100km larg!!!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

              E ushqeu me fekale oj Açke Gollobordase. Ti je ndyresire e PeDe- s. .e turperon Golloborden .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje