“Berisha të largohet, PD duhet të reformohet”, Flutura Açka: Protestat dhe mitingjet false nuk na çuan askund

4 Shtator 2025, 15:13Politika TEMA
“Berisha të largohet, PD duhet të reformohet”, Flutura

Deputetja e PD Flutura Açka, tha se protestat dhe mitingjet e Partisë Demokratike ishin false dhe se PD-në nuk e dërguan askund. 

Ajo tha në një intervistë në News24, se Berisha duhet të largohet si kryetar dhe PD duhet të reformohet nga baza.

"PD ka humbur lidhjet me bazën. Unë shpesh herë u thosha që kur do ikim në Gramsh a në këtë qytet, sepse është punë. Unë kam shkuar vetë sepse e ndjeja. Grupi në parti në Elbasan janë thuajse inekzistent.

PD është kthyer në një parti fushatash, sepse partia është përditë. Struktura janë lodhur me mitingje e protesta false. Demokratët duan që t’i çojmë në fitore. Nëse nuk jemi koshient që dhe kemi humbur, atëherë nuk jemi me këmbë në tokë.

PD nuk ka punë me atë që ndodh me PS. Partia është në funksion vetëm të lidershipit dhe jo të anëtarëve. PD ka nevojë për reformim.

Berisha duhet të largohet si kryetar. Sali Berisha mund të qëndrojë në PD, por partia të hyjë në reformim të thellë. Humbësit të mbajnë përgjegjësi. Berisha duhet të shkëpusë PD-në nga halli personal.

Në PD kishte dhe larje të hesapeve personale. Ta marrësh vesh nga socialistët se je larguar nga partia është e shëmtuar. Kjo është e vështirë të rikuperohet pa një ndjesë. Nëse ka ndjesë, do kthehesha për kontribut në PD, patjetër. Por, gjëra që prekin njerëzoren nuk mund të kapërcehen kaq lehtë", tha deputetja. 

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Oj Zj. FLUTUR !.........Saliu eshte komunist i vjeter i tipit sovjetik. .........Ai eshte nje GROMIKO shqipetar kunder shqipetarve.........Jo rastesisht ai e permend se gjoja ne ate kohe i ka pelqyer i ndjeri Regan i cili kishte sekretar shteti te madhin Kizinger, i cili e kishte shume te veshtire bisedat me Gromikon i cili ishte si ajo macja, qe edhe nga kati i shtate ta hedhesh, ajo prap ne kembe bie..........Poooor nese Gromiko sovjetiku e bente kete me amerikanet, Berisha me partine e tij e zbatojne politiken Gromiko kunder partive shqipetare, pra ne dem te shqipetarve. .......Kujt i sherben ?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po çfare proteste

      Po ç'protesta se eshte turpe , jetojme ne vitin 2025 e akoma flitet per protest sikur te jetojme vitet 1970 , protesta eshte per sindikatatat ku me bilbila e tyme e zhurme per te terhequr vemendje e njerezve , partite jane institutione kane organizmat e tyre .....eshte turpe te flitet per proteste kjo tregone qe je parti primitive .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje