Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve 

4 Shtator 2025, 17:13Politika TEMA
Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet

Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.

Avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë.

Gjykata sipas tij po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk janë kërkuar nga palët.

Eridiani Salianji: Kërkojmë një kopje të të gjithë provave të paraqitura. Meqë u sollën prova jashtë gjykimit të gjykatës. Dhe meqë vendimi për Tiranën është i gjykuar nga Kolegji dua dhe vendimin e kolegjit zgjedhor. Pra 12 vendimet e shpalljes mandatit dhe vendimet që kanë ndryshuar këto vendime.

Gjykata ndërkohë është tërhequr në dhomë këshillimi.

2 Komente

  1. V
    Vala

    Nje gur hedh budallai ne lume, e hidhen dyzet te mencur per ta gjetuŕ. Drejtesia nuk merret me fatin e te dyzete te mencurve, por vazhdon ti bjere gozhdes se budàllait.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ligori

      Po nuk zuri mend kjo KQZ e Kolegji Zgjedhor? Bëri zgjedhje dhe kur rihapi kutitë bëri rinumurim për turpin e saj që e lejoj, si përfundim nuk u arrit asgjë pra kjo tregon se KQZ duhet të shkrihet se bëri votime dkandaloze. Turpi i dytë është problemi me kompaninë DHL. Çfarë është ky institucion që nuk realizon jo siç duhet po nik e bën fare detyrën? Duhet të shkrihet fare ky institucion idiot!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje