Parku i Edenit në Kryeministri, Rama: Ka kushtuar më pak se sa vlen, tregon vizionin tonë për vendin

4 Shtator 2025, 21:12Politika TEMA

Parku i Edenit në Kryeministri, Rama: Ka kushtuar më pak se sa vlen,

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, më 4 shtator, një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Kreu i qeverisë u pyet në lidhje me Parkun e Edenit, një instalacion artistik brenda Kryeministrisë. Ai tha ndërtimi tregon vizionin që ka qeveria për Shqipërinë dhe për t’ia shfaqur këtë me dinjitet miqve që vijnë për ta vizituar vendin.

“Ka kushtuar shumë-shumë herë më pak sesa vlen dhe mbi të gjitha, këtu është dera që hapet për miqtë që na vizitojnë dhe mundësia për t’i pritur në një atmosferë dhe në kushte që tregojnë dinjitet dhe tregojnë se çfarë vizioni kemi ne për këtë vend është një vlerë e madhe e shtuar”, tha Rama.


Parku i Edenit do u vendoset në dispozicion punonjësve të Kryeministrisë në ditët e zakonshme, ndërsa publikut kur të organizohen aktivitete të ndryshme.

“Përputhet gjithmonë e më shumë me shumë realitete në Shqipëri. Ka shumë realitete në Shqipëri që kanë ndryshuar. Natyrisht që të bëhet e gjitha kështu do dojë kohën e vet, por edhe njëherë, janë shpenzime të papërfillshme në krahasim me vlerën e shtuar që krijojnë dhe në krahasim me çfarë na sjellin më pas. Ndërtimi është investim shtetëror. Të mikpresësh këtu presidentin e Emirateve të Bashkuara, bashkë me ministrat kryesorë të Emirateve të Bashkuara dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë ata dhe çfarë bëjnë ata çdo ditë me zhvillimin dhe të ndihesh mirë kur sheh që interesohen për mënyrën si është ndërtuar, për qasjen që ka, për të qenit një strukturë, e cila reflekton edhe simbolikën e kohës, që është përpjekja për të pasur më shumë natyrë, më shumë gjelbërim, më shumë atmosferë, harmoni me natyrën në mes të qytetit është diçka që të bën të ndihesh mirë për Shqipërinë. Ky nuk është oborri i shtëpisë sime, ky është një park inovativ, i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do jetë një vlerë e kësaj godine shumë e shtuar”, tha Rama.

Projekti në fjalë është ideuar nga një studio austriake dhe si bazë ka drurin. Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3- dimensional që lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.

12 Komente

  1. S
    Sonila

    Ka krijuar parajsën e vet tokësore, mbi popullin më të varfër në Europë, zhgarravitësi i pashkollë dhe i paaftë për të qeverisur, i cili po mos kishte shitur shpirtin dhe Kombin te djalli Soros, etc., të cilët e katapultuan në politikë, do ngordhte për bukë poshtë urave të qyteteve të Europës.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama, krijo flotet e autobotave per ujrat e zeza..

      Shume bukur Parku i Edenit z.Rama. Po parqeve te ujrave te zeza qe lulezojne ne Plazhet e Gjirit te Durresit?! A te kujtohet o z.Kryeminister se autobotat lagonin ujrat e zeza nga plazhet, besojme qe po. Autobotet largonin ujrat e zeza edhe nga Blloku tel Iliria dhe kampet e pionereve, konvaleshenca e ushtrise e policise etj. Po ashtu ne Pogradec. Kete praktike ndjekin edhe mjaft vende te botes. Zbatoje ti o Edi Rama, se po e propozoi Saliu do te demtoje keq ne syte e popullit dhe turizmit nderkombetar.

      Përgjigjjuni
      1. s
        socialisti i vertete

        Nese nje dite do kemi nje kryeminister te pergjegjeshem , akti i pare i tij do jete shembja e atij instalacioni ne shenje respekti per taksapaguesit shqiptare. Me ka mbetur ne mendje shprehja e nje ambasadori amerikan qe tha se nje zyre publike nuk duhet te jete me luksoze se nje furre buke. Sa vite drite eshte Rama dhe jo vetem Rama nga ai koncept. Pushtetaret tane e konsiderojne zyrat e shtetit si vend argetimi e fitimi ku perfiton gjithercka pa i dhene llogari askujt. Per aq para sa ka kushtuar ai kopesht qe nuk ka kurrfare funksioni pervec argetimit te Km, jane futur mijera njerz ne burg per pamundesi te pagimit te faturave te energjise.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

          Cer thu mer ti o i pacipe!? Hasoni nuk ka stalle per lopen a nje qeramidhe te fusin koken gyzelat ti tall kart me park Edem e pordhe me rigon!?

          Përgjigjjuni
          1. I
            ILIR

            Realizohen manira me parate e ketij populli per ti sherbyer nje personi me mendje te........

            Përgjigjjuni
            1. a
              astriti

              leng nga goja i del saliut .merre ndonje dite dhe sille verdalle te shohe se cbehet .dhe degjoje se ka goxha vizion ai .lere te mburret me zhvillimin qe ai ideoi ne brigjet e lumit te lanes ,me hotelet me 5 yje ne lane ,me bukuroshet qe ndertoi ne parkun rinia .lere te mburret me bathoren ,me zhvillimin e super studiuar te kesaj qyteze te re ,me rruge ,ndricim ,ku smungonte asgje qe i duhej banoreve per nje jetese normale .dhe kur ta percjellesh te dera ,futi nje shkelm bytheve te tij te thara ,dhe gremise gjekundi qe mos ti shkoje as ne mendje qe te afrohet aty .se edhe vetem duke tu afruar te ben pis ashtu si vetem ai di .

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edi Rama

                Eh mor Astrit asnje s’me kupton aq sa ti! Fajin e ka Saliu!

                Përgjigjjuni
              2. a
                anti25642654censurë

                "“Ka kushtuar shumë-shumë herë më pak sesa vlen dhe mbi të gjitha",duket si një fjali ngushëlluese por që mund të jetë dhe një korrupsion normal i një shteti,autoritar!!ju kërkohet firmave ndërtuese të punojnë "vullnetarisht",me çmime të ulëta,ose thjeshtë paguhen me punë të tjera që ju jep shteti me çmime shumë më të larta!si i thonë një fjale,kjo ka kushtuar "shumë,shumë më pak"kurse tjetra ka kushtuar "jashtëzakonisht shumë më shumë"!!çdo veprim i naltgjatësisë së tij është një vlerë e shtuar"Ky nuk është oborri i shtëpisë sime, ky është një park inovativ, i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do jetë një vlerë e kësaj godine shumë e shtuar”, tha Rama."bile është një vlerë shumë shumë e shtuar,në modelin portokalli!!pavarsisht se sociopatët i bashkon narcizizmi,ata mësojnë nga njëri tjetri!! narcizistët mund të jenë pak të drojtur,por kur shohin sivëllain e tyre që ka sukses ata e kopjojnë menjëherë!!ky ka filluar të kopjojë hiperbolizimin e gjithçkaje që bën!po e mëson nga njeriu portokalli!"kjo strukturë do ju shërbejë gjithë K/M pas tij???"është e vështirë!e para,duke hequr mundësinë e fatit,fundin e jetës në çdo çast të saj,ky nuk ka ndërmënd të largohet para se të arrijë 150 vjetët që u përfol mes Xi-së dhe Putës,e dyta këtu tek ne nuk ka asnjë garanci që të mbijetojë "vepra madhështore" që ka bërë paraardhësi!i duhen nxjerrë themelet për të bërë veprën madhështore të atij që sundon!!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alfred

                  Enveri 2.0, ky shtaze anti-shqiptare, qe te vetmen "pune" qe ka per zemer eshte abuzimi me pushtetin, me taksat e qytetareve dhe me ligjin!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Ter

                    Pse I shmangen sa? Pse? Flasin ne ajer ne pergjithesi...asnje detyrim ndaj publikut dhe e dini pse se nuk e kane voten e tyre e marin si ne Shqiperi. Thuaj o njeri kushtoi 3 4 , 5 po thuaje.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tina

                      Duhet t i shtrijme kembet sa kemi jorganin! Ai lluks nuk shkon me pisllekun e vendit tone ne cdo cep.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        Tina gjeniu ynë ka kaluar një pjesë të jetës së tij në paris!atje ka mësuar se versaja është ndërtuar në të njëjtën kohë kur muti në tërë parisin merrte rrugët,nuk ka mësuar se atyre që i propozuan popullit të hante biskota kur nuk kishte bukë,ju prenë kokat!!jo të gjithë mësojnë nga historia!!shumica përdor historinë,nuk mëson!!

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje