Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: S’ka pushim

5 Shtator 2025, 16:44Politika TEMA
Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

“S’ka pushim”, shkruan Rama.

Ky aksion vijon që prej muajit korrik kur dhe nisi në të gjithë vendin, për të liruar hapësirat publike të zaptuara nga shtesat e lokaleve, me çadra dhe struktura metalike.

Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare. Ndërsa ata që nuk i janë bindur urdhrit, kanë ndërhyrë forcat e IMT për të shembur strukturat pa leje.

Lini një Përgjigje