“PD, biznesi familjar i Berishës”, Mërtiri: Në Kuvend me të njëjtën strategji të dështuar të “mosbindjes civile”

5 Shtator 2025, 18:33Politika TEMA
“PD, biznesi familjar i Berishës”, Mërtiri: Në Kuvend

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te veprimet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Mërtirit, Berisha po tenton të rikthejë të njëjtin skenar të “mosbindjes civile” të përdorur më parë në parlament, një strategji që ai e cilësoi si të dështuar dhe të drejtuar vetëm për të tërhequr vëmendjen publike.

Analisti thekson gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News se pas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për humbjen dhe për të mos dhënë dorëheqjen, siç e kërkon ligji.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk funksionon më si një forcë politike demokratike, por është kthyer në një “biznes familjar”, ku mungojnë gara dhe zëra alternativë.

“Berisha do të përdorë të njëjtin skenar që ne e kemi parë në atë që quhej mosbindja civile në parlament. Nuk ishte një mosbindje civile, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e opinionit me zhurmë.

Berisha kërkon që të kthejë të njëjtin skenar që e ka përdorur dukshëm të dështuar në betejën për votën e lirë. E gjitha është që një justifikim i Berishës, për të mos dhënë dorëheqjen, të cilën ai duhet ta japë me ligj, ndërkohë që duhet të japë edhe llogari për humbjen.

Lideri duhet që të mbajë përgjegjësi. Kapja e partisë është aq  e madhe, saqë nuk lejon zëra ndryshe, garë brenda PD. PD tashmë nuk është më një parti, por një biznes familjar. Problemi që ka Berisha është besueshmëria”, tha analisti.

 

8 Komente

  1. M
    Munika

    Nuk ka rruge tjeter, sic e rimori PD-ne me hunj e shkopinj, po ashtu edhe duhet ta lere. Ky shpèllar s'do t'ja dije per norma e rregulla. Druri. Vetem druri ben pune me palaco te tille.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      NUk mund të ndërtohet shtet me malokë.KURRË.

      Përgjigjjuni
    2. M
      MonaLike

      Pse tani pret te ndryshoje qeni Sali more Mertir . Bishti qenit po bishte qeni eshte , ai jo per mire jo e jo po deri ku do te shkoje per keq . Ketij maskarai i duhet shtypur koka po Dumani eshte shok me mortjen Sali te shpresojme kur te zhduket Dumani . Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe te lihet i lire nje vrases .

      Përgjigjjuni
      1. P
        PeDe nuk eshte Bixines familjar

        por Bande hajdutesh

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dr .Petrit Vargu

          Me shume shqiptareve po ja fut Sala sesa Rama. Pa Salen ne krye te opozites do ishte tjeter realitet politik. Me Salen e keqja do ta bej te veten deri ne fund. Ne si popull as nuk na rruhet per njeri.Ata do mbajne njeri tjetrin dhe ne do te shkojme atje ku nuk na besdis njeri sic po ndodh qe po boshatiset vendi.Ate qe nuk e bene pushtuesit e bene pushtat tane

          Përgjigjjuni
          1. r
            raul

            Ne balle te mosbindjes civile do jete mesa duket qypi me mut i foltores se vicidolit , prifti pastor pa veladon i foltores se vicidolit Dorian telit barkderri me mjekren gjithe morra.,Ky hunderr ngaqe ngeli jashte listave per deputet, megjithese mbajti poshte tyrbes se Vampirit fjalimin me servil, me puthakembesh, me te peshtire, me te neveritur ne planet duke i thurur lavde Vampirit 81 vjecar ngujuar ne tyrben e katit 8t vetem e vetem qe Vampiri ta fuste ne liste per deputet kete qyp me mut. Tani ky hunderr do vazhdoje avazin tek bashkija me Kol bushkolen, Sali lush kaptinkalin duke djegur goma e hedhur molotov. kjo eshte banda e vampirit 81 vjecar ne grahmat e fundit ne politike.

            Përgjigjjuni
          2. O
            Oficeri dulles

            Sala eshte me keq se Pilinci me havant po e keqja eshte se e marring seriozishte

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sass

              A me duket mua apo i paska ik njera ane

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje