Sezoni i ri politik nis zyrtarisht javën e ardhshme, teksa pritet dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për mbledhjen e parë të Parlamentit. Burime për gazetën “TemA” bëjnë me dije se 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhen të premten, më 12 shtator, duke shënuar nisjen e legjislaturës së re.
Nga ana e mazhorancës, mëngjesin e 11 shtatorit, Kryeministri Edi Rama do të paraqesë përpara Asamblesë Kombëtare të PS prioritetet dhe ekipin e qeverisë së re. Edhe pse kabineti “Rama 4” mbetet ende i pazbuluar, një burim pranë shumicës i tha gazetës “TemA” se qeveria do të përqendrohet tek përmbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian, në funksion të objektivit kryesor elektoral: anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.
Në kampin opozitar, Sali Berisha pritet të mbledhë Kryesinë dhe grupin e ri parlamentar gjatë ditëve në vijim, - citohet të thotë gazeta “TemA”. Deri më tani, pas humbjes së 11 majit, kreu i PD nuk ka thirrur asnjë forum për të diskutuar mbi rrugën e re të partisë. Burime pranë selisë blu theksojnë se mbledhjet e kësaj jave nuk do të fokusohen tek ristrukturimi i PD, por tek vendosja e strategjisë opozitare në Kuvend dhe vazhdimi i denoncimeve për procesin zgjedhor, të cilin demokratët e kanë konsideruar “farsë elektorale”.
Burime për gazetën “TemA” shtojnë se PD do të hyjë në Kuvend, por mbetet e paqartë nëse Berisha do të nisë aksionin politik me një ekip të ri drejtues, apo do të ruajë strukturat aktuale të grupit parlamentar dhe të komisioneve që i takojnë opozitës./nl/ TemA
Mut i ati , mut dhe ata ato tē tē atit , nje organizate kriminele me ne krye nje komunidt vrses Non Grata .