Pse 11 shtatori po konsiderohet më i rëndësishëm se 11 maji?

7 Shtator 2025, 20:09Politika TEMA

Pse 11 shtatori po konsiderohet më i rëndësishëm se 11 maji?

Nga Ylli Pata

11 shtatori, e paralajmëruar si dita e shpalljes së qeverisë së katërt të Edi Ramës, ka shumë gjasa që të mos jetë aq shumë lajm politik.

Përveç nëse në kabinetin e ri do të jenë, ashtu siç është shoshitur në opinion, eksponentë të ardhur nga opozita.

Sido që lajmi i një qeverie të re përbën një zhvillim të rëndësishëm në çdo vend, ky nuk është vendi për Shqipërinë aktuale. Gjetja e emrave të ministrave, mund të thuhet se është më shumë gossip, pasi përbëjnë njerëzit më të rëndësishëm të pushetit ekzekutiv. Megjithatë, politikisht lajmi më i rëndësishëm është parlamenti i ri që do të konstituohet përpara qeverisë së re. Një parlament, i cili përfaqëson gjeografikisht një ndryshim, edhe pse nuk ka një rrotacion politik. Mazhoranca është me më shumë mandate, në kufirin e shumicës së 84 vota, opozita nuk është më monolite, por ka edhe përfaqësues të rinj, të cilët kanë një sfidë politike direkte në legjislaturën e re.

Mazhoranca vjen me një grup deputetësh deputues, sfida e të cilëve nuk është ngritja e kartonit, apo shtypja e butonit, por mënyra se si do të performojnë si ardhje e re.

Ndërkaq, pas parlamentit të ri, verifikimit të mandateve, zgjedhja e kryetarit, komisionet etj, procedura vijon me dekretimin e qeverisë, shpallja e kabinetit, ku sipas të gjitha gjasave, kjo do të shoqërohet në panelet e darkës, me gjetjen e lajmeve paralele për të mbytur rëndësinë politike.

Agjenda politike më pas vjen me vendimet qeveritare, polemikat që ata marrin, miratimin e buxhetit, e më pas nisin proceurat për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, kreut të ri të BKH-së, kreut të ri të SPAK, apo edhe hetimeve aktuale dhe të reja që mund të sjellë prokuroria speciale në “vjeshtën e nxehtë” që paralajmërojnë ata qarqe, të cilat kanë pasë një verë të ftohtë akull dhe duhet të ngrohen kur bien gjethet.

Lajmi real politik ka ndodhur më 11 maj në zgjedhjet parlamentare, nga ku po ndodhin ato zhvillime të këtyre ditëve. E pikërisht, nga ajo që ka ndodhur më 11 maj priten, siç ndodh në çdo vend ato reflektime për të ecur përpara.

Si do të jetë opozita e pas 11 majit, e cila së pari do të përballë një mazhorancë të shtuar në numra, por edhe në objektiva politike. Cilat janë objektivat e opozitës, karshi axhendës për anëtarësimin në BE, apo çështjet e tjera që vendi përballet? Sinjalet janë që nuk do të ketë ndonjë film të ri. Madje edhe të rinjtë, duket se po sillen tek pelikula e vjetër. Një eksponent i partisë së Lapajt deklaroi se deputetja e tyre e vetme do të bashkëngjitet me grupin e Berishës, sepse ata i përkasin qendrës së djathtë. Duke e justifikuar këtë me një retorikë të njohur se nuk mund të bëjmë votën me ata që po shesin Shqipërinë e gjëra të këtij lloji.

Duke vulosur se nga opozita, ndryshe nga sa pritet nuk do të ketë të reja. Madje edhe eksponentë të saj, i kërkojnë popullit të dalë në rrugë të rrëzojë qeverinë, e jo ata që të japin një alternativë se si duhet fituar qeveria.

Ndaj duket se edhe për një kohë lajmet e rëndësishme të gjithë i presin nga Edi Rama. Qoftë në shpalljen e qeverisë, qoftë në intervistat te Fevziu, apo takimet e deklaratat publike e ndërkombëtare. Sepse zgjedhjet dhe aktet që vijnë prej tyre, e kanë humbur rëndësinë. Por muajt ecin shpejt dhe 2027-a, kur janë votimet e radhës, zëre se erdhi…

TemA

15 Komente

  1. O
    Oj Pate

    ...u bere i neveritshem...megjithate do njerresh buk e kalamajeve.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berishizmi demokracia e vertete.

      Vertete jeni bere te neveritshem kur ne cdo jali e paragraf si kryefjale keni : " PD opozite , S. Berisha kryetar I opozites , S. Berisha kryedemokrat ...! " Si nuk keni turp qe prisni ndonje risi nga kjo bande e kthyer ne korac per te mbrojtur S Berishen dhe shpuren e tij kriminale . Kesi gjera , Jo rralle , I recitoni edhe vete , ju , o apologjete te E. Rames . Po kaq shume u dhimset E. Rama qe vigjeloni ne cdo skute se mos I rrezikon pushtetin Saliu . Jeni bere figura groteske , qesharake deri ne neveri . Askush nuk jua rrezikon E. Ramen . Bashke me Berishen dhe modelin kriminal , berishizmin , aty do t'i keni . T'i gezoni . Vec mos harroni se me kete ritmike , nje dite do t'u votojme pleqte dhe sakatet .

      Përgjigjjuni
      1. a
        accidentally_genius

        ik mor pleher se jeni kthyer ne klloune qe sdini ca shkruani e ca mendoni ,,,po pse mos plehra te shoqerise nuk e shikoni ca po i ben ketij vendi ky tradhetar, ky qen bir qeni qe keni ne krye te qeverise ,, po nuk shikoni mor piss popull qe e katandisi ne mjerim kete vend ,,, nuk keni sy te shikoni korrupsionin galopant qe jane parate tuaja dhe tonat qe i perdorin si ciflig keta hajdute ,, po nuk u ngopet mor pisa... nuk po e shikoni si po shet kete vend si ciflig te tijin..nuk e shikoni qe e shkaterroi arsimin, ekonomine , shtetin ne teresi ,,, nuk shikoni qe eshte katandisur shqiperia ne 1 milion njerez ku shumica jane pleq , nuk shikoni qe ska studente me ne fakultete, po mbyllen departamente te tera,, nuk e shikoni qe edhe ata pak nxenes qe kane ngel po i drejton drejt privatit ku kane % keta.. nuk ke degjuar qe fakultetet e shkencave te natyres nuk kane me studente te cilet do mund te kishte vazhdimesi ne profesione..nuk i ke syte ne balle qe 1 km rruge fushore po e ben me 30 milion euro,, nuk i ke syte ne balle qe tirana ska uje te pijshem.. nuk e shikon qe jane paguar 500 milion euro per inceneratore qe nuk egzistojne , nuk e shikon qe paguhen 90 mije euro ne dite per dy anije fantazme qe nuk punojne ,, nuk e shikon gjendjen shendetesore ne vend qe eshte rrenuar,, nuk e shikon qe ska mjeke ne spitale qe te te gjenden kur te kesh nevoje,, nuk e shikon sigurine ushqimore ku eshte katandisur....akoma vazhdon merresh me saliun.. nuk jam per te mbrojtur saliun , edhe ai eshte nje e keqe e madhe ,, por nuk i beri kete gjeme ketij vendi qe i ka bere dhe po i ben kjo qeveri tradhetare ketij vendi ,, po hapni mor syte se liria eshte e shenjte ,,,po na ben me keq se gaza per pak vite mor popull pis,.,,

        Përgjigjjuni
        1. R
          Replike me kom Accidentally

          Mos e justifiko kriminelin sali , ai eshte zanafilla e shkaterimit dhe atyre pasojave qe numerove me te drejte ??? Ai Stan pas 90-tes kete BULMET prodhoj ? Rama ka gabimet e veta ne perzgjedhje te individeve por shkaku kryesor eshte saliu qe duhej denuar qe ne 1997 -ten duam apo nuk duam ta pranojme , per kete politike u perzgjodh krimineli sali nga Ramiz HALEJA .!!!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sakatet

          Jo jo , as pleqte dhe per me teper sakatet jane te zhgenjyer nuk duan me dhe skane per ti votuar me ? Ju doli boja nga kjo loje e shpifur e te dy paleve ? Edi Rama po nuk denoj kriminelin sali me banden e vet , jane bashkepuntore ne qeverisje dhe vjedhje ???

          Përgjigjjuni
        3. J
          Jony

          Berishizmi, masakrimi i vërtetë, masakroi uzinat, masakroi popullin, masakroi çdo gjë shqiptare ki kriminel ordinerë.

          Përgjigjjuni
          1. l
            labi-kolegu

            Krimineli dhe hajduti me imadh i kombit shqiptar thuaj flm drejtesise super te korruptuaar qe krijove vehte dhe kelyshit tend kermes dumani Populli ka 35 vjet qe ta ka treguar vendin .Fitove vetem njehere qe populli ta dha per te shpetuar nga regjimi komunist dhe heret e tjera i ke vjedhur Je monstra e politikes shqiptari

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Po pse r kruani me Edi Ramen , personi qe ndryshoi gjithçka ne Shqiperi ju e shani ndersa saliun e mbroni .A jeni vertet shqiptar apo ju interesojne perfitimet vetiake , Kryeminister si Rama nuk do te kete me ne Shqiperi .O popull mos u besoni ketyre shkrimeve teketyre bastardeve qe kerkojne te rembejne .Turp per analistqenerit qe nuk flasin per realitetin ku ndodhet Shqiperia

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisteve cekic ballit

                Mut Berisha, mut Rama.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O popull dele...

                  Nuk kam cti shtoj asnje presje komentit me lart "B" Te shtoj edhe un nje TURP me te madhe per kete katandi te madhe !!!! Shtet politikanesh te paciop i nje populli te ngordhur pa gjak e nder Sa koh so shofim kudo ftyren e DJALLIT TE VUCIDOLIT ,ky pushtim i madh i PABESIS,PATURPESIS KRIMIT E TRADHETIS do je MBRETI I PUSHTIMIT TE MADH HISTORIK I KETIJ KOMBI HARAM QUMESHTI NENES DHE EMRIN QE MBANI

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ec Aty

                    11 shtatori është shumë më i rëndësishëm se 11 maji se, më 11 shtator historikisht vritet një "armik i brendshëm" i Berishës, më 12 shtator armiku shpallet hero i demokracies dhe më 14 shtator me armik/heroin në qivur rrëzohet qeveria, merret kryeministria, shpallet demokracia, zbraz armët në ajër çeçenëria, vjedh e grabit hajdutëria, mbretëron qenëria, fërkon duart Sërbia, sulet për thelë Greqia dhe digjet Shqipëria.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ec Aty

                      Saktësim: 12 Shtatori, jo 11-a. Më 11 shtator përgatitet plani.

                      Përgjigjjuni
                    2. G
                      GOLI

                      REGJISIRET E KOMEDISE KAN TE DHENA NE MASE PER TE THENAT E SALES.....TE THENA- KU JANE DHE SI JANE........ ME TE THENA TE TILLA SALA KA SHPRESUAR SE DO TE PJELLE MUSHKA.....

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        GOLI

                        REGJISIRET E KOMEDISE KAN TE DHENA NE MASE PER TE THENAT E SALES.....TE THENA- KU JANE DHE SI JANE........ ME TE THENA TE TILLA SALA KA SHPRESUAR SE DO TE PJELLE MUSHKA.....

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mana

                          Mjaft mor plere ik ke dyzet vjet sa ai merumi sa do ti njeqind ik more geg budall me mendje te cekte

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje