Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e ka cilësuar dhunën gjatë protestës së opozitës si të mirëmenduar dhe me skenar të planifikuar.
E ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Bylykbashi tha se protestat janë një e drejtë legjitime, por nuk duhet të kalojnë në nivele të tilla dhune. Ajo theksoi se situata ishte e vështirë për forcat e rendit, të cilat u përballën me akte të dhunshme.
“Protesta ishte një situatë e vështirë, krijuar për forcat e rendit që janë aty në krye të detyrës dhe detyrohen të përballen me akte të dhunshme. Prononcimet e bëra sot nga lideri i opozitës shkojnë në të njëjtën qasje, duke e shfaqur dhunën si pjesë të protestës. Protesta është një e drejtë legjitime, por nuk duhet të kalojë në nivele të tilla dhune. Kjo ka qenë një dhunë e mirëplanifikuar dhe aktet e kryera duket se ishin pjesë e një skenari të mirëmenduar. Pamjet tregojnë një grup njerëzish të maskuar mes protestuesve, që godisnin institucionet dhe forcat e rendit me molotov, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe të efektivëve. Mendoj se reagimi i forcave ka qenë proporcional”, tha ajo.
Deputetja komentoi edhe videon që qarkullon në media lidhur me dhunën ndaj deputetit të PD, Bledion Nallbani, ku tha se video ka dalë nga konteksti dhe nuk është e plotë. Deputetja Bylykbashi akuzoi liderin e opozitës se përdor retorikë për të krijuar destabilitet politik.
“Për rastin e deputetit Nallbani, videoja që ka qarkulluar është nxjerrë nga konteksti, nuk është e plotë dhe nuk jep pamjen e plotë të reagimit të tij ndaj policisë. Edhe nëse ka pretendime për tejkalim të masës nga efektivët, ato mund t’i drejtohen institucioneve përkatëse. Ishte retorika e liderit të opozitës që synonte të krijonte destabilitet, ndërkohë që në raste të tilla ekzistojnë institucionet ku duhen adresuar ankesat dhe jo të krijohet një propagandë politike e pabazuar për të nxitur efekte më agresive tek qytetarët”, tha ajo.
E supozojme qe policia e ka goditur dhe nese e ka goditur ka bere shume mire , po si ka mundesi nje députét te sillet si terrorist...... ky député e ka te shkruar ne balle ( jam député)....qe ta lexonte polici
Pse nuk ankohet opozita per dhunen ndaj policeve
Nēse PD do tē hyjē me forc nē Parlament, 1 ditē nē vit ēshtē dera e hapur pēr tē gjithē popullsin, le ta shfrytēzoj.Nēse Berisha do qē tē hyjē me forc nē kryeministri, çdo ditē tē javēs dera ēshtē e hapur pēr qytetarēt qē duan ti hedhin njē sy ekspozitēs.Përse selia blu nuk pērdor kēta dy mundēsi, por tenton tē hyj kur ēshtē zi me polic oborri parlamentit, dhe kryeministria me dyer tē blinduara dhe satelit ushtarak nē monitorim tē protestēs.A kemi tē bējm me paaftēsi tē kryetarit tē PD-sē pēr njē protest tē suksesēshme, apo njē parad private tē tijē.
Nallbati eshte deputeti me i keq,me i poshter me hileqar,madje me i keq se Agron Gjekmarkaj. Nallbati hiqet sikur eshte vrare,genjen,mashtron. nuk eshte vrare.Pis njeri.
Ju thoni qe opozita te numeroje te goditurat , se padrejtesite do i zgjidhe ne gjygje ajo me 5 mbiemra.