Akuza për Ilir Metën: Ka urdhëruar vrasjen e vëllait të Arben Ndokës, e di gjithë Lezha konfliktin e Monikës me të

28 Maj 2024, 19:56Politika TEMA
Akuza për Ilir Metën: Ka urdhëruar vrasjen e vëllait të

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV bëri një deklaratë të fortë për Ilir Metën. Zoti Beqiri tha se Meta urdhëroi vrasjen e vëllait të deputetit të PS-së Arben Ndoka.

“Ky vend ka qenë i mbuluar me kriminalitet. Burimi i kriminalitetit është politika. Të gjitha këto organizata kriminale i ka pjellë, i ka nxitur, i ka mbajtur gjallë, i ka përdorur politika. Këta kanë qenë ekzekutorët e veprave që përgatiste politika.

Deri dhe te privatizimet, koncesionet, tenderët e ndryshëm. Ata kanë qenë krahu i armatosur i politikës me qëllim që kur nuk ecte fjala, për të tërhequr nga gara dikë përdorej pistoleta. Këta janë të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Deputeti i PS-së gjeti rrugën e gabuar dhe për këtë ai do përgjigjet deri në atë shkallë sa do e hetojnë dhe gjykojnë. Por të mos harrojmë që i vranë vëllanë. Aleksandër Ndoka u vra me urdhër të Ilir Metës. Është e vërtetë kjo.

E di gjithë Lezha konfliktin që pati Aleksandër Ndoka me gruan e Ilir Metës dhe nuk është hera e parë që jep urdhra të tillë Meta. Ai dha urdhër për ta vrarë Tom Doshin dhe kjo është ende çështje e hapur. Iu benë tre atentate atij që ngacmonte Monika Kryemadhin. Dhe ai u arratis nga vendi”, tha Idajet Beqiri në DritareTV.

Si u vra Aleksandër Ndoka!

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, u vra më 9 dhjetor 2017. Babai i katër fëmijëve ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës që prej vitit 2015 dhe ishte pronar i një biznesi privat. Ai ndodhej duke parkuar makinën përpara shtëpisë, në lagjen “Nënë Tereza”, kur u ekzekutua me breshëri plumbash.

Hetuesit thanë në atë kohë se autorët e këtij atentati kishin patur informacion të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre ose e kanë ndjekur atë. Rruga në afërsi të banesës është parë si vendi më i përshtatshëm, për shkak se është ngushtë dhe viktima nuk ka patur mundësi largimi.

Sipas ekspertëve të kriminalistikës, Aleksandër Ndoka ka qenë duke kthyer makinën për të hyrë në banesë dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht. 14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 9 prej tyre e kanë prekur në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy ishin pistat kryesore që hetoi në atë kohë policia, ajo e konflikteve personale apo anëtarëve të tjerë të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës.

9 Komente

  1. K
    Kilo

    Ende e intervistojnë këtë plehrën nga Patosi!???

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Likes ti boj nji fletrrufe Mero ose te takohet Likja ne cader me Edin dhe ti shikoj me dylvi Saliu nga kati i pallatit e te behet pak xheloz por pa e marre vesh Luli.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Egla

      Do filloj shume shpejt BBVip me figura te "shqyera " Midis te zgjedhurve bejne pjese Like Floriri, Bamke Topja, Nard Ndoka, Adhamudh Vargu, Abi Malltezi, Petro Vasili, Arben Ahmetaj, Erion Bracja, Ed Shalesi, Guru Gjiknuri,

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia

        Kur ka vrar pse nuk arrestohet Ilir Meta.?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bastardi ER TV

          Ajo dihet që klani me urdhër të Ilir Metes(floririt) vrau vellain e deputetit Ndoka sepse ky i ka ngacmuar Moninken në zgjedhje, thjesht Iliri ka marre hakun e gruas se tij

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latif Dreqi.

            Baba i gjithe krimit qe ka mar jete njerzish ne Shqiperi, o kone, osht, ne do te jete po nuk nerhyni Zoti, vetem Sali Ram Berisha me malokt e vet ne pergjthsi, ne me tropojant ne veçanti.

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben.

              Lato, ke te drejte byrazer. Fajin e ka saliu. Qe ndoken e beri deputet rama, qe rrajen e beri deputet rama, qe ndrecen deputet e beri rama,qe abdylajt mblidhnin vota per ramen, qe lul berishen dhe endrit doklen i nxori nga burgu rama para zgjedhjeve per sjellje te mire etj etj. Fajin e ka saliu. Ka 10 vjet qe bertet se rama ben deputete kriminele. Po faji eshte i saliut. Saliu eshte kriminel. Edhe likja. Kane dale te gjitha pergjimet pse u vrane ku u vrane kush i urdheroi etj etj, po nga qe altin dumani eshte njeriu i likes dhe saliut nuk i nxjer. Jane te thella shume keto pune.

              Përgjigjjuni
            2. Çorrushjoti.

              Perëndi, sa dëme po i bënë drejtësisë ky njeri, duke bërë deklarime pa pikën e mbështetjes me fakte. Është kthyer në një papagall pënd rrjepur, i cili shkon në PS, e kurdisin ata se çfarë duhet të thotë dhe ky, në mënyrë fare të papërgjegjshme i përsërit nëpër studjo. Eshtë kopje e Berishës, more sikur e ka shfrytrë Berisha nga hundët, faqezi, i paturpshëm, shpifarak, nuk ka pikën e përgjegjësisë për ato që nxjerr nga goja. As vetë nuk i beson ato që thotë, por është lake, shërbëtor, njeri që PS e përdor si letër higjenike për të fshirë bythën.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Meta ne burg.

                Ne burg krimineli.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje