Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD

28 Nëntor 2024, 17:51Politika TEMA
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të

Sot Gazment Bardhi është rreshtuar krah Sali Berishës, por akuzat e tij në drejtim të ‘babait të Xenit’ me zë dhe figurë nuk mund të harrohen. 

Redaksia e Shqiptarja.com po rikthen një akuzë që Gazment Bardhi bënte në nëntor të vitit 2021 se Suel Çela ishte në shërbim Sali Berishës.

I rreshtuar asokohe krah Lulzim Bashës, në një konferencë publike, Gazment Bardhi tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.

Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

"Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. 

E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela."-tha Bardhi në 2021. 

Pra, nga akuzat e Gazment Bardhit kuptohet qartë se si Suel Çela dhe organizata e tij kriminale ishin në shërbim të Sali Berishës në luftën që ai të merrte Partinë Demokratike nga duart e Lulzim Bashës, duke e ndihmuar që të mblidhet firmat për Kuvendin e PD. 

Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit. Madje, Suel Çela ndikonte edhe debatet poltike në vend, duke ndërtuar edhe 'skaletat' e emisioneve më kryesore, si rasti i 'Opinion'. 

11 Komente

  1. B
    Bardha Kavajes

    Bardha e tha ne 2021 , sot ka ndryshuar klima eshte me nxehte haaaaaa

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mami

      Sille i here mamin ne Kavaje se gruan ia ka dhene drejtorëve per nje vend pune.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zaza

      Suel dihet qe ishte pjese e vis martinit dhe zenit te saliut. Bardhi ka denoncuar edhe ne londer.

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Po bythqir hesapi mo e qin te gjithe nga pak dhe ai ngelet po ai bythqir .

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Baz gardh sumkapuci eshte si kurva qe ta ben kopilin ta le tek dera. Identik me Elona gurin turikalin e Nafije dybekut , mafiozen e leshelise, dranden e mirdites dru me pre, nuk ka femer me mafioze ne planet.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makiaveli

            Në përgjimet e publikuara ky merrte votat per kryetarin e bashkisë dhe shante njerin që dilte ne foto me Ramën! Ai kryetari me cilen parti politike ishte?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sufllaqe

              Nuk thuhet deri sa te jape leke Fuga. Kalo nga viti tjetër kismet.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Franci

              Edhe skuthi Blendi Faqeziu bashkepunon me cdo element te krimit qe i sherben idhullit te tij Sali Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. U
                UNE KATUNDARI ME PAK SHKOLLE

                E BARDHI VET E THA ME GOJE SE ZOTI CELA ESHTE ME SALINE ME TE ME TE PUNOJME NE QE TE SHKATERROJME SHQIPERINE. Kjo eshte strofa e fundit e hymnit Kombetar.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Kur ke nje drejtesi te pjerdhur si jona, keshtu shkojne punet. Sot, njeri nga keta bandite duhej te ishte ne qeli. Por... ky eshte fati yne.

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Y. H

                    Po ku eshte ky Blendi Fevzua, qe ta kundershtoje Gaz Bardhen?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje