112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE

28 Nëntor 2024, 12:43Politika TEMA
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka uruar nga Vlora me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Spiropali shkruan se sot jemi 112 vite pas nëntorit të lavdishëm të Ismail Qemalit, teksa shton se qëllimi tani është që flamurin e Kastriotëve ta çojmë në BE.

"GËZUAR DITËN E FLAMURIT

112 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, që na bashkon, afron dhe frymëzon, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në BE dhe të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja, e ardhmja, dhe gjithçka."

 

6 Komente

  1. A
    Alb

    Punum te te cojme ty Drejtoreshe e Doganave dhe tani "rrembeje at' flamur dhe coje ne BE". U befshi lemsh!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Isa H. Dërmaku

      Isa H. Dërmaku URIME ME GËZUAR PËR SOT E MOT DITA E FLAMURIT DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRISË Shumë të dashur bashkëvuajtës të mi dhe bashkëluftëtarë të përpjekjeve mbinjerëzore për çlirim, pra për Liri Nacionale, për identiteit e shenjtë të shqiptrëve, për Ditën Flamurit me Shqiponjën dykrenare dhe Pvaraësinë e Shqipërisë! Në këtë ditë të shenjtë, ku e kur valëvitet me shumë krenari Flamuri ynë Kombëtar, shenja më sublime e identitetit dhe sakrificës sonë shekullore, ju drejtohem me urojme dhe me zemrën plot mirënjohje, respekt dhe krenari për gjithçka që keni përjetuar, dhënë dhe sakrifikuar për lirinë kombit shqiptar. Të gjithë Ju, që përballuat qelitë e errëta të burgjeve serbe, ato të cilat ishin më të tmerrshme se vetë Alkatrazi; ju, që përjetuat tortura çnjerëzore, ju që humbët të dashurit tuaj dhe dhatë jetën për të mbrojtur të drejtën më të shenjtë-çlirimin dhe për lirinë e kombit tonë. Në mendjen dhe zemrën time, emrat tuaj shkëlqejnë si yje të ndritshëm, duke na kujtuar gjithnjë se liria nuk është dhuratë që ka pikur nga qielli, por një Fitore Madhështore e arritur me gjak, sakrificë dhe vendosmëri të palëkundur. Me këtë urim, përkulem para kujtimit të Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe të gjithë atyre heronjve që idealin e lirisë e vulosën me gjakun e tyre të pastër. Kujtoj me nderim të thellë bashkëluftëtarët e mi, Adem Demaçin, simbolin e rezistencës së pathyeshme, dhe Metush Krasniqin, që me shpirtin e tyre të pamposhtur sfiduan robërinë e regjimit serb, duke u bërë pishtarë të dritës për brezat e e sotëm dhe veçanarisht për brezat e ardhshëm. Ne sot, përulemi gjithashtu përpara Legjendarit Adem Jashari, i cili me aktin e tij heroik na mësoi se liria është mbi gjithçka dhe se ajo fitohet vetëm me vendosmëri të plotë, përkushtim dhe sakrificë sublime. Kjo ditë, që përkon me datëlindjen e tij, është një kujtesë për të gjithë ne se liria është rrënjosur në gjakun e heronjve tanë dhe në zemrat e atyre që kurrë nuk u dorëzuan përballë armikut. Një urim i veçantë për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen sot në botë, që identifikohen me Flamurin e Shenjtë Kombëtar-simbolin e bashkimit tonë shpirtëror, krenarisë dhe aspiratave tona për të ardhmen, që Shqipërinë ta bëjmë ashtu si e ka fallar Zoti, Shqipëri të Natyrshme. Në këtë ditë madhështore, falënderojmë me gjithë zemër edhe miqtë tanë të përjetshëm, botën demokratike dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me ndihmën e tyre historike, vulosën rrugën drejt çlirimit tonë kombëtar. Presidenti Bill Clinton dhe gjithë ata që na qëndruan pranë në momentet më të errëta, mbeten dëshmi e gjallë se drejtësia triumfon kur përqafon të drejtën dhe dinjitetin njerëzor. Të dashur bashkëkombës, le ta festojmë këtë Ditë të Flamurit si një ditë krenarie, uniteti dhe reflektimi për sakrificat që u bënë dhe përgjegjësinë që kemi për të ruajtur dhe forcuar atë liri që u arrit me aq mund e gjak. Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre që luftuan për çlirimin dhe lirinë tonë! Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, Pavarësinë e Republikës së Kosovës Festa këto të Kombit Shqiptar! Me shumë respekt dhe përulësi, Isa H. Dërmaku, një nga bashkëvuajtës dhe bashkëluftëtar i juaji për Liri Nacioanle.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Keshille per Kryeparlamentaren

        Elisa, po do ta cosh ne BE Shqiperine tone te dashur, largoni Ramen nga PS, dhe lereni drejtesine te beje punen e vet me Edin dhe Saliun. Mire do ishte qe socialistet te te zgjedhin ty Kruetare te PS dhe Znj.Balluku si Kryeministre. Vetem keshtu do mundemi te futemi ne BE para se BE te zvogelohet ne vend qe te zmadhohet. Ndryshe mot PS del ne opozite dhe Saliu dhe goca e tij na con prane Rusise, me shume gjasa kjo mund te ndodhe.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labeati

          Rrofte kombi Shqiptare

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latif Dreqi

            I paska hequr rreckat Elisja kur pozonte me rraqe ne opozite..a te dhjefsha surratin o mace e zeze.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              Latif kari .

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje