Fatos Lubonja: Lirimi i Berishës, ekuacion me shumë të panjohura

28 Nëntor 2024, 09:38Politika TEMA
Fatos Lubonja: Lirimi i Berishës, ekuacion me shumë të panjohura

Analisti Fatos Lubonja e konsideroi një ekuacion me disa të panjohura vendimin e GJKKO-së për t’i hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie” kreut demokrat, Sali Berisha.

Lubonja tha se pyetja e parë që lind është se çfarë ka ndryshuar, kur dukej se ishin të vendosur për ta mbajtur në “arrest shtëpie”.

“Kjo është çështjes gjyqtarësh, apo është marrë një vendim përtej gjyqtarëve, ndoshta politik, duke i thënë nxirreni”, tha Lubonja.

Ai u shpreh se tashmë i ka dalë boja edhe idesë që po të futet në burg një ish-president apo ish-kryeministër, Shqipëria do të hyjë në BE.

“Ndoshta ky vendim erdhi nga Strasburgu, ku Gjykata Europiane ka caktuar një përshpejtim të procesit”, tha Lubonja.

3 Komente

  1. k
    k

    Ky mbeti kēpurdhē parazite helnuese, qoftē nē diktaturē ashtu edhe nē kleptokracinē pseudo-demokratike.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      E drejte. Vendimi eshte pertej gjygjtareve. Eshte vendim politik. Asnje gjygjtare nuk ka bole ta jepte ate vendim,pa nje mbrojtje madhore. Provon se drejtesia ne Shqiperi nuk eshte e lire.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komshiu

        Ky eshte 100% i rrjedhur nga trute e kokes , mos ja vinin re per ato qe llomotit .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje