Gjikondi për lirimin e Berishës: Vendim politik! Gjyqtarja tregoi mirënjohje për ata që e vunë

28 Nëntor 2024, 09:05Politika TEMA
Gjikondi për lirimin e Berishës: Vendim politik! Gjyqtarja tregoi

Juristja Brisida Gjikondi, komentoi vendimin e dhënë për Sali Berishën, si një vendim politik, dhënë nga një gjykatëse qartazi që ka kompromentuar zbatimin e ligjit, dhe se vendimi është pjesë e marrëveshjeve Rama- Berisha, me dhjetra fije të nëndheshme.

“Dumani e paralajmëroi këtë që ndodhi sot, pasi la të kuptohet në intervistën e dhënë në Alban Dudushin në RTSH se ndonëse ka gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, ata vijojnë të kenë qasje te korruptuar.

Nuk ka qenë vendim i papritur. Është vendim i pastër politik, pjesë e një marrëveshje me shumë fije mes Ramës dhe Berishës. Është qartazi një vendim i pastër politik. Gjyqtarja që dha vendimin ka vetëm 2 vjet si gjyqtare në GJKKO.

Ajo është një gjyqtare që ka falë një person që pranoi akuzën për korrupsion, se ka marrë para, por ajo tha se nuk e dënoj dhe e liroi. Mund të jetë dhe mirënjohse ndaj atyre që e kanë sjellë aty. Ata gjyqtarë që i dhanë vulën Berishës ishin të mirë, kur po këta gjyqtarë dënuan Salianjin deklaruan se ishin të Ramës.”, tha Gjikondi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

3 Komente

  1. S
    Socialisti pensionist, keshille per rinine e PS

    Socialistet duhet te largojne menjehere Raman nga Qeveria dhe nga PS. Brenda dhjetorit duhet te zgjedhin nje kryetar te ri te PS. Rama do ti marre ne qeafe, Saliu do marre pushtetin duke kopjuar populizmin e Trump. Mos haroni se shumica e shqiptareve e tyre preferuan Trump per President ne Usa. Rama ka treguar se ka frike nga dosja me fakte qe Saliu ka te. Po nuk u largua Rama, PS do humbase ne menyre spektakolare zgjedhjet. Prandaj rinia e PS te dale e para ne protesta per largimin e Rames nga partia dhe Kryeministria.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Eshte vendim i marre nga kupola e ripjelljes, ne bashkepunim me nderkombetaret. Po afrohet Strazburgu ne kete ceshtje dhe i ka kapur frika.

      Përgjigjjuni
      1. Analist

        Te lumte per shkrimin .Te gjithe kane frike nga spk .Dihet se gjyqtaret vazhdojne te koruptojne e te marin pra ate pune kane mjere populli .Si nuk ju sekuestrua asnje lek nongrate aq keq paska qene .kompromis i madh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje