Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e misionit diplomatik në Bruksel.
Në një postim në facebook, kreu i qeverisë fton që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Postimi i Ramës:
MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian
APLIKONI dhe KONKURONI
Linku https://punetejashtme.gov.al/…/thirrje-per-shprehjen-e…/
#KrenarPërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030
Rama eshte shume aktiv sot, si duket qe te na tregoje se nuk e liroi ai Saliun sot. Kete nuk e hane shqiptaret. Mbase e han vete Edi. Duket se Edi do e mbylle me turp ciklin e tij politik, dhe sa me pare te largohet aq me mire. Ai nuk duhet ti mbaje peng socialistet, por duhet te hape rrugen menjehere qe ata te zgjedhin nje tjeter lider shume me te mire se vete Edi. Na e hodhe keq o Ed Rama. Haku yne do te te zere.
Që tə futemi ne BE duhet te ikĕsh ti o Edi pallosh Groshe