Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?

27 Nëntor 2024, 15:36Politika TEMA
Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?

Në vend që të gëzohet për lirimin, Sali Berisha këmbëngul të gënjejë. Edhe në ditën kur mund të kthehet përfundimisht në selinë e partisë së tij, Berisha dhe partia e tij gënjejnë. Berisha nuk u shpall i pafajshëm. Akuza ndaj tij nuk u rrëzua dhe as SPAK nuk e tha se kishte bërë një gabim. Ai nuk u lirua as pas protestave apo mbi 300 mitingjeve nga ballkoni. Në fakt, realiteti është krejtësisht i ndryshëm: pasi në çdo proces penal ka faza, dhe duke qenë se hetimet tashmë kanë përfunduar dhe gjykimi është gati të përfundojë në sallën e gjyqit dhe të arrihet me një vendim, gjykata vlerësoi se nuk ishte më e nevojshme për të mbajtur Berishën në arrest shtëpie.
 
E vetmja akuzë që bie, pra, është ajo e PD-së, e cila gjithmonë e ka konsideruar arrestimi e Berishës si një zgjedhje të qëllimshme të SPAK-ut (dhe Edi Ramës) për ta penguar atë të marrë pjesë në fushatën elektorale dhe për t'i mbyllur gojën liderit të opozitës. Përkundrazi, ka mundësi që sot të jetë liruar pikërisht sepse është lider politik në prag të një fushate elektorale. Ndryshe nuk mund të shpjegohet për shembull pse Sali Berisha është i lirë dhe Vangjush Dako (për të përmendur një emër të lidhur me mazhorancën socialiste) është ende në arrest shtëpie!
 
“Gjykata ka vendosur revokimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në shtëpi’ për të pandehurin Sali Berisha, për shkak se nuk ekzistojnë më nevojat e sigurimit”,– sqaroi për BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit në këtë gjykatë, Elsa Lita.. Siç shihet edhe nga komunikata, Sali Berisha vazhdon të konsiderohet “i pandehur” për krimin e korrupsionit, ndaj do të jetë vetëm një vendim gjyqësor që mund të vërtetojë nëse ai është fajtor apo i pafajshëm. Lirimi i tij sot nuk ka asnjë lidhje me krimet e tij dhe akuzat ndaj tij, të cilat mbeten në fuqi.
 
Por problemi është se Sali Berisha ka një tmerr të vërtetë: tani që nuk është më në arrest shtëpie (ku përfundoi me zgjedhjen e vet, pasi vendosi të mos respektojë detyrimi paraqitje, për më tepër e konsideroj plotësisht të ligjshme nga Gyjkata Kushtetuese), ai e ka humbur argumentin e dëshmorit dhe të burgosurit politik për të justifikuar humbjen e tij të afërt dhe të mundshme zgjedhore. Tani që është i lirë, Sali Berisha nuk ka më alibi. Ai duhet të fitojë zgjedhjet dhe nëse humbet duhet të japë dorëheqjen dhe të kthehet në shtëpi. Këtë herë përgjithmonë./ Shqiptarja.com

14 Komente

  1. S
    Skraparliu

    Me qense u permend Vangjush Dako pse nuk u la I lire si saliu,por veprohet me dy standarte,kaq budallenj na dini mos na futni ne disa terma ligjor kote sepse kjo qe thoni ju eshte pazar nga politika me gjykaten,po te isha une qytetari thjeshte si do vepronte gjygjtarja nga Lushtja moj shoqja LITA do te me kalbete ne burge,pra CA te nenes ca te lopes.

    Përgjigjjuni
    1. l
      luli

      do e durojme malokun edhe 6 muaj ne politike,pastaj si gjithmon do thote se na i vodhen zgjedhjet,pastaj sdo ket mo byth tja lej argites partine,sepse do ti bie vlera fare dhe vet partia e vet do ja qendisi faturen e humbjes

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujtimi

        Tani që është i lirë, Sali Berisha nuk ka më alibi. Ai se pari do te fitoje Qeverine Teknike. Nuk e fiton thoni ju. E gjithe Shqiperia do te mbyllet ne erresire dhe rruget do te bllokohen me dite te tera. Rama do te leshoje gjysmen e qeverise. Pas marrjes se gjysmes se qeverise , Sali Berisha do t'i kerkoje arumunit Rama fitoren e Partise Demokratike ne tavoline, sic ia kerkoi arumunit Fatos Nano. Nese arumuni Rama nuk e jep, snajperin e ka tek dera e shtepise. Sali Berisha ka vrare dhe te vetmin sport we di eshte vrasja. Vitit 2025 do te ktheje Sali Berishen ne pushtet si ne vitin 2005. Qofsha i gabuar. Une e kam njohur me kohe perbindeshin Salih Berisha dhe i kam ngarkuar plackat ketu e 20 vjet me pare.

        Përgjigjjuni
        1. e
          e po...

          Ti 20 vjet paske qe i ngarkove plaçkat, po une që kam plot 32 vjet me 26 korrik 1992 ?! Qysh do bej unë tan! U dogja,t nuk shkoj dot me se aeroprtin e ri do e anulloje Saliu dhe do ndertoje rrugen Viçidol - Beograd - Athine ! Pastaj do ndertoje hekurudhen per ne Moske dhe kryetar te sherbimit sekret do te kemi Damir Fazlliçin. Shqiptaret do bejne qejf tani e tutje .

          Përgjigjjuni
        2. R
          RAIFI

          Aty ku nuk ka shtet të mirëfilltlirohet i fajësuar pati apo s'pati faji sepse njeriu arrestohet sipas akuzave të shtypit partiak i cili shpesh edhe bënë akuzën dhe shpall vendimin,gjera që bota e civilizuar habitet me këtë fakt në Shqipëri.Salihu do duhej të akuzohej për shkelje të sanksioneve nderkombtare,mos mbrojtjen e vendit dhe shkatërrimin e Ushtrisë,dhe për tradhti kombtare.Por kush ta denon ,gjykata e Edi Ramës i cili ia ka tejkaluar edhe Salihut për tradhti kombtare dhe lidhje me Serbinë.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            RAIFI-Gjykatat nuk marrin vendime mbi bazen e akuzave te "shtypit partiak" dhe ca me pak nga opinjonet vetjake te personave si une apo ti. Gjykatat marrin vendime mbi bazen e fakteve qe paraqet para saj Prokuroria. Kjo e fundit duhet qe te paraqise fakte te pakundershtueshme, pasi ne te kunderten personi do lihet i lire dhe te shpallet i pafajshem, jo se nuk eshte fajtor, pasi fajtor edhe mundet te jete, por sipas jurisprudences te atyre vendeve te "botes se civilizuar" qe "habiteshkan me këtë fakt në Shqipëri" cdo person i akuzuar eshte i pafajshem deri sa te provohet e kunderta ne gjykatat e te gjitha shkalleve (nese ky person apelon vendimin kunder tij te gjykatave me te ulta). Ose e thene ndryshe, nuk eshte detyrim i nje te akuzuari te provoje pafajesine e tij, por i prokurorise para gjykates qe te provoje fajesine e te akuzuarit. Problemi me individe si puna juaj mik i dashur eshte se nuk e keni haberin se si veprojne gjykatat neper bote, por hamendesoni dhe e mbeshtesni tere teorine tuaj mbi keto hamendesime te gabuara. Saliu ka shume gjynahe, por puna eshte se ai nuk eshte aq budalla sa ti lere provat e pa mbuluara rrugeve qe ti shohin te gjithe duke filluar nga zoteria juaj. Per mendimin tim SPAK-u po ben nje pune te lavderueshme duke mbledhur dhe provuar te tera akuzat ndaj Berishes dhe po e nis procesin e denimit te tij nga gjerat me te vogla sic eshte korrupsioni pasiv per fushen e sportit Partizani. Kur Berisha te denohet per kete dhe te jete prapa hekurave, do shikosh se si do i hapen petet lakrorit duke e gjykuar ate edhe per krimet e tjera me te renda qe ka kryer, per te cilat SPAK po pregatit dosjet perkatese dhe Berisha e di kete prandaj ben kaq zhurme. Nuk thone kot se "Qeveria e kap lepurin me qerre". Ne kete mes "Qeveria" eshte "SPAK-u". Ki durim oteri se e drejta vonon por nuk harron. Rrofte SHBA dhe BE qe i vuri gjerat ne vend, se po te ishte per gjygjtaret dhe prokuroret e plepave qe krijoi Berisha, ne do ishim me keq se sa ne Korene e Veriut.

            Përgjigjjuni
          2. m
            mirel

            Kur qenit i vjen ngordhja shkon e pshurr ne dere te xhamise...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Ore për kë po shkruani ju? Ne me dy pare mend e kuptojmë këtë, por nuk ka rëndësi. Mesazhi është i qartë. Berisha nuk do shikojë asnjë ditë burg për shkak të moshës. Drejtësi është kjo demek?

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vezhguesi

                Treni-Berisha nuk eshte liruar nga arresti per moshen. Nga e nxorre kete konkluzion, apo pertove te lexosh deri ne fund se cila ishte deklarata e zedheneses se gjykates? Ne te kunderten, tani qe dosja e tij eshte kopsitur, ai nuk ka me mundesi qe te ndryshoje faktet e mbledhura dhe per kete eshte lene perkohesisht i lire. Ky ka qene justifikimi i gjykates per lirimin e tij, por nderkohe SPAK-u ka bere apelimin e ketij vendimi dhe shume shpejt kjo gje mundet me e derguar Berishen ne arrest ne shtepi ose ne burg. Cdo gje varet nga se si do justifikohet burgosja e tij nga SPAK-u.

                Përgjigjjuni
              2. U
                USA

                nuk pjer njeri per moshen e Sali Berishes o koqe Ai do shkoje ne burg per vjedhje dhe vrasjete 21 janarit

                Përgjigjjuni
                1. U
                  USA

                  nuk pjer njeri per moshen e Sali Berishes o koqe Ai do shkoje ne burg per vjedhje dhe vrasjete 21 janarit

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rama ka vetem nje rruge per te zhduk berishizmin

                    Sa te kete Ramen ortak pa dashje nuk shkon ne burg Saliu. Rama derdellis per integrim ne BE, por kjo nuk do te ndodhe per sa kohe ai do te jete KM. Ai do habitet mot kur so ialistet ne shumice do ta bojkotojne ate. Po ka dinjitet, Rama te pranoje tani kerkesen e sotme per debat live me Saliun. Tani ai uk ka me asnje justifikim per ta refuzuar kete kerkese. Me siguri Rama nuk ka bythe te debatoje me Saliun sepse ai do zbuloje cudira qe nese jane te verteta Rama duhet te shkoje vete me vrap ne burg. Por nese nuk do ishin te verteta, Rama edhe nuk do guxonte ta hidhte ne gjyp Sali qenin. Ne keto kushte, Rama duhet te largohet menjehere nga drejtimi i PS. Ne socialistet do zgjedhim mbase nje femer si kryetare te PS dhe kandidate per KM. Keshtu do mund te marrim 110 deputete mot. Rama mund te kete vetem nje shans per te vazhduar misionin e tij fisnik -- te ndryshoje menyren e luftes politike, duke u sjelle si Trump. Uroj qe Linda ta keshilloje Rames qe te ndroje taktike, duke u futur menjehere ne nje fushate te panderprere populiste per zgjedhjet mot. Alex Soros duhet ti gjeje Rames nje keshilltar te tipit Trump.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emil

                      Nuk është aq budalla Saliu sa ti besojë vetë ato që i thotë publikisht. Rama nga ana e tij nuk duket të jetë kunder Berishës. Po të ishte kundër tij, meqë Drejtësine e zotëron siç na ka thënë doktori, e dënonte me vendim të formës të prerë se kishte 11 muaj kohë.. Kështu çdo gjë mund të ndodhte edhe sikur Berisha të mos ishte në burg, ama si i dënuar me formën e prerë Berisha nuk mund të dilte as deputet jo me kryeministër. Pastaj Luciano Boçi dhe Flamur Noka mund ti japin edhe gratë Berishes po asgjë nuk do te ndryshonte. Prandaj them që Rama nuk është kundër Berishës, por janë të dy kundër Drejtësisë.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lobuesi pa para

                        Saliut politikisht i leverdiste te rrinte ne burg, se shpetonte dhe justifikonte nga premtimet qe ka bere nese do te ishte i lire. Tani Sala nuk di c'te beje me lirine, pasi askush nuk ia var. Me keq e ka se nuk justifikon dot me hunbjen ne zgjedhjet e ardhshme, dhe keshtu sipas statutit duhet te jape doreheqje. Por Berishen e liroi lubimi fort i Edi Rames, per te patur "opoziten" fantazme perballe.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje