Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.
“Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju“, thuhet në postim e Ambasadës në rrjetet sociale.
“Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, shkruhet në njoftim.
Ndërkohë që një mesazh për pavarësinë ka dërguar dhe sekretari i Shtetit.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, shkruan Antony Blinken.
Zoti Blinken, nese vertet e do popullin shqiptare, i thuj gjumashit Biden te zgjohet per ca minuta, e te urdheroje ta marrin Saliun dhe Edin me familje te cvendosen ne Usa perjete pa te drejte kthimi dhe nderhyrje ne jeten politike te atdheut tone te dashur. Me keta maskarenjte e tjere te Foltores merremi vete ne, kemi Spak qe nuk ka frike nga banda qe do lere pas Saliu.