Akuzat e Berishës për Engjëll Agaçin, Rama: U nis drejt Italisë për arsye shëndetësore, vijon të rikuperohet

1 Mars 2025, 12:50Politika TEMA
Akuzat e Berishës për Engjëll Agaçin, Rama: U nis drejt

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të Sali Berishës për Engjëll Agaçin, i cili ka deklaruar se është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.

Në fjalimin e tij në asambletë e PS në Kamzë, Rama tha se opozita dëshiron të bëjë spektakël me jetët e njerëzve, pa u bazuar në fakte.

Rama ka theksuar se Agaçi është nisur drejt Italisë  për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa thotë se rikuperimi i tij vijon edhe sot. 

“Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë niset për një shkak thelbësor shëndetësor në Itali. E marin e fusin në sallë të operacionit bën 3 bypass për shkak të bllokimit të koronareve dhe rrezikut imediat për jetën.

Pas një operacioni shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive. E fusin në frymëmarrje të drejtuar.

Ditë të tëra nuk thoshte asnjë mjek që ky do të kthehet prapë. Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment. Ku të dijë kjo kënetë e madhe për njeriun e respektin e një njeriu të sëmurë.

Nxjerrin një njoftim, u arrastis nga drejtësia, i morën laptopin, vajti BKH, SPAK, vazhdon bëhen debate, ka ndodhur apo ska ndodhur.

Si mund të shkoj unë të bëj debat politik parti me parti për një fakt konkret për dikë që është në spital. Kuptoni tani se çfarë ndodh?", tha Rama.

 

 

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Leningenjeshtrat, o patalogjik , ku jane faktet?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Fakti o mrena o kalec, ti e di shume mire ket gje. Ta mesoi gjykatesi kur i ankoheshe se kishe kapur ne flagrance gruan me hamshorin nga Gramshi. hahahahahahaa

      Përgjigjjuni
    2. K
      Konja

      Duke qenë një zyrtar i lartë duhet komunikuar spitali dhe nje perfaqesues i specializuar i spitalit jep gjendjen shëndetësore jo pallavra boshe

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu i çonte në spital në Itali dhe ktheheshin me

        Mos ka filluar edhe ky si Saliu ti eleminoi një nga një

        Përgjigjjuni
        1. m
          manushaqja

          Mos ja qaj hallin Agacit k/minister, nga semundjet mund te vdesi kushdo dhe Agaci nuk eshte i vecante, per ty mbase po eshte shume i vecant por jo per shqiperine, nuk ka bere asgje per kete komb vetem ka vjedhur. Ti ja ke siguruar te gjitha kushtet atij qe edhe ne spital ai te shkoj ka te ardhura plote se merre perqindje fitimi nga pasuria publike ku eshte bere bashkepronar apo me shkoqur "investitor" pa investuar asgje" ne kompanite e importit te karburanteve dhe ne vendburimin me te madh te naftes Patos-Marines qe po e shfrytezon Bankers Petroleum, etj., etj.. Ti e di mire kete se me vendimin tuaj jane futur keta si "aksionere" dhe ndajne fitimet me koncesionarin, pra vjedhin pasurite e popullit dhe populli kerkon copa buke neper kazanet e plehrave. Kjo eshte qeveria juaj, dhe ti kerkon mandat tjeter. Shiko se aty tek Banker Petroleum ke edhe ate Alket Hysenin, me ate mjekren karakteristike si mustaqet e miut,. Keta mostra vjedhin pasurite e popullit dhe ju i qani hallin, me duket se ju keni te njejtin halle dhe qani per njeri tjetrin.

          Përgjigjjuni
          1. c
            c

            Agaci ka nje semundje shume te rrezikshme, ajo quhet semundja e laptopit. Nuk eshte i pari qe e kap kjo semundje, me perpara kapi edhe djalin e ish-Presidentit Biden. Ka zera se virusi i kesaj semundje eshte prodhuar ne laboratoret e sorrosit me emrin Wuhansorros.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje