Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar një urim të veçantë për besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Edhe pse ndodhet në burg, Veliaj nuk ka harruar të shprehë dëshirat e tij për një agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar.
"Me nisjen e Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe.
Një urim i veçantë për vëllain tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku më kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit.
Bekime të gjithëve! Një agjërim të lehtë dhe të pranuar”,shkruan Veliaj.
Nuk pranohet urimi nga hajdutet. Eshte harram. Mos na fyeni ne besimin tone!
Me siguri, qe ndertimi i panumert i xhamive turko-arabe, ne kete vend te ripushtuar, ka vazhduar dhe neper burgjet e vilajetit arnaut, ashtu si ne aeroportet e tij.