Rama ironizon opozitën: Më 11 maj, ne me shoqen fitore, ata me ‘Noc Rrokun’

28 Shkurt 2025, 17:59Politika TEMA
Rama ironizon opozitën: Më 11 maj, ne me shoqen fitore, ata me

Nga takimi me asambletë socialiste në njësitë 1 dhe 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se më 11 maj, PS do të jetë me “shoqen fitore”, ndërsa opozita me “noc rrokun”.

Rama gjithashtu foli dhe për procesin e integrimit në BE, duke thënë se “nuk ka bekim më të madh sesa të ngrihet flamuri atje bashkë me ato 27 të tjerët”.

"Shqipëria në raport me Europën, në 2013 as nuk dukej në horizont fare dritarja që na është hapur sot. Sot Shqipëria vend pararojë. Si ndodhi kjo? Pikërisht sepse ne e dimë shumë mirë që çfarë duhet të bëjmë dhe sepse jemi gati të bëjmë këto sakrifica.

Nuk ka bekim më të madh sesa të ngrihet flamuri atje bashkë me ato 27 të tjerët. Na bie i pari ne se e kemi Albania. Dhe të vëmë emrin Albania në tryezë, me ata që na janë dukur si ufo.

Përtej të gjithave ne gjithë këto vite kemi patur një shoqe, që ka qenë melhem për ne, fitore. Shoqja fitore, 9 herë. Kështu që miqtë e mi, më 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun", tha ai.

7 Komente

  1. P
    Populli

    Po nuk pranon Genc Burimi si tha bejne tani

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Me 11 maj 2025 ora 22.00 sondazhi Zaloshnja konfirmon fitoren historike te mandatit te 4t nga Edi Rama. Kurse foltorja e vicidolit do fitoje gerdallen me te urryer te planetit imazhi i foltores ne keto zgjedhje, Adriana nockederren dhe qypin me mut te foltores, priftin pastor pa veladon Dorjan Telit barkderrin me mjekrren gjithe morra. Dhe nuk eshte pak kjo per foltoren e vicidolit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Ndalu Beg se ka hendek!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tankist

          Ja fo e shohim endekun. Mos thuash na volle

          Përgjigjjuni
        2. R
          Real

          Nuk thuhet Noc Rroku more budalla. Noc eshte emer njeriu dhe thuhet Ndoc Rroku. Pale dhe e mban vehten dhe njohes te gjuhes shqipe. Majmun qe vetem perserit cfare degjon nga injorantet dhe budallenjet gazetare.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Neqqoftese ky popull ne maj nuk permbys me vote keta maskarenj Saliun,Ramen,Meten dhe zagaret e tyre atehere ju rrofshin shqiptareve 35 vitet e emigracjonit sepse nuk paska ndikuar fare ne pjekurine politike te tyre per te dalluar shtetin ku jetojne dhe te ashtuquajturin shtet te tyre ne shqiperi!

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Per ata qe nuk e dine Noci e Roku ishin dy vellezer fukarenj qe punon hamall e flinin te ish stadjumi Qemal Stafa. Njerez korrekt e puntore. Kurre nuk e eshte degjuar zeri per keq.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje