Ambasadori gjerman, Karl Bergner theksoi dakordësinë e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë, pas hapave të mëdhenj që ka bërë

28 Shkurt 2025, 12:56Politika TEMA

 

Ambasadori gjerman, Karl Bergner theksoi dakordësinë e Gjermanisë

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner  tha se ai mbështetë pa rezerva procesin e zgjerimit të BE, duke thënë se ka qenë një prej atyre që kanë shprehur aprovimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa theksoi edhe dakordësinë e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë, pas hapave të mëdhenj që ka bërë.

“Shqipëria do jetë e mirëpritur javën e ardhshme në panairin e madh të Turizmit. Por edhe Konferenca e Gjykatës Kushtetuese që pritet të zhvillohet këtu. Janë ngjarje të rëndësishme, ku mund të bëheni pjesë. Plani i Zhvillimit në Ballkanin perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe duhet t’i jepet shumë vëmendje. Dua të përmend edhe rolin e parlamenteve që kanë qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE. Jeni vende në procese të ndryshme. Gjithmonë kam mbështetur integrimin në BE të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, e kjo mbi bazën e meritave”, tha Bergner.

Diplomati i lartë pranoi se procesi i zgjerimit nuk ka ecur ashtu siç duhet për shkak edhe të problematikave apo teknikaliteteve, por ai përgëzoi vendet, përfshi Shqipërinë, për këmbënguljen dhe vijimin e reformave dhe procesit për të shkuar drejt BE-së.

“Anëtarësimi në BE nuk ka ecur ashtu siç ishte parashikuar në Procesin e Berlinit, por kjo po vijon dhe po tregohet vullneti i madh i vendeve. Këto aktivitete tregojnë vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve. Këto janë procese komplekse teknike. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndaj ka edhe detyrimin për të informuar nëpërmjet Parlamentit, partive politike dhe institucioneve. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndaj ne jemi këtu për t’ju mbështetur më tej në këtë rrugë dhe proces integrimi”, tha ndër të tjera ambasadori.

Zoti Bergner, I bëri këto komente si një nga pjesëmarrësit në Konferencën e Komisioneve të Integrimit për Çështjet Europiane dhe procesin e asociim-stabilizimit për negociatat drejt anëtarësimit në BE.

3 Komente

  1. p
    pordhe me rigon....

    Gjermoni,(pasardhes i SS-ve): ju duam m'BE,pa muslimon brothers EU nuk ka jete!!! Jeni "njisha"..... gezuar ramazonin!!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      affidelzen

      Njerez qe nuk i pyet kush, boll te kene dhe nje post te rendomte ne perendim, trajtohen nga kjo gazeta sikur coc jane, si puna e ketij nemces ketu, ku Gjermania nuk po di ku eshte vet.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati

        Ai është ambasador që përfaqëson Gjermaninë në Shqipëri . Ti mos ja qaj hallin Gjermanisë , se ajo di të ngrihet përsëri .

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje