Nga Gary Kokalari
Lëreni Sali Enver Berishën të sjellë një cirk politik në Shqipëri. Libri i tij i lojërave është bërë i parashikueshëm—ai shpenzon bujarisht për të sjellë "konsulentë" amerikanë në Shqipëri për të krijuar iluzionin se Donald Trump e mbështet atë. Objektivi i fundit i Berishës me këto shfaqje është të lajë fytyrën e tij të pistë dhe shpreson të kthehet në pushtet për të vazhduar aty ku e la—të pasurohet dhe të pasurojë familjen e tij.
Këtë herë, Saliu angazhoi Chris Lacivita, një ish-menaxher fushate për Donald Trump. Qarkullojnë thashetheme se Lacivita ka rënë në disfavor me disa anëtarë kyç të rrethit të brendshëm të Trump-it, çka mund të shpjegojë pse ai nuk ka një pozicion në administratën Trump.
Gjithsesi, do të ishte e pamundur të besohej se Lacivita shkoi në Shqipëri pa një honorar të majmë nga Berisha. Prandaj, nëse dikush beson se Lacivita është motivuar nga altruizmi, do t’i them se është gabim. Nuk do të më çudiste nëse Shqipëria nuk do të kishte qenë as në horizontin e tij derisa të takonte Fatmir Mediun që shpërndan premtime për shpërblime nga xhepi i Sali Berishës.
Pse ka dalë Chris Lacivita dhe ka sqaruar rolin e tij si konsulent fushate, dhe jo si lobist?
Me shumë mundesi mund të jetë sepse ai kupton se mund të shkelë mbi një vijë të ngushtë midis kufijve ligjorë dhe atyre etikë. Ndërkohë që nuk jam ekspert në këtë fushë, atij mund të mos i kërkohet të regjistrohet pranë Departamentit të Drejtësisë nën Ligjin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) nëse ai vepron si konsulent fushate në Shqipëri, dhe jo si lobues për Berishën në Uashington. Deri tani, nuk ka asnjë gjurmë të një regjistrimi të tillë FARA, të cilin Lacivita do të kishte qenë i detyruar ta dorëzonte brenda dhjetë ditëve pas regjistrimit si agjent apo lobues i huaj.
Të punosh si konsulent për një fushatë politike të huaj mund të jetë një tjetër histori, por Lacivita duhet të ecë me kujdes. Për shembull, nuk ka asnjë provë që Trump mbështet Berishën—nëse Lacivita thotë të kundërtën, ai rrezikon pasoja të rënda nga qeveria amerikane.
Gjithashtu, nëse ai do të sugjeronte se po ndihmon Berishën të heqë njollën e sanksioneve të Departamentit të Shtetit pa një autorizim të qartë, mund të kalonte kufijtë ligjorë. Dhe ka një problem tjetër: marrja e parave nga një individ i sanksionuar si Berisha, i cili nuk ka burime të dukshme financiare, por ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të hequr sanksionet dhe avancuar interesat e tij (siç ka bërë edhe djali i tij, Shkelzeni)—ngre shumë pikepyetje.
Burimet sugjerojnë se Lacivita mund të ketë nënshkruar një kontratë me vlerë deri në 250,000 dollarë për të shërbyer si "konsulent" i Berishës. Çfarëdo shume të jetë, Lacivita duhet të jetë i kujdesshëm dhe të sigurohet që paratë që merr janë të pastra—mosdija nuk mund të jetë mbrojtje. Askush nuk duhet të jetë aq naiv sa të mendojë se Lacivita është në Shqipëri sepse e sheh Berishën si një kampion të demokracisë. Por nëse ai vërtet flet në emër të Trump-it, do të doja ta dëgjoja ta thotë këtë hapur dhe qartë herën tjetër kur të lavdërojë Saliun—një nga adhuruesit më të flaktë të Enver Hoxhës.
Lacivita është i njohur për taktikat e tij agresive, sidomos për "Swift-boating"-un e John Kerry gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, ku ai vuri në dyshim patriotizmin e Kerry-t. Pavarësisht nëse akuzat ishin të vërteta apo jo, ato mbetën te tilla dhe Kerry humbi ndaj George W. Bush. Tani, Lacivita po përpiqet të përdorë të njejtën taktikë ndaj Edi Ramës, duke përdorur lidhjet e Ramës me familjen Soros.
Nuk është sekret që Rama ka lidhje me Soros, por ndryshimi ndërmjet Edit dhe Saliut është se Edi fitoi mbështetje nga Soros – Saliu e provoi por u refuzua. Sa i përket pretendimit se Soros ka orkestruar sanksionet kundër Berishës, ende nuk kam parë prova të besueshme për të mbështetur këtë teori konspirative - por ka mjaft prova që sugjerojnë se Berisha është i korruptuar. Në fakt, disa prej tyre i kam zbuluar vetë.
Megjithatë, asgjë nuk e ndalon Lacivita-n të përpiqet të lidhë Edi Ramën me George dhe Alex Soros si treshe Sijameze. Ai përdori një taktikë të ngjashme gjatë fushatës së Trump, duke demonizuar Soros për të ndezur votuesit e MAGA-s. Tani, Lacivita po mendon që kjo taktikë do të funksionojë në Shqipëri, duke shtyrë narrativën se nëse je mik i Soros, nuk mund të jesh mik i SHBA-s.
Kjo ngre disa pyetje për Lacivita-n. Për shembull, Jared Kushner ishte një partner biznesi i George Soros dhe Peter Thiel (një donator i madh i Trump) në një kompani të quajtur Cadre. Ivanka Trump dhe Jared Kushner gjithashtu kanë shoqëruar Alex Soros në Southampton, një nga resortet më ekskluzive të verës në New York. A beson Lacivita që Ivanka dhe Jared nuk janë dashamires të SHBA-s?
Për më tepër, Scott Bessent, i cili Trump e emëroi si Sekretar i Thesarit, ndërtoi pasurinë e tij duke punuar për George Soros, mentorin i tij. Gjatë kohës që punonte per Sorosin, Bessent ndihmoi në orkestrimin e shkurteses së famshme të paundit britanik - e cila i solli Sorosit një fitim prej një miliard dollarësh dhe gati shkatërroi Bankën e Anglisë. Është e sigurt të thuhet se kjo nuk e bëri Soros të dashur për zyrtarët britanikë, por a beson Lacivita se Britania e ka sanksionuar Berishën si një lloj favori për Soros? Bessent më vonë u largua nga Soros për të nisur fonde të tij të investimeve me mbështetje prej 2 miliardë dollarësh nga Soros. Ai gjithashtu ruan marrëdhënie miqësore me familjen Soros. Dhe sipas logjikës së Lacivita-s, a do të thotë kjo se Scott Bessent nuk mund të jetë mik i SHBA-s gjithashtu?
Kur Berisha ishte Kryeministër dhe Fatmir Mediu ishte Ministër i Mbrojtjes, ata miratuan shitjen e municioneve të vjetra dhe të kalbura kineze me vlerë 300 milion dollarë qeverisë amerikane - një skandal që u dha në faqen e parë të The New York Times.
Marrëveshja u krye përmes AEY, një kompani amerikane, e cila përdori një kompani të bazuar në Qipro, të kontrolluar nga Henri Thomet, një tregtar armësh të zeza, i ndaluar të bënte biznes me qeverinë amerikane.
Çdokush që e njeh Berishën di se ai është një mikro-menaxher, dhe të besosh se ai nuk ishte në dijeni të detajeve të kësaj marrëveshjeje është iluzion. Shumë shqiptarë e kujtojnë bisedën e regjistruar të Kosta Trebickës me Ephraim Diveroli, presidentin e AEY, ku Diveroli thotë se marrëveshja "shkoi më lart te Kryeministri (Berisha) dhe djali i tij (Shkelzeni)."
Dhe një nga bashkëpunëtorët e AEY më vonë e identifikoi Shkelzen Berishën si "djalin e ri me sy si peshkaqen, i veshur me kapelë bejsbolli", që u ul në këndin e dhomës ndërsa ata negocionin marrëveshjen me qeverinë shqiptare.
Nëse kjo është e vërtetë, çfarë po bënte Shkelzeni atje?
Ky tregim është i detajuar në War Dogs, librin e Guy Lawson, i cili më pas u adaptua në një film me Bradley Cooper dhe Jonah Hill.
Diveroli dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan për mashtrim ndaj qeverisë amerikane, por askush në Shqipëri nuk u hetua. Pse? Sepse Berisha ishte Kryeministër në atë kohë dhe kontrollonte gjykatat.
Le të pyesim Lacivita-n: Nëse Berisha e mundësoi me vetëdije një skemë për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, a e bën kjo atë një mik të Amerikës? Po për Fatmir Mediun? Lacivita duket se është i impresionuar nga përrallat e tij për luftën kundër komunizmit dhe George Soros, por çfarë mund të thuhet për rolin e tij në shitjen e municioneve të dëmshme dhe të paligjshme kineze, qeverisë amerikane?
A e bën kjo Fatmirin një dashamires të SHBA-së? Dhe ndërsa jemi te kjo, a mund të na thotë Lacivita diçka për lidhjet e Fatmirit me Gazmend Mahmutaj?
Pavarësisht teorive të konspiracionit të Berishës për t’u targetuar nga George Soros, mund të them me 100% siguri se Soros nuk kishte asnjë lidhje me zbardhjen e përpjekjes së qeverisë Berisha për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes – sepse Berisha më ka mua, që të më fajësojë!
Unë kam bashkëpunuar me C.J. Chivers, një gazetar i shpërblyer me Çmimin Pulitzer, për të zbuluar historinë e AEY.
Chivers, një ish-Kapiten i Marinsave të SHBA-së dhe një nga gazetarët më të njohur të luftës në dekadat e fundit, besonte se marrëveshja rrezikonte trupat amerikane në Afganistan, duke furnizuar municione të pasigurta për ushtarët afganë që luftonin krah SHBA-së kundër talibanëve. Si ish-Marin, a ndan Lacivita shqetësimet e Chivers?
Lacivita duhet të mendojë dy herë para se të përdorë taktikat e tij të "Swift-boat"-it për të mbështetur Berishën. Ai duhet të jetë i kujdesshëm dhe të shmangë shkelmimin e kufijve ligjorë, sidomos kur paraqet Berishën për mbështetje nga Trump. Kam një ndjenjë se aktivitetet e tij do të rishikohen me kujdes, dhe çdo gabim ligjor mund të përfundojë duke u shënuar për Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit dhe mediat amerikane.
Përkundër kritikave publike ndaj George Soros dhe agjendës së tij politike progresive, kam pranuar gjithashtu se një fondacion i lidhur me Soros ka bërë një dhuratë për një organizatë ndihme humanitare që kam bashkëthemeluar në vitet 1990. Kjo ishte një pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të shpërndarë miliona dollarë ndihma për Shqipërinë. Por ne nuk kemi takuar Soros, dhe nuk kishte asnjë kusht të lidhur me këtë. Sidoqoftë, fondet që ngritëm nga Soros, si dhe nga UNDP, OJQ-të dhe shqiptarët amerikanë, ndihmuan shumë shqiptarë që po vuanin pasojat e komunizmit.
Tani, në lidhje me Erion Veliajn: Unë e konsideroj atë një mik. Kemi punuar së bashku për të sfiduar fushatat politike të Fatos Nanos dhe Sali Berishës, dhe mendoj se është e drejtë të themi që kishim sukses. Bashkëpunimi ynë ishte i fokusuar në luftimin e korrupsionit në Shqipëri, kështu që nëse akuzat ndaj tij janë të vërteta, do të ishte një zhgënjim. Por do të ishte po ashtu shqetësuese nëse ai do të burgoset për akuza të motivuara politikisht. Nëse është i korruptuar, ai duhet të përballet me pasojat, por ai meriton të dalë në gjykatë, jo muaj të tërë në burg. Me fushatat zgjedhore parlamentare në Shqipëri duke u zhvilluar, shqiptarët duhet të pyesin: A ishte kohëzgjatja e lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak dhe burgosja e Erion Veliajt një rastësi - apo një tentativë e kalkuluar për të shtrembëruar zgjedhjet në favor të Berishës?
Kam lexuar raporte të kohëve të fundit që prokurori i Erion Veliajt në SPAK, Ols Dado, ishte protezheja e Ina Ramës, e cila ishte përgjegjëse për ngritjen e tij nga noter në prokuror. Është e njëjta Ina Rama që kryesoi farsën e gjyqit për korrupsionin e Ilir Metës, pas publikimit nga Dritan Prifti të një videoje ku Meta diskutonte një ryshfet prej disa qindra mijëra dollarësh. Por pas disa manovrave prapa skenës nga Berisha dhe Meta, gjykata vendosi qe videoja ishte manipuluar, dhe Meta u shpall i pafajshëm. E kam parë atë video shumë herë - ajo është ende e disponueshme në Youtube. Përfundimi im? Ilir Meta ishte po aq i pafajshëm sa O.J. Simpson. Dhe shumica e shqiptarëve do të bien dakord. Kjo është e njëjta Ina Rama që injoroi email-et e mia të përsëritura në lidhje me praktikat korruptive të Berishës, përfshirë detaje specifike rreth Armo, Albpetrol dhe AEY. Ato marrëveshje të pista që përfshinin pasuri shtetërore që kapnin mbi një miliard dollarë. Por për një arsye, zonja Rama nuk ka hapur asnjë hetim. Pse ndodhi kjo?
Që nga ajo kohë, Rezart Taci, shoku i Berishës që orkestroi skemat e Armo dhe Albpetrol, ka ikur nga vendi si një i arratisur, i kërkuar për mashtrim dhe pastrim parash për mafian italiane.
Trafikantët e armëve të AEY shkuan në burg. Dhe Kosta Trebicka, i cili punoi me mua për të zbuluar AEY-në, u gjet i vdekur në një rrugë të largët në jug të Shqipërisë. Shumica e provave që unë i ofrova Ina Ramës gjithashtu i ishin ofruar Alfred Dumanit, prokurorit kryesor të SPAK, i cili ka mundësinë të aksesojë email-et e Ina Ramës. Megjithatë, në vend që të hetonin një mashtrim prej një miliardë dollarësh, Dumani dhe Dado duket se janë më të interesuar për të shqyrtuar shpenzimet me kartë krediti të gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxo.
Berisha ka kaluar vite duke bërë akuza të pafundme për korrupsion kundër Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Por ai nuk mund t’i quajë ata kurrë vrasës - diçka që ai nuk mund ta thotë për veten e tij. Shumë shqiptarë ende e shohin Salin si një njeri me gjak në duar nga katastrofa e piramidave të vitit 1997, ku humbën jetën mijëra njerëz, masakra e 21 janarit, dhe shpërthimi në Gerdec që vrau 26 persona. Dhe pastaj është vrasja e Azem Hajdarit, zhdukja e Remzi Hoxhës pasi u rrëmbye nga Sigurimi i Berishës, dhe vdekja misterioze e Kosta Trebickës. Sali Berisha mbetet një i dyshuar për këto vdekje në mendjet e shumë shqiptarëve.
Unë kam vizituar Shqipërinë disa herë kur Berisha ishte President dhe Kryeministër, dhe përsëri verën e kaluar. Nëse krahasoj Shqipërinë e Berishës me Shqipërinë e sotme? Nuk ka asnjë krahasim. Nën Berishën, Tirana ishte pa ngjyra, ndërtesat po shembeshin dhe vendi ishte i mbushur me plehra. Do të përdorja një metaforë të Donald Trump-it për të përshkruar kushtet, por do të ofendoja shumë shqiptarë. Nën Edi Ramën dhe Erion Veliajn, Tirana është shndërruar në një qytet të gjallë europian, dhe Shqipëria tani është një nga destinacionet më të bukura turistike në botë.
Akuzat e Berishës për eksodin e shqiptarëve janë të qeshura, sepse dy personat që janë më përgjegjës për “largimin e trurit” janë Enver Hoxha - dhe dishepulli i tij, Sali Berisha.
Zoti Lacivita duhet të edukojë veten për karakterin e vërtetë të Sali Berishës - ato pjesë që Fatmir Mediu i harron të përmendë. Hamendesoj une? Edhe nëse e bën këtë, ai do të mbyllë sytë derisa paratë vazhdojnë të rrjedhin.
Berisha ka qenë një kancer për Shqipërinë - por shpresojmë që zgjedhjet e majit do të jenë të fundit për të. Trashëgimia e tij e korruptuar dhe shkatërruese duhet të pastrohet që vendi të vazhdojë përpara si një demokraci dhe të arrijë qëllimin e tij për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Kjo do të kërkojë krijimin e një partie opozitare legjitime – pa Sali Berishën!
Jane ndare gjerat Kokalaret te Tema, Saliu ne kongresin American.
Geri please go on ! Don`t stop writing and helping! You area brilliant man , a beautiful mind ! as per "ben" above : piece of sheet ! Ti i lan bythen kokalareve dhe i pi ujin pastaj. Te kishe disa MENDJE NDRITUR , DEMOKRATE E REVOLUCIONARE SI KETO NJEREZ JO NGRENES TE MUTIT TE SB ETJ .. SHIKO E LEXO LAJMET E AMERIKES ATE BEJ. SB E KA VENDIN NE HALEN KU KA LINDUR PLUS DHE TI POR PARA DUHET QE LACIVITA ETJ TI MARRIN CDO LEKE QE KANE BE ME GJAKUN E SHQIPTARVE . E KEQJA ESHTE QE DO SHKOJNE NE AMERIKE DHE JO KETU KETO LEKE POR TE PAKTEN S DO I KENE HALETE 30 VJECARE .
Te lumte zKokalari.Je nje patriot i vertete shqiptar
Ka shkruar vetem fakte, te vertetat qe te tjeret nuk dine ti permbledhin. Gary eshte nje nga njerezit me profesionale dhe te ndershem, qe mendon cdo dite per Shqiperine. Hetimi i Erjon Veliajt eshte totalisht i qellimshem, politik, i drejtuar nga njerezit e opozites qe kane gjetur njeriun e duhur Olsi Dado ne SPAK per te bere kete reprezalje me disa argumenta deri tani shume te dobeta, te ngjashme me kafete e Nexhmije Hoxhes. Ky hetim i ka ulur reputacionin SPAK, e ka bere popullin te uli besimin tek ata Prokurore.
Rilindja asht n'hall t'madh...lena ne popullin me hallet tona t'vogla
Piece of sheet? E ke qare anglishten. Te qafte jot teme.
Nqse lexon neper rrjeshta, Gary i ka dhene pikat ku duhet te investigoje PS per marrveshjen e piste te LaCivites me Berishen. Nje tjeter pike e forte e tij eshte se kur fiton Presidenti, i jep Manaxherit te fushates elektorale nje post shume te rendesishem , keshilltar kryesor ne White House. Bdersa ne rastin e CiVites kjo nuk ndodhi. Dicka eshte thyer midis Trump dhe CiVites, pune parash ose ndonje mosmarrveshje tjeter.
Gary qe paska mik hajdutin e inceneratoreve dhe te 5D. Yt fytyre e ndyre si Veliaj!
Mos genje se une nuk kam pare inceneratore gjekundi ne Tirane. Kam pare ne Elbasan dhe ne Fier, por te dy jane jashte funksionit dhe do te vihen ne pune ne nje kohe te pa caktuar!
O Pilo po pse ore cfare eshte ky LaCivites qe po e ngrini kaq larte ? Cfare mund te beje ai qe ti mbushe mendjen miletit per te votuar sali kermen? Sa per lidhjen e tij te mundeshme me Trapin, edhe PS-ja e ka por nepermjet vajzes se Trapit. Nese PS do te kerkoje te godas ket plakun Civites, vetem sa do te humbase pike.
Ky eshte versioni amerikan i idajet beqirit. Pirdh ti dhe gomarica se shqiptaret degjojne cfare thuhet ne Kongresin e SHBA jo ne gjirizet e velise. Ne fund nje keshille. Kujdes me ato leket qe te jep erjoni se ka sy dhe veshe qe po te ndjekin
Ku pyet Gary per leket e Shqiperise? Gary ka aq shume para, prona, sa te ushqej gjithe lagjen tende. Me kete koment dukesh cfare qurraveci je. Nuk ka kerkuar kurre te beje ndonje biznes, te ndertoje ndonje shtepi, apo te perfitoje. Vjen si zotni, fle ne hotelet me te shtrenjta dhe te pastra, shetit vendet turistike, ben ndonje interviste me gazetar dinjitoz, kthehet ne biznesin e tij ne Amerike.
Te lumte. Kjo eshte e verteta. Shqiptaret duhet te hapin syte nga mashtrimet e S.B
Beni eshte vete Zeni!
Gery Kokalarin, e kam njohur personalisht dhe kam konstatuar se është njeri mjaft i zgjuar, por edhe patriot. Njoh po ashtu mire fisin e tij te madh te kokalareve nga Gjirokasatra, pemën gjenealogjike të së ciles, Gery na e ka treguar vete, para shume vitesh kur ka qenë në Tirane. Nga ai fis kane dalë Musine Kokalari dhe vellezerit e saj qe Enveri i pushkatoi se ishin më të zote, e patriote te ndershem se ai, por edhe se dinin shumë nga bemat e tij, para se te merrte frenat e pushtetit. Mjafton te kujtojme shprehjen e famshme te Musinese në gjyqin e saj: "Nuk duhet qe te jesh pa tjeter komunist, që ta duash atdheun tend!". Nuk po e zgjas me të tilla histori, se shume njerez i dine keto, por dua të vijoj paksa me kete shkrim qe ne rradhen e tyre eshte i disati i Gerit. Ajo që më terhoqi vëmendjen në të, ishin sidomos pasazhet kur ai i referohet Ina Rames, ish Prokurores se Pergjithshme, alias "lavire bulevardi", stigmatizuar si te tille nga Sali Berisha, mbas vrasjes prej tij në Bulevard te kater demonstruesve në 21 janar 2011, sot deshmore. Pikerisht rreth asaj ngjarje dhe per menyren se si u procedua per ta manipuluar ate nga perbindeshi "demokrat", aty pashe per here te pare në rol kyç Ina Ramen dhe, krahas empatise qe pata per fyerjen ndaj saj, per më teper si grua, po ne ato dite nga mefshtesia e saj në rolin e kryeprokurores se Shtetit, thellë ndjeva një zhgenjim të madh prej "Silvia Kondi" shqiptar. Pse? Sepse në ate rol, një tjeter, per mos zbatim te urdherit te saj nga ish kryeministri, duhej qe në emer te ligjit, te kishte nxjerre menjehere urdher arresti per të. Iku ajo pune tani! le t'u peshoje atyre ne ndergjegje. A kishte atehere ajo ndonje hall, kishte frike, ndjente ndonje detyrim ndaj tij, por edhe Topit, ish presidentit te mefshte te asaj kohe, njeherazi "Horr Bulevardi", kete nuk di ta them, por i sigurte jam se qe te dy keta jane dhe do te mbeten fajtore në historine e vendit dhe borxhlinj ndaj shqiptareve. Si mund te jesh president, kryetar i Keshillit te Sigurise Kombetare" dhe Prokuror/e e Pergjithshme, dhe të stepesh ndaj nje krimineli gjakftohte edhe kryeminister në detyre?! Per më teper kur sheh se sheshit kryhet një veprimtari e ethëshme per fsheheur provat e krimit per t'iu shmangur drejtesise dhe kete nuk e them una tani, por e tha Strasburgu, nderkohe qe SPAKu-t nuk i ka dale ende narkoza berishiste. Në kete shkrim te G.Kokalarit, nga faktet e reja qe lexova per zonjen Ina Rama, sot anetare e Komisionit te Apelimit, me vlere te barabarte me Gjykaten Kushtetuese, ndjeva një zhgenjim të madh. Sepse pyes: Ky duhet të jete integriteti i magjistratëve tane, per më teper në role drejtuese vendimarrese, shume të rendesishme për paqen sociale dhe prosperitetin e vendit? A mund te perligjet keshtu ai besim i madh i shqiptareve, sidomos pas ndertimit te nje drejtesie të re, (ketu posaçersisht SPAK-ut), e servirur si e reformuar, kur sheh brenda saj të tillë si Ina Rama, Ols Dado etj, që më mire se kushdo, e njohin ata njëri-tjetrin se cilët janë? A do duhet edhe më shume të gënjehet dhe zhgënjehet populli në aspiraten e tij për një "Drejtesi të Drejtë"?! Koha do të na i tregoje!
O Gëri Kakakari kontrata e Mjeshtrit Amerikan eshte aq sa Tony Blair -i merrte nga Edvini per 1 Qershor diten e kalamajve.. O koqe sklepash Edvini I Kristaqit dhe Netes njeri xhelat e tjetra spiune studentesh, 5-10 milion euro doroviste Boerin dhe Casamontin me rastin e 8 Nentorit Themelimit te Partise, praktikisht prindi nr 1 Vinit te Netes. Kish te drejte ajo kusherira jote kokakari qe te emeronte gomar impotent qe pretendon se eshte mushke. Qenkeni si fis kokakaresh. Merr ilaçet daku dhe shko paguaj taksat ne Amreike se je nje nga evazionistet me te medhenj midis shqiptaresh...
Korrekt 100%
@ben Me cilin sy e pe Saliun ne Kongresin amerikan, apo me ate te SyXenPeshkaqeni TV? Geri Kokalari eshte nje patriot i vertete dhe shkruan hapur ato qe mendon si njeri i lire, jo specifikisht per gazeten Tema. Bej durim, ti dhe rraca juaj trushplare prej Salikriminelit se nuk keni pare gje akoma. 11 Maj nuk eshte large.
E ke qare Beni. Gay Kokari dhe Kurva Kokalari.
Haha sa bukur ja the i takon i takone sherbesa ne Tema ketyre Kokolareve po me gjithe te mite djeme.
Fatkeqësia është se në Shqipëri ka përkrahës shpellarë të tipit SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER....Dihet që kur zbret nga malet duhen breza qëtë gdhënden...zoti Geri dhe në Amerikë ka shqipëtar shpellar polt të cilët nuk e kuptojnë se çfar do të thotë NON GRATA.Familja kriminale non grata është hedhur në sulm duke paguar miliona për të hequr këtë damkë nga Britania dhe SHBA.
Po nese keto para derdhen ne arken e departamentit te thesarit dhe i sherbejne qellimit dhe i sherbejne qellimit per uljen e borxhit publik (pra america first) perse te mos ja heqe shpellari Trump?
Alfred Dumanit...Altin Dumanit ndoshta? Sepse Dum Dumani eshte kryeprokurori! Altin Dumani eshte drejtuesi i SPAK...Alfred Dumani pseudonimi
Bravo,Faleminderit !!! Ku asht SPAK…..pse nuk heton…….fakte tronditese….turp per kete drejtesi….deri kur do vazhdojme keshtu me mashtrime…..Te uroj vullnet per misionin e nisur.
O lum trapi , NUK punon Drejtesia me thashetheme or mec. Ku jetoni ju more aman qe ju ka ngel ora ne 1945 , ne drejtesine popullore?!
Bravo ke shkruare si nje shqiptar i vertete bravo Gary Kokalari.
Ketu po nuk ju qi nena Dum Dumanit,, ky veremliu do e bej Shqiperine sanxhak te shpellareve.
Geri njeri i cili trajton shume sakte salih fasllicin
Sa të rroni thoni te vërtetën dhe çirrjani masken djallit. SHEKSPIRI.
Doli dhe ky??? Keta qenkan rrace psikopatesh perfundimisht!
Po kanë racen e tyre, ana e kundert e races bastarde te Sali kriminelit dhe bishtrave Noka, Bardhi, Vokshi, Gjekmarkaj, Kellici etj plehra.
@Ha ha ha Psikopate jane ata qe nuk shohin dot te vertat e Z. Kokalari thene aty siper.
Bravo Geri,bravo.mjerim eshte kafshate qe s'kaperdiet,dhe kete mjerin te madhe e sodhi sali kerma berisha.kufoma e pa shpirte.
Bravo Geri!
Bravo, gjithmone ke qene nje patriot i mire dhe do te vazhdosh te jeshe. Demaskimi qe i beni JU Sali Berishes dhe familjes se tij eshte shume domethenes per ne shqiptaret se ju jeni personi qe i shikoni zhvillimet ne shqiperi ne menyre te paaneshme, se ne kur themi ndonje fjale per Saliun aukuzohemi si te majte ose qe kemi interesa. Bravo edhe per kurajen qe merresh me problemet tona dhe jo si shume bashkeatdhetare te tjere qe nuk e vrasi mendjen por shohim vetem punen e tyre. Gjithashtu bravo edhe per riskun qe merr mbi vete se dihet boterisht qe te merresh me kete famije se cfare llumi te hedhin ata mbe shpine. BRAVO '..........
Mbahu Neno, mos ki frike/ se ke djemte ne Amerike
Une i besoj ketij Gerit dhe jo Kopngresit Amerikan qe e tha shkoqur fare dhe pane te gjithe live se parate e taksapaguesve amerika u perdoren nga Sorros nepermjet USAID per te mbyllur gojen kundershtarit politik te Rames dhe per te burgosur Sali Berishen., madje kam filluar ti besoj edhe kusherises se Gerit, njefare Evi, Evi. Si kusherinj qe jane . si "amerikane 'qe jane,dhe si kundershtare te Berishes qer jane nuk e kuptoj pse nuk bashkohen bashke e te bejne nje dyshe e ti drejtohen Kongresit Amerikan dhe DOGA te cilet me "naivitetin" e tyre po bien pre e propogandes se berishes.
Eh, more @a. Nuk foli "Kongresi Amerikan", se institucionet nuk flasin, por ka brenda tyre lloj-lloj të mandatuarish, që për interesa nga më meskinet të broçkullisin, qofshin këto broçkulla nga vetja ose prej financuesve e tyre, nuk do të thotë se ata/ato janë e vërteta. Psh, kur në Parlamentin tonë, broçkullisin Salehu, Nuli, Bardha etj, mos vallë dhe këta janë baza dhe kriteri i së vërtetës?
Si puna e Blinkenit Kimetes dhe Eskokarit e ke fjalen Bytheto?
Si tha dhelpra kur nuk arrinte rrushin se eshte i pa pjekur haaaa keta kane kunj me doktorin sepse nuk jua feshkellen fare po fare dhe nuk arrijme te bejne histori si nje malok si Sali Berisha e keta medemek ja qytetare e me kete raste e sulmojne.Persa kam lexuar vetem Musine Kokalari ishte nje trimereshe e patriote kurse keta mundohen te perfitojne ndonje gje e fame ne saje te emrit te saje heshtja do ishte me mire per te dy ose ulu ne shesh te mejdanit e zbythe malokun ok Gari e mos fole nga larg ja sheshi ja mejdani ok.
O GERI O EVI KOKAPALARI PO JU PASKENI QENE SI RRACE KOMUNISTA SE SKA KUPTIM GJITH KY MLLRF PER KREUN E OPOZITES PO PER QEVERINE QE ESHTE TRASHEGIMTARE E PARTIS KOMUNISTE KENI GJE PER TE THENE LERE LACIVITAN NE PUNE TE VET SE I KA CA TRU ME SHUM SE KOKALARET E PARTISE
Ore @ edi , ose je shume maskara , ose je gjysme budalla ! Kur flet per komunistet e asaj kohe , sic te pelqen ty te etiketosh me vend e pa vend , vetem te jesh qorr edhe shurdh te mos kesh degjuar qe Saliu ka qene komunist jo nga ata te zakoneshmit , por sekretar i byrose se partise per spitalin , ka qene mjek i udheheqjes dhe mik shtepie ne familjen e E. Hoxhes ! Ku rron ti qe dish vec te hash mut sa here qe flet ? !
Ju shoku Kokalari e njihkeni shum mir historine e 30 viteve te fundit(ne krah te Edi Rames dhe Erion Veliajt) por nuk na the gje qe Sali Berisha, Rama, Meta, Nano, Veliaj jane shkaktaret e gjendjes ku ndodhet vendi yne.Ju shoku Kokalari flisni me gjuhen e urrejtjes personale dhe nuk na thoni asgje te re. Te fala KOMISAR!
Dun dumani ta vari ne koqet dekoratēn që mori e mos I thot vetes dibran. Sjam me asnji parti e kush ka vjedh ti paguaj jam dakord. Por mos meresh me vrasjet por me brekët ësht kulmi. Dumani të dali e të sqarojë rolin e vet. Po e bën nga frika apo ja do bytha. O Altin njeriu nji vdekje ka 20 apo80 vjeç po vdes si burrë apo si mut. Turpi mbuloftë cilindo që i bën keq vendit të vet. Turpi mbuloftë fisin e cilitdo. SPAKU më par se çdo gjë të zbardhi vrasjet e shtetit që të bëhet I besushëm flm
Altin Dumani dyshohet si njeriu me i rrezikshem qe mbron Berishen undergraund ne Spak e organizatori i goditjes se pameshireshme ndaj mazhorances ne fushate.Aresyeja ? I trembur deri ne palce nga kercenimet e kufomes Berisha.
Bravo Gary je nje Amerikano-Shqipetar i mirefillte dhe patriot ne kuptimin e gjere te fjales. God blessed You my friend!
E keqja eshte se Spaku drejtohet nga nje njeri I Sali kriminelit,qe deri tani ka ditur te hiqet si parimor,por me ne fund I doli kallaj. Ky eshte Altin Dumani qe bene sikur heton Saliun,ne fakt bene gjueti shtrigash kunder zyrtareve te qeverise.
Banden kriminale te Saliut ne Spak e kryeson Altin Dumani.
Kemi Gerri Kokelopa dhe nje Ivi kokedhija. Qe vrapojne ti hane mutin Saliut. Haje Gerri haje!!
Doli ky kokakari perseri. Qen bir qeni se je ne Amerike ti, por ne kohen e Sales hanin buke te gjithe ore plere, sot kane ikur 800,000 te tjere qe nga koha e Saliut e hajne buke vetem 5-6 oligarke te ndyre qe i ka kapur ky qelbesira ne krye, qe eshte kelysh i Sorosit jo thjesht Siamez, po pjelle e tij eshte sado qe ti qe te duket vetja i rendesishem ne SHBA mundohesh perseri me gam gamet e tua te na cash trapin.
Bravo per kete shkrim,por problem kemi Spakun,qe nuk guxon,ose me sakt nuk do qe te hetoj Gerdecin dhe 21 Janarin. Pengesa kryesore per kete eshte kanceri I Spakut Altin Dumani.
Sali kermen dhe gjithe kermat ne ate stan do ti cojme ne te semes ne 11 Maj. Shpresoj qe kete shkrim ta kesh shkruar ne anglisht ne ndonje gazete amerikane qe ta lexojne andej.
Kujt i kercet per Shqiperine? Keta nuk dine 50 shtetrt e tyre jo me te dine per Shqioerine. Ata qe mendojne si ju jane trapa. Shqiperia eshte nje vrime e zeze korrupsioni dhe krimi. Nqse nje klase e edukuar ne perendim nuk i del per zot vendit te saj, po jane vetem disa veshgjate qe mbajne veshet nga USA ju jeni te mbaruar. Edhe Veliajn qe ja u sugjeruan amerikanet ju e futet brenda e ende mbani Saliun e Mediun. Popull trap.
Faleminderit per shkrimin, kurajon, patriotizmin, qartësine dhe te vertetat e pa mohueshme. E keqja eshte se SPAK tashmë drejtohet nga Sali Berisha. Populli i gjorë po çoroditet, dite e nate propagande, arrestime, shpifje, linçime...dhe e keqja me e madhe eshte se shqiparet jane nje popull qe harron shpejt (harruan '97) nen presion do harrojne prape 21 Janarin, Gerdecin etj etj , harrojne qe Shqiperia dhe shqiptaret si kurre ndonjehere jane ne axhenda dhe vemendjen e githe botes, qe Tirana dhe gjithe Shqiperia ka ndryshuar si ne asnje qeveri tjeter. Po populli harron dhe kjo eshte e keqja me e madhe!
Saliu me ne fund e gjeti. Pasi harxhoi miliona dollare me Mediun, kete qen mafioz qe leh ne çdo porte senatori te korruptuar ne Amerike, pasi pagoi studio e avokate qe zgjuaresisht i rropen atij milionat e vjedhura shqiptareve dhe nuk arriti kurrsesi te sillte emrin e tij seriozisht ne shtepine e bardhe, se fundi beri ate qe di te beje me mire korruptoi prokurorine dhe gjykatat shqiptare. Argita qe ka kaluar qindra prokutore e gjykates ne bangon e saj te proves dinte mjaftueshem per aftesite specifike te secilit prej tyre dhe i orientoi e vendosi neper vendet e duhura te SPAK dhe GJKKO. Edi Rama rra ne kurthin e ngritur edhe kesaj rradhe nga mjeshtri i se keqes e familja e tij mafioze. Ndersa Edi Rama beri goksin grope me grusht per te treguar se SPAK-un e ndertoi ai, Argita qeshte nen buze. Per te kamufluar popullin se SPAK-u vertet i perkiste Rames u morren fillimisht me familjen Berisha por jo me krimet vertet serioze te saj por vetem sa per te bere SPAK-un te besueshem per popullin dhe pas kesaj filloi vertet vala argitiste mbi qeverine Rama dhe mbi gjithçka qe te hapej rruga e pushtetit per banden e saj dhe babait te saj. Rama dhe socialistet te hutuar dhe qe prisnin te kunderten e kesaj qe po ndodhte actualisht jane zene ne lakun berishist dhe nuk po gjejne kohen dhe nuk jane te pregatitur per kete kurth qe ju ngriti Argita dhe Babi i saj. Gjendja ne Shqiperi eshte vertet serioze. Dumani dhe dumanistet e tij te maskuar si perfaqesues te drejtesise do rrikthejne diktaturen e familjes Berisha mbi shqiptaret. Ina Rama, nje vegel tjeter e Argites e Berishes beri krehjen e vetingut e zgjodhi vetem ata qe do ti sherbejne familjes. Dumani fhe Ina Rama qe kurre nuk bene drejtesi per 21 Janarin tashme jane ne dore drejtesine. Kur populli priste te shihte koken e Saliu ne tepsi po ndodh e kunderta. Rama po perballet me xhelatin e u mburr se e krijoi vete. Ju qofte dheu i lehte…
Bravo Gery Kokolari , ti gjithmone i ke rene kokes te koruptuareve , por nga diaspora duhet edhe te tjere si Ju i nderuar , pse heshtin !
Gary Kokolari patriot I vertet,por Saliun po e mbron banda kriminale berishiste ne Spak me shpellarin e Peshkopise ne krye Altin Dumanin.
Nje bravo te madhe per ju Z Geri Kokalari.Shqiperi mos ki frike nga Sali hajdut-krimineli se ke djem trima (Geri)ne Amerike.Faleminderit.
o geri kokalari ju duhet nderhyni per kete problem duhet ta hiqni qafesh saliun. SEPSE ai eshte vetem nje kriminel - hajdute, ai i ka futur ne gjake semundjen e hajdutit shqiptarit
Dikush lart bene pyetjen Dumanit,e vdesesh si burr apo si mut I Saliut,Dumani ka zgjedhur te vdesi si mut I Saliut.
Po nuk u pastrua Spaku nga zvaraniket e tipit Dumani nuk do ket drejtesi ne Shqiperi.
Te shohim sa do zgjasi kjo dashuri e fsheht midis Saliut dhe Altin Dumanit. Kam mendimin se tashme shumica e shqiptareve jane bindur se Altin Dumani eshte kamikaze I Saliut.
Mirenjohjez.Gary Kokalari, per kontributet e tua ekskluzive, ne te mire te Shqiperise tone.
Dy gomere kokepalare qe po na cajne veshet prej vitesh…
Edhe njehere dalin ne drite ,nga Kokalari,ndryshimet midis Berishes dhe Veliajt,si te ndeshkuarit e SPAKut.Kur lexon dy akuzat ,ajo per Berishen e per Erjinin,kuptohet qarte c"fare peshore perdor SPAKu.Ne pjaten e kandarit te Berishes ka nje mal akuzash ,ku nje gjyq ,ndaj tije ,behet shume i thjeshte ,per tu denuar me burg te perjetshem.Cudija qendron.Pse heshtin organet e Drejtesise? Pse eshte ne mas sigurije per nje akuze qesharake e jo per ato tradheti , kondraband,vjedhje,vrasje e shitje te detit.Nga ana tjeter Erjoni ne masen arrest me burg, per shperdorim detyre,favore te familjarve te tije,per brek,sytjena,fustane,byzulyk e fshehje te pasurise.A ndodh kjo ne nje shet demokratik e Drejtesi me standarte te barabarta ?Jo .Gjithcka skandaloze ,sa nga cdo ane ta kapesh tregon kapje e shetit nga nje grup kaubojsash shpellar.Shqiptaret jane te pushuar nga kjo klase politike per interesa personale,familjare,farefisnore e krahinore. Nuk me harrohen fjalet e viteve 90.Boll hengren komunistat,tash e kena ne radhen bre burra.Do kalojne 50 vjet e do na dalin .E o te qifsha udhen ,re laco, tani keni per te marr Noc Rrokun.E keshtu do rrokulliset kjo fare majmuni pa arritur te kaloj evolucjonin Darvinian. Zgjohu shqiptar nga gjumi zgjohu.Nga Skodra e deri ne Vlore,rrembeni cfyrqet,shkopinjte e bombat molotov ,te fitoni,nderin e te parve tane.Ti paske ken nje zonje e rande,burrat e dheut te qojshin nane.O bo ,bo se c'na gjeti vaj vatane e vaj mileti.Anes lumit i pa lare, pran sofres i pa ngren ,arratisur neper bote, Shqiperine kush do e beje sot.Keta qe jane ? As behet fjale.
Vetem nje fraze ne gjithe kete shkrim te Kokalarit me mbeti ne mendje dhe them se eshte kuintesenca e ketij diskutimi. "Sali Berisha mund t'i akuzoje Ramen e Veliajn per cdo gje, por vetem per vrasje jo". Ky.eshte kufiri qe ndan diten me naten. Se ai vete, SB, eshte i akuzuari per vrasje te shumefishta. Ai i ka duart te lyera me gjakun e mbi 3000 shqiptareve gjate trazirave te vitit '97, te 26 viktimave te Gerdecit, te kater njerezve te pafajshem te vrare ne bulevard ne mes te dites, te R. Hoxhes, qe shik-u tij e zhduku pa nam e nishan, te Haklajve e djemve te tjere tropojane etj., etj. Cdo krahasim ndermjet njeres pale e tjetres do te calonte rendshem.
KOLOkolo kolo kolo eshte nje lloj ndjellje qe i behet vicit er lopes ne disa zona te shqiperise
kalec dega ?
Per bureton.... Kongresi amerikan foli qarte. Te gjithe mediat shqiptare, edhe ato te blera nga Rama e kane permendur ate. Po para Kongresit, foli zv/presidenti Vance! Pra, nuk jane njerez te vecante qe kane folur, kane folur ata qe udheheqin sot Ameriken. Nuk te ben pershtypje se cfare thote Rama keto dite? Po ky, Kokalari, po perpiqet te ndihmoje Ramen, kur udheheqesit amerikane i kane kthyer kurrizin? Nuk i ben pershtypje Kokalareve se emri i Rames, i te vellait, Olsit, pa folur per dy grate e tij, jane ne listen e pagesave shume milioneshe te Sorosit? Rama eshte ne hall. Buretot perpiqen tia lehtesojne hallin. Ata, perfshire Kokalaret, nuk dine se cfare jane inceneratoret, grupet e drejtoreve 5D dhe 5B, tigrat ne Vlore, vjedhjet me 20 milione euro per 1 km, etj, etj.
Po më z, Gary, keni të drejtë. Ne problemin se kemi me një që është puna tijë të marë lekët, për atë që bën, ne problemin e kemi me drejtësinë me SPAK që bënë drejtësinë e djallit. Nuk jua zë sytë, kjo shumë e madhe që do paguaj berisha, dhe i gjëmojnë për të brëndëshmet e një gruaje. Gjith ato firma piramidale ql rropën shqiptarët, gjith sasia e rezervës sl floririt që u vodhën, kanë berishln në pushtet dhe hajdutin Ilir Meta. Prandaj dhe populli nuk ështl i kënaqur me SPAK, sepse vrasesit, vjedhësit po kërkojnë pushtet, ndër kohë që duhet të ishin në vitet 16 të dënimit 25 vjet burg. Respekte për ju Gary, që informoni publikun, mbasi çakejtë e berishës, të paguar qysh në fillimet e para të ndryshimit të sistemit, berisha dhe në SHBA ka njerëz të cilët akoma vazhdojnë të bëjnë dhe japin dezinformime mbi ngjarjet në ShBA ja referojnë për sukses berishës. Një pinjoll i tillë, që për të duhet të hetohet rastet kur ai, Robert Papa, iku si i infiltruari dhe me mision nga berisha. Një qesharak, që bën vehten, sikur me Trump ndan shum gjëra bashkë. Një manipulator mediatik, ku me këto karakteristika, u rrit në oborrin e tv të berishës. Respekte për ju.
Robert papa ordineri i komunisteve shqiptar te saliut eshte njeriu qe ben sikur eshte trampist ne falt ky bert papa eshte argat i cunit enver hoxhes punon per bllokqenet si andi bidhati dhe gim nesho
FAKEMINDERIT QẼ SHKRUAN, ZOTI KOKALARI . KEMI NEVOJE TE DIMẼ .
Geri Kokalari , nje shqiptar i vertete , prototip i shqiptarit qe deshironte i madhi F.Noli .
Geri Kokalari , është patriot aktiv , i kujdesshëm në ato që thotë , i argumentuar dhe i dokumentuar . Është profesionist, i qetë dhe shumë i vëmëndshëm . Nuk është partiak . E kam njohur personalisht në N.Y .para 15 vjetëve. E besoj për ato që thotë .