Lorenc Vangjeli zbulon emrat e 4 zyrtarëve të PL-së, që Berisha do t’i fusë në listë të sigurtë tek PD

28 Shkurt 2025, 09:14Politika TEMA
Lorenc Vangjeli zbulon emrat e 4 zyrtarëve të PL-së, që

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Now”, ka përmendur 4 emrat e deputetëve të Partisë së Lirisë që, sipas tij, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t’i futë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

“Janë 4 deputetë nga Partia e Lirisë: Në Tiranë që është vetë Ilir Meta, në Fier është Erisa Xhixho, në Elbasan është Haxhinasto dhe në Korçë është sekretari i Përgjithëm Tedi Blushi”, tha analisti.

Sipas tij, kjo është një marrëveshje e arritur deri tani, por këto dinamika edhe mund të ndryshojnë.

Vangjeli sqaroi se kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë, një kërkesë që, sipas Vangjelit, është e papranueshme për PD-në.

“Për momentin është një marrëveshje e tillë. Kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë që është e papranueshme për PD-në.

Nëse flasim për emra konkretë, Berisha mund të hyjë në zgjedhje me një “skalion të tretë apo të katërt” të ngjashëm me atë që pati në vitin 2013, duke përjashtuar vetëm dy ose tre emra, pasi shumica e të tjerëve janë zyrtarë të nivelit të Lulzim Bashës”, tha Lorenc Vangjeli.

5 Komente

  1. M
    Mali

    Po në qoftë se merr katër deputet PL po Fatmiri Mediu Nard Noka , Dule,Duka ikrimit , po capartiçka të vogëla që dhe emërat sju dihen sa posa more derdimen fo të marrin se sikur nga një apo dy tu japësh del llogaria si shumë e pa pëlqyeshme për PD Atëhere na rrotftë Saiu se kështu ithonë ::një shprehje popullore. "" e dhënte e dhitë e qeres nami i hasan qeres"" Pra votoni o të nderuar të djathtë militant por ju te këmba e urës keni për të ngelur sepse Saliu ju do ,ju ka xhan , ju qan hallin ,por kaq as, më shumë as mëpak thjeshtë jeni mbushës topi për topat e Saliut që i mbush dhe izbras në interes të familjes së tijë.Po nuk e kuptuat edhe këtë maskarallëk të radhës të udhëheqësit tuaj atëhere e meritoni të trajtoheni si mos më keq nga banda e Saliut që për 33vjet ju ka mjelë si lopët e stallave kur na ishin një herë kooperativat bujqësore. Po reflektoni more të uruar si shqipëtar jo si skllever të 200 vjetëve të kaluar.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Po kejdi dhemcakallja ne cfare liste eshte ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi

        Hahaha. Kejdi hyri ne partinë e pedofilave kur ishte minorene. E ka kalu moshen.

        Përgjigjjuni
      2. d
        dijetari

        Po Tit Vasili ku eshte ,nuk po degjohet

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          4 Zagare te sigurte pas Vampirit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje