Haklaj akuza Berishës: Sorosin në Shqipëri e solli ai, Rithemelimi po krijon një federatë opozitare në bashkëpunim me qarqet greke

27 Shkurt 2025, 21:00Politika TEMA
Haklaj akuza Berishës: Sorosin në Shqipëri e solli ai,

Azgan Haklaj thotë për Arbër Hitajn se Sorosin në Shqipëri e ka sjellë Berisha në 1994.

"Sorosin në Shqipëri e ka sjellë Berisha. Përfaqësuesit ligjor i ka pasur Berisha. Ka sjellë dhe ligjin LGBT, sot doli kundër ligjin LGBT. Soros financoi hapjen e fondacionit Besa. Bardhi ka bërë padi penale, ka thënë se është grup strukturuar kriminal që ka përvetësuar titullin zyrtar. Ka shkelur ligjin. Berisha dhe Rama janë bërë bashkë për të goditur SPAK", tha ai për Report TV.

Haklaj shton më tej se Berishën dhe koalicionin e tij opozitar po e mbështesin qarqe greke, të cilat duan të nxjerrin dhe një kandidat të tyrin për kryeministër. Bëhet fjalë për njëfarë Indrit Nina, shqiptaro-amerikan, i silogjeve greke:

"Nëse voton Berishën ke votuar Edi Ramën. Berisha ka pasur Sorosin e madh, Rama ka pasur Sorosin e vogël.

Gjithë propaganda e thurur kundër saj, Foltorja e akuzoi do ja bënte gjyqin tek Adriatik Llalla. Dështoi. Po përpiqen për një federatë opozitare në bashkëpunim me qarqe greke për të bërë kandidat për kryeministër Indrit Nina, shqiptaro amerikan i silogjeve greke. Berisha shkoi në Greqi me Fredi Belerin. Organizuan 111-vjetorin e Vorio-Epirit."

3 Komente

  1. V
    Vigjilenca

    O njërëz duhet të mbledhim mendjen se Sali Berisha është armik i këtij vendi, bashkëpunues me forcat antishqiptare dhe shet Shqipërinë dhe shqiptarët për interesat e tij familjare. Ai nuk është i vetëm, ai nuk vrau rastësisht Remzi Hoxhën. Ai nuk bëri rastësisht firmat piramidale. Historia e këtij njeriu të Zi do të shkruhet mbas largimit të tij nga kjo jetë, dita e njohjes me veprimtarinë e Njeriut të Zi do të jetë e afërt dhe e çuditshme për njërëzit që sot e përkrahin.

    Përgjigjjuni
    1. l
      llp

      pajtohem

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lot

        Po shoku Feçorr, po shoku Hazbiu, partia mbi te gjitha.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje