Nga Ylli Pata
Lorenzo Grassini është një politikan i Forza Italia-s, koordinator për Ballkanin Perëndimor, kurse Roberto Berardi është ish- Senator i Republikës Italiane, i zgjedhur nga radhët e Forza Italia-s. Partisë së qendrës së djathtë në Itali, aleate e rëndësishme e qeverisë së Giorgia Melonit, që si përfaqësues në kabinetin qeveritar kanë kreun e partisë, Antonio Tajani, zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Italisë.
Të dy këta politianë erdhën në Durrës të takonin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në mjediset e paraburgimit. Në një video që kanë shpërndarë në rrjetet sociale bëjnë të ditur se edhe pse i pritën mirë, nuk i lanë të takojnë Veliajn.
Por gjithsesi ata e shprehën qëndrimin e tyre, që ishte edhe njerëzor, por dhe politik. Njerëzor, që kishte të bënte me solidaritetin ndaj Erion Veliajt si njeri, koleg dhe natyrisht politikan i Shqipërisë që ata e konsiderojnë mike.
Por thelbi i qëndrimit të tyre ishte politik, e shikohet qartë në mesazhin e shpërnarë në video. Ata theksojnë se janë kundër asaj që në Itali quhet “arresti preventive” dhe ne i themmi arrest me burg pa gjyq.
Forza Italia konsiderohet një nga partitë që e quajnë veten “garantiste” kundër “jakobinistëve”. Pra që janë të qartë në qëndrimin se çdo individ apo zyrtar duhet të jetë në burg pas vendimit të formës së prerë, pra në apel, dhe jo të presë procesin e gjatë në dhomat e paraburgimit.
Forza Italia, e ka bërë këtë edhe për Sali Berishën, madje ka qenë partia e parë që ka dhënë një qëndrim për të, kur ju dha masa arrest në burg.
Kjo forcë politike është aleatja e PPE-së në Itali dhe një referencë politike për Ballkanin, edhe nga fakti i qënies së Tajanit si ministër i Jashtëm, i cili ka qenë edhe president i Parlamentit Europian, përkatësisht një nga politikanët më influentë në kontinent.
Në thelb kjo nuk ishte një vizitë politike, as ndonjë qokë shokësh, pasi po të ishte kështu, kishin ardhur miqtë e Veliajt apo aleatët e PS-së në të majtën europiane.
Por ata nuk e bëjnë pasi druhen të dalin për çështje ku ka hyrë drejtësia. Siç bën PS tek ne, kurse për një parti si Forza Italia, që “garantizmin” e ka kalë beteja nuk ishte aspak problem.
Në fakt, kjo po ndodh veëm për rastin Veliaj jo për dy të tjerët të nivelit të lartë edhe pse i kanë aleatë më të afërt.
Shenjat janë se kemi të bëjmë me një sinjal politik të qartë, ku e djathta europiane ka dashur të japë nga Shqipëria. Ajo e djathtë europiane që ka shumicën e qeverisë dhe Parlamentit Europian, por dhe që u konfirmua në Gjermani.
po priftin qe takoi bejlerin ne Fier pse e lane ???
priftn e lane jo per arsye Politike , por arsye seksuale Anatomike
po priftin qe takoi bejlerin ne Fier pse e lane ???
Se duan ti qijn rropt prandaj
..."rropt" e Salikermes sigurisht.
Gruan edhe ty ne fyt o bajge lope.
Te dy personat ne fjalë nuk jane deputetë, mjaft te kerkosh ne google.
vine ne emer te motres se km. Perfaqesues te z Meloni
Arbitri nuk ka moter Oooo, ……. IDIOT. Si eshte e mundur qe nuk dini të beni nje koment ose analize me logjike, por vetem shani. Duket sikur ose keni lindur diten e sharjes, ose diten kur ke lindur ti, nenen tende ne vend ta uronin vetem e kane share (kushedi cfare i kane thene dhe pse e Kane share). Pyete se ndoshta njeh edhe babane ….. Me fal qe po flas keshtu, por nuk eshte mire të beni komente me të share.
Dhe per cudi ata nuk ishin deputete por biznesmene.Si duket kane pese nga investimet e mafjes italiane ne ndertim ne Tirane.
Ne do ta kuptojme njehere e mire qe personi qe po e shkaterron Spakun eshte Altin Dumani. Nuk lejohen senatoret italiane te takojne Veliajn. Dumani perse lejuat qe Berishen kur ishte ne arrest shtepie ta vizitonin vendas e te huaj ? Apo ke frike qe te kercenon ? Perse nuk dole njehere me deklarate publike kur ai te ka quajtur te korruptuar e kriminel ? Kishe frike ? Deklaratave te Rames i kunderviheshe brenda pak oresh. Apo ngaqe ai nuk te kercenon ? Do te ngelesh ne histori si kryeprokurori qe punove me parimin “ Ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe” . Dhe pyetja e fundit : A jeni ju zoti Dumani kryetar i organizates kriminale Spak ? Duhet ligjerisht te merrnit ne pyetje Berishen per kete akuze ? Perse nuk zbatoni ligjin ju zoteri ?????
Jane investitore dhe kaq...biznes zoteri...ne Shqiperi 90% e drejtuesve thjesht bejne bisnes me proven e Shqiptareve. Te cdo krahu...pa perjashtim. E shikojne si placke. Para Spak...u ke futur friken ..
Duan leket e investimit bosat se jane te mafies italiane. Kollaj te ndertojne kulla neper Tirane??? Duan leket mbrapsh edhe nga xhepisti gjate
Toni dhe Beni , domethënë kari e loqia .