Erion Veliaj flet nga burgu: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës, u mor me fustanet e time shoqe

27 Shkurt 2025, 22:10Politika TEMA

 Erion Veliaj ka dhënë një intervistë më shkrim për emisionin Top Story në Top Channel, me Grida Dumën.

 

Erion Veliaj flet nga burgu: Ols Dado i ofroi kokën time Sali

Ai i është përgjigjur me shkrim pyetjeve të drejtuara nga Top Story, ku ka folur në lidhje me sulmet dhe reagimet ndaj prokurorit të çështjes së tij, Olsi Dado.

Pyetje: Nëse prokurori Olsi Dado ishte në konflikt interesi për të të hetuar ty, pse zgjodhe derisa të përballeshit në sallën e gjyqit për t’ia thënë këtë konflikt? Mendove se do ta intimidoje në sallën e gjyqit? Ia plotësove kërkesën dhe mendove se kjo do të lehtësonte? Pse reagove vetëm në sallën e gjyqit?


Erion Veliaj: Dita e gjyqit ishte edhe dita e fillimit të hetimeve, absurde apo jo? Pra, gjer në atë ditë, prokurori shpenzoi një vit e gjysmë duke bërë “ca verifikime”; pra, një hile për të bërë hetim për Nesti Angonin – që nuk ekziston – pa e regjistruar kurrë emrin në regjistër.

Po të shikosh të ashtuquajturin kallëzim, që të ftoj ta gjesh e ta publikosh, do çuditet i madh e i vogël se në bazë të kësaj letre bakalli, kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend i ka kaluar e gjithë jeta e tij, nga rinia e deri më sot, jo në një skaner, por në një MRI.

Po kështu, nga zelli i madh, prokurori ka shkelur ligjin, Kodin e Procedurës Penale dhe çdo normë tjetër ligjore, duke regjistruar hetimin dhe porositur arrestin në të njëjtën ditë. Imagjino zellin e madh, kur ashtu siç njoftonin me sms e telefonata familjen time ditë të shtunë, po kështu vendosën burgosjen time në ditë të dielë.

Pas shumë peripecive, brenda Prokurorisë së Posaçme, ku gjenden plot zonja e zotërinj me integritet dhe profesionalizëm, më në fund arritën të gjejnë një prokuror për të kryer ekzekutimin tim politik.

Pas 3 ditëve në izolim total, mundësia e parë për t’u përballur me prokurorin-ndërtues si person nën hetim qe dita e gjyqit. Leja e tij e ndërtimit është fakt dhe debatet për lejen i pranoi edhe vetë. Eshtë konflikt i pastër interesi dhe ia thashë me rastin më të parë që m’u dha, në mes të klithmave histerike “ndyrësirë… gënjeshtar patologjik… do të ta tregoj unë ty… do ta bëj edhe këtë surprizë” etj. etj.

Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s’ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t’i dorëzonte kokën time? Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës!

Pra, pas akuzave dhe më pas ndjesës së Saliut, Olsi vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes sime! Please Sherlock!

8 Komente

  1. n
    ne

    Cmimi i brekeve te Ajoles me i rendesishem nga gjaku i 4 te pushkatuarve nga Salikrimineli ne 21 Janar!!! Vetem Ols Geringu mund ta shpjegoi kete.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe

      Hapa hape 21 janarin, ate po presim. Do ketë gallatë aty po sia mban Rames. Te gjithë ate po presim, sic po presim 140 mln e Becchetit, ku shkuan dhe pse.

      Përgjigjjuni
    2. X
      XXX

      hajdute me cizme. mos fol me

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        Mos u merzit o Erjon o simbol i ringjalljes se Tiranes fuqishem pas zgerlaqjes foltorike babaxhike dumbabiste qe i beri qeverisja vicidoljane tribale shpellare e perbindeshit te vicidolit me Kelmendet, Bashe gjumashin qe prishi stacionin e bukur te Trenit ( duke e bere Tiranen kryeqytetin e vetem ne Europe e me gjere pa stacion treni) qe mbushi Lanen , parkun Rinia, me kioska e plehra duke e bere sheshin para pallatit te kultures nje shesh talibanesh me kioska primitive deri tek heroi kombetar. E ajo kohe e drejtimit barbar taliban tribal shpellar te vicidolit ka marre fund me ardhjen e legjendarit Edi Rama dhe me pasimin tuaj deri aty ku eshte sot kryeqyteti me i adhuruar nga rinia e turistet europian. Ju do ktheheni shpejt ne bashki per te permbushur detyren qe te ka ngarkuar historia dhe populli i Tiranes qe ju ka votuar 3 here rresht duke mposhtur gabelhonen e kombinatit Belo krricin dhe shpuren e tij te mjere me gerdallen histerike kukuvajken e vicidolit Adriana turikali nockederrja dhe imazhi i foltores dhe qypin me mut te foltores , priftin pastor pa veladon , Dorian Telit barkderrin me mjekrren gjithe morra.Kurse noteri violinist maniak seksual, gangster me note 5 ne kontabilitet (rasti i pare ne historine e Europes qe nje noter me note 5 ne kontabilitet zgjidhet prokuror kunder krimit ekonomik) qe do hetoje korrupsionin ka mare mallkimin e perjetshem dhe urrejtjen shekullore te qindra mijrave simpatizanteve tuaj ne Tirane dhe mbare Shqiperine qe e ke lartesuar emrin e Tiranes ne mbare boten dhe diaspora Shqiptare ndihet sot krenare kudo ne bote kur permendet emri i Tiranes brenda se cilit eshte shkruar me germa te arta emri ERJON . Askush nuk mund ta ndaloje zhvillimin e Tiranes, as vrojtimet per blerje fustanesh apo intimesh nga noteri i vrimes se celesit , as banda e pordhestave ditore me larasken pa bisht , gerdallen me te shpifur te planetit Adriana turikalin , dhe me 11 maj si kurre me pare populli i Tiranes dhe mbare Shqiperise do ti thote ndal kesaj radhe per here te fundit eres histerike qe ka poshtuar foltoren dhe do ti jape Edi Rames mandatin e 4t historik mandatin e furtjes ne BE te shqiperise dhe foltorja e vicidolit ne gropen septiko politiko qe i ka pergaditur sovrani qysh me 14 maj 2023.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tori

          Ore bole mos i permend me fustanet e ajoles se le kokrren e namit! Po behesh qesharak! Lere rehat gocen, mos e perfol si te perdal!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spiro

            Jolka ia di vleren pallaskes...

            Përgjigjjuni
          2. M
            Messerschmitt

            Gjakdhjeri Erjon Arjol xox gerrku arrixhiu brekesh po kthjellohet dal nga dal se aty ku e kane futur nuk do te dale me ...vetem po te derzoj millionat e vjedhura ...... Kujto pak kur i coje diagacat njerzve tek dera e shtepise pa vendime gjygjyi sepse e mbaje veten per Mbret ..tani qe bej party me breket e ajolo jevg xoxes .....dhe keshiltarve arrixhinje jegu fugaxhi ....

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fetari

              lali fiku ne burg hahahaha tani rradhen e ka lalai ramazon turku.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje