Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia

28 Shkurt 2025, 11:09Politika TEMA
Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar përmes postës, sot në mëngjes.

Burime të Repor TV konfirmuan se ish-numri dy i qeverisë ishte refuzuar dy herë nga KQZ deri dje në mbrëmje, sepse nuk kishte vërtetuar saktë adresën e banimit, dhe kishte përdorur një dokument në emër të bashkëjetueses së tij.

Mësohet se Ahmetaj ka marrë udhëzime nga ekipi i tij që punon për mbrojtjen në Shqipëri, dhe pasi bashkëjetuesja e tij ka lëshuar deklaratën me shkrim se jetojnë bashkë, atij i ka mbërritur sot në mëngjes e-mail nga KQZ se u regjistrua me sukses si votues nga Zvicra.

KQZ nuk dha detaje për rastin, duke thënë se këto detaje ndahen vetëm me zgjedhësin.

Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023 për inceneratorët, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për  “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” 

6 Komente

  1. z
    z

    Po Spak qe po e kerkon me qiri pse nuk i merr adresen e sakte tashme ?Apo ka frike SPAKU dhe ai qe kontrollon SPAK se mos Ahmetaj duke pare rrezikun mund te behet i penduar dhe ne keto kohe te veshtira kjo do ishte gotitja fatale.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Po mire si ta mari SPAK a ma thua dot o kopetent? Ma argumento se SPAK me shpjegimie konkrete hapat qe duhet te ndjeke SPAK dhe qe nuk i ka bere, ne menyre qe te te besoj pastaj ate qe ti thua ne fund; pra friken se mos Tigri pendohet dhe nxjerr te palarat e pushtetit. Hajde ulu shkruaj dhe tregoma! Ne mos ik e kris bythen!

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kalec Dega

      Pse jo, Meta dhe Veliaj do votoj nga burgu e Rama nga Surreli!....lol

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia

        Pse nuk e arreston Interpoli,?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Fundurina, Ndos Rrokun do te merrni bashke me Saliun.

          Përgjigjjuni
          1. n
            ne

            D.M.Th KQZ ja di adresen "Tigrit" kurse SPAK-u nuk po e gjen dot. E bukur kjo.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje