Ylli Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, do t’i interesonte…

28 Shkurt 2025, 10:01Politika TEMA
Ylli Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, do t’i

Ylli Manjani ka folur lidhur mbi vendimin nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ilir Metës.

Manjani thekson se Rama duhej të ndërtonte një skemë të atillë që të nxirrte jashtë burgut Metën, pasi vetë kryeministri do kishte interes.

“Për mua opsioni më real është që Rama duhej të ishte interesuar të nxirrte Metën nga burgu. Kjo për faktin sepse kryeministri do të kishte interes nga dalja jashtë e Ilir Metës.

Kjo do të thotë se do hiqte njollën e anës represive dhe së dyti do dilte si një triumfator, sepse mund të dojë të ketë kundërshtarët në “betejë”, dhe jo në burg.

Gjithashtu, për shkak të specifikës së Ilir Metës që ka qenë si një minë me sahat, është i pakontrolueshëm dhe do vëmendje, nuk do ta bënte të lumtur Partinë Demokratike, dhe për këtë fakt Ramës do ti interesonte që të fuste këtë lloj sherri të brendshëm mes PD-së dhe PL-së me Ilir Metën jashtë burgut.

Duke shtuar këtu edhe debatin mbi listat e përbashkëta, ku do krijohej një spektakël. Në këtë pikë qëndron një debat, do krijohej një skenar”, tha Manjani për Euronews Albania.

4 Komente

  1. Ylli po Rama s'ka asgje ne dore...

    O Ylli te konsideroj djale te zgjuar por gjitheçka behet per te goditur Ramen nga Nesti Angoni alias SPAK. Deri sa nuk arrestohet Berrisha per te njejten krime, pse duhet Ujku Skraparit te izololohet ? . Mos degjo Nesti Angonin e PD qe thote se Nesti Angoni eshte i kapur nga Rama eshte thjeshte tymnaje per te larguar vemendjen. Nesti Angoni eshte pjese e familjes kriminale Berrisha

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veterani

      Kjo që thotë Ylli është tamam rregulli dhe "kushtetuta"e bandave të mafies punso vrasës me pagesë për të vrarë e përçarë bandat kundërshtare. Edhe aq sa marrëveshje dhe koalicione janë bërë me LSI janë shumë. LSI dhe PD e Saliut kanë kohë që janë kthyer në banda mafioze dhe kriminale sa që duhet të shpallen në organizata të jashligjshme, kriminale. Rreth tyre janë llumi i shoqërisë, hajdut e kriminel që janë për në burg. Çdo bashkëpunim apo marrëveshje me kto dy banda vetëm se të çvlerson në sytë e popullit dhe të Europes.

      Përgjigjjuni
      1. f
        futja pordh YLLI

        PO ILIR META MIR E KA SE NUK E KA NJOHUR MIRE JA DHA PUSHTETIN SE PO TE RRINTE NE KRAHUN TJETER RAMA DO ISHTE AKOMA NE OPOZITE DHE YLLI TI DUHET TA DISH MIRE QE KY ESHTE ME KEQ SE XHAXHI PISI TE GJITHE QE E KAN NDIHMUAR KY I RRAS NE BURG VELIJA E KA KOT QE KAPET ME PROKURORIN PO TA KUPTOJN PREJ NGA E KA TUNG ERJON

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          O Ylli, nuk fut a nxjerr njeri Rama, eshte gjykata qe e ben kete. Nuk eshte me drejtesia si ne kohen e Saliut dhe Metes qe vete vendosnin e vete vulosnin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje