
Në limitet e afatit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistron edhe 2 parti të reja për zgjedhjet e 11 Majit, duke e çuar në 51 totalin e subjekteve, teksa 2 të tjera mbeten në pritje për të hënën.
Shpërndahen edhe fondet vjetore të 2025 për partitë, 345,6 mln lekë për 11 subjekte politike. PS merr 151,5 mln lekë dhe PD me 106,6 mln lekë. Pas pak ditësh do marrin edhe 150 mln lekë të tjera për fushatën elektorale. Fondet e fushatës janë veç dhe nuk janë shpërndarë ende.
Gjithashtu, në mbledhjen e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, kreu i tij Ilirjan Celibashi miratoi edhe modelin e fletës së votimit.
“Fleta e votimit do të ndryshojnë përmasat në varësi të subjekteve që do të regjistrohen”, tha ai, duke lënë të kuptohet se vetëm të hënën do mësohet përfundimisht se sa subjekte do të jenë në fletë votimi, kur të dalin edhe koalicionet.
Po kështu KQZ rrëzoi kërkesën për regjistrim të Partisë “Aleanca Konservatore për Shqipërinë” e Altin Goxhajt, për shkak se nuk kishte të dhëna të sakta.
Teksa sot (28 shkurt) u shqyrtuan dhe miratuan kërkesat e partisë politike “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, me kryetar Gëzim Alibali dhe Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”, me kryetar Sazan Guri.
Të hënën vendoset edhe fati i partisë së Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik dhe i asaj ‘Mega’ të minoritetit grek, që mund ta çojë në 54 numrin total të subjekteve.
Merre me mend sa koqe ka ne vendin tone sa dhe Sazan Guri ka mbledhur firma per te formuar parti. Vijne zgjedhjet dhe turren per te kap ndonje lek nga financat e zgjedhjeve
Baba Rrahimondi (me tanga): Qafirat e mi shiite bektosha,jom krenor qe sot e xhumon,12 sahati(pas note ndodhin xhevairet) do te njoftoj krijimin e "bourdhelostate bektosh"...... gezuar hashurret!!
Per te qesh e per te qare. Cdo shtepi me nje parti.
C'jane keto parti mor Zot ,marrin dhe fonde , pastaj dy parti jane e majte dhe e djathte , te tjerat jane kot , me 2mijon gjithe keto parti , O Zot ndreqe kete vend se nuk po dijne se cfar bejne
Hahahahahhaa 54 parti me 2 milion e gjysem banore O ju shkerdhefsha robt te gjithve ju qe kini krijuar keto parti apo partiçka vetem e vetem per te vjedh lek merre me men edhe sazan idiot guri ka parti Hahahahahahah
Po particka Frd e Sali Shehut me 3 antare, Saliun kryetar, sekretaren e Saliut dhe rojen e zyres a eshte regjustruar ne zgjedhje se pritet te dale force e pare me 11 maj
e tmerrshme!!! 2,5 milione banore me 54 parti dhe 140 deputete… gjermania 84 milion banore me 630 deputete dhe 5 parti . Ketu eshte pikenisja e reumpallehanes mjere shqipnia e shqiptaret