Nga Ylli Pata
Damian Gjiknuri deklaroi dje në Kuvend se kush ka probleme shëndetësore serioze, nuk mund të votojë. Gjiknuri tha në Kuvend se kemi të bëjmë me rreth 50 mijë shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësinë që të dalin të votojnë më 11 maj. Gjiknuri tha se Partia Socialiste kishte propozuar që këto qytetarë të votojnë me postë. Siç votojnë emigrantët.
Por Damian Gjiknuri e kaloi shumë lehtë këtë aspekt, që në fakt nuk përbën thjesht 5 deputetë afërsisht, por është një sfidë e humanizmit të atyre që e drejtojën këtë sistem. Gjiknuri, që është një jurist i shkolluar në Perëndim, duhet ta dijë se në kohën e diktaturës komuniste, të pamundurve, në procesin e votimit që nuk ishte kaq demokratik si sot, i shkonte një përfaqësi e komisionit të votimit dhe i pamunduri votonte pa postë. Dakord, mund të ishte një proces jo feer, por koncepti ishte më i mirë se ky i sotmi.
Mungesa e një deal-i mes mazhorancës dhe opozitës për të përjashtuar 50 mijë votues, vetëm se opozita nuk i beson një sistemi është sadomazokizëm.
Le të gjejë opozita apo kushdoqoftë një sistem për t’i përfshirë këto qytetarë që edhe në logjikën elektorale përbëjnë 5 deputetë, por nuk mund t’i përjashtojë. Ashtu siç mazhoranca nuk mund t’i lëshojë kaq kollaj në mënyrën më sadiste të mundshme.
Është një shkelje flagrante e të drejtës themeltare të njeriut; atë të zgjedhjes. Se si duhet të votojnë duhet ta gjejnë njerëzit e zgjedhur për këtë punë. Por nëse 50 mijë qytetarët e pamundur për të shkuar në kuti të votimit nuk mund të votojnë, atëherë, nuk voton askush. Nuk ka as logjikë as të drejtë, as arsye e as concept politik.
Pse nuk votojnë dot kur rrugë ka plot? Në kohë të diktaturës, të pamundurve i shkonte komisioni në shpi, pse sot nuk i shkon dot? Ku është OSBE dhe Këshilli i Europës? Jemi në një shkelje jo flagrante po e tmerrshme e të drejtës themeltare. Si mund të ndalohet një njeri të votojë, vetëm përse fizikisht nuk shkon në vendvotim? Kush ka të drejtë ta bëjë këtë?
Është një krim aq i rëndë, sa nesër nëse ka një shtet të drejtë, mund t’i dënojë deputetët e Shqipërisë për genocid. Votimi i të pamundurve fizikisht është gjëja më e thjeshtë në botë, ku ka shumë rrugë, vetëm po të ketë vullnet. Nëse s’ka vullnet, ka Kod Penal!
Shume dakort o gazetar. Po kjo qe ju ngrini me te drejte vetem per kete radhe eshte keshtu? Po heret e kaluara pra ne mbi 10 apo 15 here votimesh qofte edhe per pushtetin lokal, mbas viteve 90-te, si eshte vepruar me te pamundurit per te shkuar ne qendren e votimit? Dhe e fundit, pse duhet me patjeter qe keto regulla ti vendosin 2 subjekte politike dhe jo Institucioni kushtetues pergjefjes qe eshte KQZ-ja? Po muterit dmth OSBE apo KE , cfare kane bere ne gjithe keto vite, i kane rene me dore?
Gjiknuri eshte nje koqe kandari, ka bere karriere per inerci te babait.
Në kohën e komunizmit z. Pata, të pamundurve u çonin kutinë e votimit në shpi.
Ledina o sharabajge moj ish komshia e Gjiknurit nuk ta vari e tani na shkruke ne gazete , pse u dashka me i shku ne shtepi me votu , atehere te behet nje ligje qe te gjithe Shqiptaret te votojne ne shtepi
Në vendet europiane votohet me postë, pse nuk qenka mirë per Shqipërinë? Sapo votuam në Gjermani edhe ne qe skemi probleme shëndetsore por nuk ishim aty atë dite. Pse kritikoni pa vend apo vetem të bëni ghyqin tl tjereve!!!
Se pari Z.Pata,ne kohen e diktatures votimi ishte detyrim dhe sot nuk eshte.Diktatura per te treguar se sa "demokratike" ishte tregonte pjesemarrjen 100% ne votime .Ne kapitalizem ku politikes i intereson qe njerzitte mos japin mendimin e tyre duante votojne sa me pak.Se dyti atehere votimi kishte nje flete ku kish vetem nje kandidat dhe smund te manipulohej vota e njerit apo tjetrit.Personalisht do te isha per votimin e detyruar e pas kesaj do te kerkoheshin modalitetet e nevojshme.
Nuk I ke bërë mirë llogaritë o Ylli , kur thua 50 000 votues = 5 deputetë . 50 000 votues bëjnë mbi 150 Deputet Petritë . (Me që na i nxore foton) .
po kush u jep vote. ketyre. kermave. te sali kriminelit. partia. qe drejton krimineli. sali. te. quhet. parti. kriminele. poshte sali kerma. me ata. qe e mbrojn