“Ata që bënë çmos të mos ndodhte, sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë” - Rama: Kush do të udhëheqë, duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet

28 Shkurt 2025, 18:25Politika TEMA
“Ata që bënë çmos të mos ndodhte, sot

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me njësitë 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr.

Ndërsa ritheksoi se ishte PS që realizoi Reformën në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO, kryeministri u shpreh se kush do të udhëheqë, duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet.

“Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik të shqiptarëve”, tha Rama, ku shtoi se “e vetmja rrugë që kemi në këtë vend, nuk pyet sa i gjatë je, sa i shkurtër je sa i pasur je, sa miq ke, por gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin”.

"Ata të cilët bënë çmos që të mos e lejojë të ndodhë ajo që po ndodh sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë ne, pse ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin tonë janë me dënime, hetime. Këtë e kemi bërë ne me vetëdije të plotë, po të mos e kishim bërë ne do të duhet të na tregonin se ku është bërë para se ta bënim ne, nuk  di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën në drejtësi të jetë kapur ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës i pavarur duke qenë ky i lidhur me ata që janë në qeveri, flas për një drejtësi që nuk do të dijë kush është në qeveri, këtë e bëmë ne, s’e bënë të tjerët.

Si e bëre ti ku e di që do kapeshin njerëzit tonë. Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik të shqiptarëve, kush do të udhëheqë duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet, duhet të marrësh vendime që sjellin pasoja të drejtpërdrejta edhe tek ty. Të kesh shpatën, kjo është drejtësia, veç shpatës duhet edhe peshorja. Është e vetmja rrugë që të kemi në këtë vend që nuk pyet sa i gjatë je, sa i shkurtër je sa i pasur je, sa miq ke, por të gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin", vijoi kryeministri.

3 Komente

  1. P
    Patriot

    Edhe Dulla keshtu tha ne 1945 do te bejme qeveri demokratike, do punojme per te mire te popullit, do te hame me luge floriri dhe hengrem nje mute per 45 vjete. Tani ju po beni te njejten veprime, populli hyne ne burge per nje fature dritash dhe ju qe keni vjedhure miliona dollare na beni morale.

    Përgjigjjuni
    1. i
      ik mor Shkerdhate se na je neveritur

      e bere Shqiperine corb dhe mbajte gjalle Armkun e Shqiptareve ,o KurvMashkull

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Jemi ne vitin 2025 dhe e kam te veshtire ta besoj se gjithe ky popull shqiptar duke jetuar mbi 35 vite ne emigracjon ,duke njohur jeten ne perendim,duke ju transmetuar te afermve te tyre ne shqiperi se si eshte shteti i vertete jashte kufijve te shqiperise,te mos jene ne gjendje te permbysin me vote ne maj keta Maskarenj me Saliun,Ramen ,Meten e te tjeret zagare te tyre qe e kane marre peng vendin dhe nuk duan qe te kete shtet te vertete!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje