
Çifti Meta-Kryemadhi prej 30 vitesh ndodhen në krye të politikës shqiptare, duke qenë, President, Kryeministër, Zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm, i Ekonomisë, kryetar mazhorance, kryetar opozite, kryetar partie e shumë poste të tjera.
Zyrtarisht ata janë paguar me rrogë shteti, por pasuria e tyre e deklaruar arrin me miliona euro.
Asnjëherë nuk është bërë një verifikim i veçantë për ta që të justifikojnë pasurinë që kanë deklaruar vetë, për të mos folur për atë që thuhet se kanë në të vërtet, ku mediat flasin për miliona euro asete dhe prona.
Kohët e fundit ata janë shfaqur si puritan. Sikur korrupsioni që po lulëzon në këtë vend, nuk ka lidhje me ta.
Sikur videoja Meta-Prifti është një ngjarje që i përket një kohe dhe vendi tjetër.
Sikur një numër zyrtarësh të lidhur me partinë e tyre private që janë arrestuar për korrupsion, jo t’u jenë vënë prangat por të kenë marrë dekorata si ato që të jep Meta me shumicë në presidencë.
Sikur Adriatik Llalla nuk ishte nje person i vendosur nga Ilir Meta në Prokurorinë e Përgjithshme dhe u dënua për shperdorim detyre dhe fshehje pasurie.
Sikur Lefter Koka dhe Alqi Bllako të mos jenë dy nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës.
Dhe nëse i referohemi ish-deputetit Bllako, ai ka shkuar në burg, sepse akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.
Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar kompaninë për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.
Për këto dy akuza Bllako ndodhet në burg, prej disa muajsh, dhe mediat dhe opinioni publik është ngarkuar me zhurmë pa fund, sidomos nga familja e presidentit dhe nga shpura e tyre politiko-familjare.
Por ditët e fundit në media, në atë pjesë që ende nuk janë të kapur nga familja Meta kanë dalë fakte që në vende të tjera do të kishin krijuar furtunë nëse do të ishin publikuar.
Janë publikuar disa dokumente që ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsioni dhe përfitimi të paligjshëm nga Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, kunati i Ilir Metës, të cilit dyshohet se së fundmi i janë zbuluar dhe aferat me lobime jashtë vendit me para të padeklaruara.
Skandali këtë herë qëndron, në raport me kompaninë koncesionare SGS të kolaudimit të automjeteve, ku vëllai i Monikës, inxhinieri Drini Kryemadhi ishte me pagë tek SGS më të lartë se sa CEO i kompanisë dhe disa fish më të lartë se sa inxhinierët e tjerë. Dyshime të forta ka edhe që gjatë 7 viteve ai shkoi vetëm disa herë në punë.
Si qëndron e vërteta e pasurisë së kunatit të Ilir Metës?
Drini Kryemadhi ka nisur punë pranë SGS-së në fund të 2013-s dhe deri në 2020 është paguar me rreth 4 mln lek të vjetra rrogë mujore. Përveç kësaj, në largim në 2020 merr edhe një bonus prej 30 mln lekësh, megjithëse pozicioni ishte thjesht inxhinier mekanik.
Përveç emrit në borderotë e kompanisë dhe të mbiemrit të të motrës deputete e më pas kryetare të LSI-së, Drini Kryemadhin askush nuk e ka parë në punë. Megjithatë, në total Drini Kryemadhi ka marrë pa u paraqitur thuajse fare në punë, nga koncesionari SGS që kontrollohej nga Ministria e Transporteve (LSI pas 2013-s) plot 36,044,594 lek të reja për periudhën nëntor 2013-dhjetor 2020!
Pra, për 7 ditë punë në 7 vite punësim, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë 360 mln lek të vjetra.
Kësaj shifre i shtohet edhe bonusi 30 mln lekësh kur u largua.
SGS-së i interesonte ky punësim, pasi me rrogën e Drinit kishte hequr qafe kontrollet nga Ministria e Transporteve, ku zv.ministër në atë kohë ishte Edmond Haxhinasto. Të gjithë fitonin. Kompania shkelte kontratën, nuk kryente investimet e parashikuara dhe ishte kthyer në çerdhe korrupsioni, ku automjetet kalonin kontrollin teknik me 20 mijë lek nën dorë.
Fitonte gjithashtu edhe Drini Kryemadhi dhe të vetmit që humbisnin ishin shqiptarët, që mbajtën në kurriz një koncesion të dyshimtë për një dekadë.
Për këto akuza që thamë më lart, që duket qartë se është shumë më shumë se ajo që akuzohet ish sekretari i përgjithshëm i Ilir Metës, nuk ka asnjë hetim, madje edhe mediat heshtin në mënyrë të habitshme, le më të kemi ndjekje penale apo arrestim të vëllait të Kryemadhit.
Sa thamë më lart duket qartë që LSI dhe Ilir Meta sulmojnë dhe akuzojnë ata që nuk janë më në gardhin e tyre, ndërsa për ata që lekët i kanë çuar në familjen e tyre çdo gjë është e drejtë.
Në një vend normal edhe ish-deputeti që është arrestuar do të arrestohej dhe dënohej, edhe vëllai i Monika Kryemadhit do të arrestohej dhe dënohej.
Për momentin jemi ende larg./Vox News
Drini Kryemadhi po te ishte i PS,SPSK e kishte srrestust me kohe.
llalla u lejua te arratiset ne itali me mbeshtetjen e ilir metes -ka deklaruar nji prokuror i rendesishem aty - madje u financua nga familja kriminale e lalzit -edhe ne itali per mosdorzimin e tij jane pagu miljona nfa dyshja te bandes se lazit - perse vall nuk ndihet Prokuroria e Pergjitheshme dhe Spak per Arratine e Llalles ??????????
Që bie erë gjithë kjo punë nuk ka diskutim. Po të mos ishte kunati i Ilir Metës, askush nuk mund të përfitonte asnjë euro, jo më qindra mijra që ka marrë nga SGS vëllai i Monikës. Fakti që bie erë këtu nuk ka asnjë diskutim, por krahasimi i rastit me Alqi Bllakon nuk shkon. Bllako në kohën e aferës së inseneratorëve ishte funksionar i lartë, ndërsa Drini Kryemadhi jo, bile nuk është paguar nga ndonjë institucion shtetëror apo nga fonde publike. Për shkak të benefiteve që koncensionari SGS ka përfituar nga Meta, shpërblimet që i takonin këtij ia ka dhënë kunatit, duke ditur se ku do shkonin realisht ato. Nuk duhet harruar që kur është dhënë koncesioni, Drini Kryemadhi ishte drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Sherbimeve te Transportit ose DPShTRr. Kur mbas Metës, rierdhi Nano kryeministër, e zëvendësoi me një të besuarin e tij, dhe Kryemadhin SGS, e mori formalisht menjëherë në punë, e cila e shpërbleu sa për vetë kontributin e tij në dobi të SGS, por më tepër për Ilir Metën. Nuk duhet të harrojmë shprehjen e njohur se: "Nuk është hajdut ai që vjedh, por ai që di ta fshehë atë!".Familja biologjike dhe politike e mafiozit Ilir Meta, është e tillë. Ka përdorur skema që t'i rrëshqasë ligjit dhe për fat të keq duhet thënë se deri më sot ia ka arritur. Si i bëhet atëhere që t'u tregohet vendi? Për të zbuluar korrupsionin dhe për të shkuar deri aty, ekziston shprehja: "Ndiq pasurinë, ndiq paranë!". Poseduesit e asaj pasurie për persona që e kanë vënë duke qenë vetëm funksionarë shteti si Meta, dmth, paguar nga fondet publike, kur t'u kërkohet nga organet kompetente, do duhet që ta justifikojnë atë se është vënë nga burime të ligjshme. Në këtë rrugë duhet të ecë SPAK, dhe në rastin e Metës, barrën e provës, sipas ligjit, e ka funksionari, (cilido qoftë) që ka detyrimin të deklarojë pasurinë në ILDKPI. Kjo është shumë e kollajshme të bëh et vetëm se nfa SPAK kërkon vullnet, por në mungesë të tij, kërkonçher edhe presion pozitiv nga të gjitha anët si: opinioni publik, media pse jo dhe politika, pavarësisht që si rregull kjo do sjellë reagim të ashpër nga segmente që nuk duan t'u trazohen ujrat, dhe këto jo vetëm për Ilir Metën. Të shpresojmë se diç do ndodhë kur të largohet ky mafioz nga zyra e presidencës ku përgjatë pesë vjetëve, aq keq e përdhosi atë. "Zullumi këputet kur trashet!". Atëher për Ilir Metën është trashur sa më s'ka.
Ore Likja u kap me ze e figure dhe sot eshte president , ju thoni ka dyshime te forta per Drinin …
Pse nuk behet veting edhe per politikanet???? Sepse po te behet keta te gjithe si klase politike zhduken dhe keshtu shpeton Shqiperia nga keta bandite dhe hajdute qe bertasin gjithe diten se ju digjet shpirti per varferine papunesine dhe shpopullimin e shqiperise. EDI RAMA BEJ VETING PER VETE DHE TE GJITHE POLITIKANET(po ta mbajti)
Llalla ishte kodoshi ose jarani i monikës, paçka se ishte katunar gramshi por monikës ja ngopte mirë. U dënua por su dënua, ai sot është në liri të plotë, derisa bën punën e maxhordomit të metës dhe monikës me emigrantët shqiptarë në itali. Përse nuk u ekstradua, sepse as vetë kryetarit të SPAK krajës nuk i intereson, pasi është i zënë koka me derë, ku meta dhe monika ja hapin apo mbyllin sa herë duan ata. Kraja është njëlloj si Llalla, prandaj dhe SPAK do meret me ata që kanë bërë një çati për të futur kpkën apo me ekstradimin e hajdutëve të xhepave. Të gjithë këta i kanë sytë tek 7 korriku i berishës, me shpresën se po rrëzojnë pushtetin, që Kraja të punojë ashtu sikur ka punuar, Llalla të kthehet në atdhe dhe në detyrë, dhe meta, berisha e mona, të presin e zhdukin njerëz. Drini kokmadhi, as inxhinier nuk u bë kurrë, por drekat e monikës me pedagogët e UPoliteknik, arritën ti japin një diplomë me 5 simbol të atij inxhinieri që vihej përgjegjës turni, kaq ishte përgjegjësia e drinit, më shumë do prishte punë kudo që do drejtonte. Gjoth këto shuma të publikuara nga departamente të institucioneve, ku është Krraja, jo thotë, nuk ka denoncime, ka vetëm përlajmërime që; kur vjen puna për të arrestuar, krraja u pret biletën dhe i shoqëron deri në aeroport për të mos i ndaluar njeri, ku më pas janë të lirë. Kjo është SPAK, ky është Krraja, ky është apo janë; Meta, Berisha dhe Mon, drini menaxhon parat e këtyre sa përmëndëm më lart. Të fala baba mondit, rramushit, të mos harrojnë me 7 korrik presim furnizime nga kosova.
eshte e vertete por hahah kush s'e ka zhutur ne vrymat e asaj shkerdhate mer amon . Shtttttt se na nigjo Petrit Vasili e na bohet celoze
Te shikojme si do te procedohet edhe me kete "Hajdut te pangopur" kur te lere mandatin ? Si do te veproj SPAK........???? Por ma merr mendja se edhe ky maskara me parate e vjedhura e ka rregulluar ku do te shkojne sic beri Llalla ,,,,, qe nuk po e permend njeri ,,,,, si eshte e mundur ?????? KJO NDODH VETEM NE ALBANISTAN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!