Albana Koçiu: Ky zjarr nuk djeg dot të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit kësaj opozite

28 Shkurt 2026, 20:23Politika TEMA
Albana Koçiu: Ky zjarr nuk djeg dot të ardhmen europiane të

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar ashpër pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet, duke dënuar aktet e dhunës pranë godinës së Policisë së Shtetit.

“Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, shkruan ne reagimin e saj Koçiu.

8 Komente

  1. B
    Bande rrugaçesh

    Rrugaç me shume nuk ke çfare thua. Mazhoranca la 86 mandaté nese behen zgjedhjet sot fitone edhe 4 me shume...nuk e kuptojne keta lango rrugesh qe po bejne ate qe Rama do .......

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Lereni llafet por veproni si shtet ligjor e jo shtet rrumpalle

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Kjo shoqate qe manaxhon ish vilen e Enver Hoxhes duhet ta hedhi ne gjyq PDn e Saliut dhe ti marri 1 ose 2 milon dollare demshperblim per sulmin ndaj nderteses. Po ashtu duhet dhe qeveria Shqiptare me Kociun nuk kane pse ankohen ne internet por ta hedhin ne gjyq per demshperblim per demin qe shkakton dhe ta detyroje te paguaj. Po qe se nuk paguan me vendim ligjor ti bllokoje parate qe merr nga qeveria per fushate per te shlyer demin. Lerini psatj PDn te ankohet me gjyqe ose dhe te shkoje ne Strazburg per tu ankuar.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Troya

          Ja keni fut gjumit si shtet,per shtate pale qejfe.Çdo politikan ne Shqiperi,mund ta djeg vendin.Qeka normale m'duket me te djeg Gaz Suma,Kelliçi,Mzi e disa lapanjoz te tjere.Bravo shteti.

                1. G
                  Gimi

                  Ja keni fut gjumit si shtet,per shtate pale qejfe.Çdo politikan ne Shqiperi,mund ta djeg vendin.Qeka normale m'duket me te djeg Gaz Suma,Kelliçi,Mzi e disa lapanjoz te tjere.Bravo shteti.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje