Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se ka firmosur një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nesër, më 17 Tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve.
"Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë", njoftoi Përparim Rama.
Me këtë vendim, kryebashkiaku i LDK-së që është në balotazh dhe për një mandat të dytë, ka ndezur një debat të fortë në Prishtinë, kryesisht me Vetëvendosjen e Albin Kurtit dhe mbështetësit e këtij të fundit, të cilët kanë sulmuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për protestën që organizohet në Tiranë.
Megjithatë, qytetarët e thjeshtë e kanë përshëndetur vendimin, duke thënë se gjithë kombi shqiptar i nderon veteranët, familjet e tyre dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta do zhvillohet nesër, datë 17 Tetor ora 17:00, në Tiranë te Sheshi Skënderbej.
"Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike.
Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë. Ju takon respekti i një kombi të tërë", vijon më tej kryebashkiaku i Prishtinës.
Kjo klimë e ndezur reflektohet dhe në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje - partia e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti - i cili shënjestroi direkt kryeministrin Edi Rama dhe thotë se në vitin 2015 ai ka udhëtuar me helikopter drejt Kosovës për të bindur politikën atje të votonte ngritjen e Gjykatës Speciale, gjykata që po mban sot në paraburgim çlirimtarët.
“Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën.
Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Bravo Përparim Rama je shqipëtar i vërtrtë ...
Shume Kosovarve Albini ju ka Qi Nonat, se i kam degju ta therrasin Bab. Popull me Kar se keta te Vetfundosjes nuk ka . Ku e Kane Veriun tani ,Albini jua Rrasi Karin ,nga Tre Komuna i çoi ne 9 Komuna Serbet, Shkoni Pini Kafe ne Veri tani o Koqet e Gomart.
VV po ngordh politikisht, ky asht fundi i nji aksidenti politik qe ka turpnue Kosoven para tan botes.
Kur i ngordhuri i gezohet ngordhjes se tjetrit. mbaron muhabeti.
Ca kosovare si ky perparim rama, qe jo vetem mbiemrin duket ta kene te ngjashem, e marrin vesh vone se kush eshte Enver Hoxha e Edvin Rama... Ketu eshte ngerci ne Kosove.... Kur ta kuptojne keta e ka marre ferra uraten...
Edvini po importon patriotizem nga kosova se ate shqiptar ketu e ka masakruuar ne bashkepunim me sali e salinjte...
Ik ore Albin Lepuri me tre ngjyra.Çmuti ke me Përparimin,që bën një veprim normal,të dtejtë. Të q....imteresat e tua politike,për zgjedhjet.Turp i Kosovarëve.
Haaaa çfare provinciali.......kelysh i Serbise gjykata duhesh themeluar per te vertetuar krimin e organeve , nese gjykata shkel parimet nuk eshte faji atyre qe e votuan.
Siç e tregoi dje Dumani nga SPAK, Edi Rama ndodhet në proces vetimi në lidhje me çështjen McGonigal si bashkëpunëtor në korrupsion. Tani priten dokumentet nga FBI-ja amerikane. Edhe qëndrimi i tij në OKB dhe fjalimet e tij tregojnë se ai manipulon rëndë masat, ashtu siç e ka përshkruar edhe S. Frojdi – se politika është arti i manipulimit të turmës. Rama nuk po e bën këtë për të ndihmuar drejtësinë, por për të treguar forcën e vet, sikur të thotë “nëse më prekni, unë kam mundësi ta destabilizoj rajonin”. Kujdes nga ky manipulues – çdo lëvizje e tij është për të mbrojtur veten, jo drejtësinë
Mos ha bar pa e pertypur thon që ben dem o adi me a te vogel.
@ ja ke fut kot se adi nuk ha bar por . .arr.Thone qe e tund Nard Ndoka.Ndaj me i drejte me Adin.
“adi”, qënke rrote k….
Prap ti mor ar po ku çeshtje Mcgonigal i cili është mbyllur dhe ish drejtori FBI është dënuar për bashkepunim me oligarkun rus dhe nuk ka asnjë lidhje me përrallat e qenve si puna jote. Çeshtja sot eshte 6 milion lobim dhe 4 milion Lçivita i Sali shpellarit që do ia dëgjosh kengen shumë shpejte se Edi rames gjitha ata si puna jote tia marrin ndonjeher bashke me nene e tyre ne goje
Sali Berisha perfundimisht eshte nje destabilizuer ne te dy krahet e kufirit. Edi Rames i marshi te keqen se skini as nje argument po shpifni sic e kini avaz. Ndera Albin kurti eshte nje manipulator turmash..e dini pse e ben kete ? Per te denjtur kryeminister por populli Kosoves kesaj here i erdhi hakut e nxori ne minorance. Po si nuk kini turp qe gjeat i politizoni cdo dite. Kjo eshte nje proteste qe eshte ne mbrojtje te padrejtesise qe u behet drejtuesve te UCK dhe gjithe Kosoves..
Ky Al bin Kari pse nuk erdhi sivjet per votime ne Shqiperi?
Edvini ka eksportiar hajduterimin dhe Rama i vogel i Prishtines e sheh si mesues te madh ne kete lëmë te jetes ekonomiko-sociale
O hajdut i vogel i Prishtines ,,,, qe ke shkruajt ti kot,,,, te dy Ramat e Jutbines,,,, shqiptaris po i dalin zot,,,,,. Kurr s’kem pas ket respekt,,,, qe po na jep Europa,,,, por ti je i pjerdhuni sekt,,,, qe duhet me t’hedh n’gropa,,,,,.Moj Prishtinfesto ti gezimin,,,,, se e ke t’mire nje kryetar,,, s’ke ku e gjen si Perparimin,,, qe Prishtinen e ka kthye mbar,,,,,.Horat kan me mbeta hora,,,, kurse ti Perparim ke vlera,,,, nepi burre e benja fora,,,, se t’ka ardhe prap te dera,,,,.Rama n’Prishtin, Rama n’Tirane,,,, po ja shndrijne faqen Arberis,,, lumi ti mori nane,,, qe i linde trimat e trimeris,,,,,. Nga Drenica ju pershendes,,,, e ju uroj vec gezim,,,,,moj Prishtin ti pac sukses,,,vec fitore o Perparim…….
Protesta ne Tirane eshte vlere per Kombin.Luftetaret e Kosoves dhe Udheheqesit e asaj lufte treguan atdhedashuri per Kombin e atdheun.Kush perpiqet per te krijuar pecarje (te cilen e kemi patur te pranishme ne cdo kohe nga antishqiptaret dhe armiqte e Kombit Shqiptar) do te benin mire te heshtnin.Lavdi Deshmoreve te kombit.Liri per Clirimtaret e Kosoves.
Albin Kurti dhe VV jane rrota kari qe i perdor Serbia
Ah Enver Hoxha Hewww Tu ngjat jetaaaa .....QE gjysme shekulli po merreni me kriminela qeverish anej e knej kufinit.....wow Enver e shtinkau ethet ktyne bastarde kriminelave e komanantave pushtetare....
"më 17 Tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve." Do protestohet PER Burgosjen!
Albo! Grenelli sot ka kritikue dhe fajesua KE ne menyre te personalizuar per mbajtjen 5 vjet ne paraburgim A.Thacit. Duke treguar edhe aresyen e arrestimit te Presidentit te Kosoves ne Detyre. Kupton nga keto gjera apo thjeshte te duhet kolltuku...I KM ? Pervec arrestimit, tentative e Intelegjences Serbe per te vrare Dick Martin( akuzat e tij te rreme u perdoren ne gjykaten special) duke shitur si vrasje te kosovareve, duhet te ndihmoj te ngrihesh ne nivele qytetari normal dhe patriot. Sa I perket lobimit te Rames per gjykaten speciale ai mbetet nje veprim i drejte dhe ... Nese Kreret e UCK lirohen , eshte nje tregues I triumfit te luftes se tyre te drejte, nder per kosoven per Uck dhe veteranet e saj.