Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga presidenti që nga koha e të ndjerit Haxhi Lleshi?

16 Tetor 2025, 09:17Politika TEMA
Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata Kushtetuese nuk

Nga Artan Fuga

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

Të shpëtojë kush të mundet!

Lexova në media se institucioni i Presidencës që drejtohet nga z. Bajram Begaj i paska shkruar një letër gjykatës kushtetuese ku i kërkon të shpallin moskompetencën e gjykimit të çështjes Veliaj dhe të caktohet data e zgjedhjeve për Tiranën.

Pickova kokën se mos isha në ëndërr!

A e dinë në Presidencë se Gjykata Kushtetuese është pushtet më vete që nuk varet nga presidenti që nga koha e të ndjerit Haxhi Lleshi!

Seç mu kujtua edhe Haxhi Qamili!

Si mund t'i drejtohet presidenca me letër urdhëruese gjykatës kushtetuese.

Unë e di që gjykata kushtetuese gjykon edhe presidentin, jo presidenti t'i japë rekomandime gjykatës kushtetuese!

Apo jo o qytetarë të nderuar!

Nuk parashikohet besoj që presidenti të hedhë në gjyq gjykatën kushtetuese për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe pastaj gjykata kushtetuese të gjykojë gjykatën kushtetuese!

Më falni po kjo letër a nuk është një presion ndaj drejtësisë nga ana e presidencës? A nuk është një intimidim ndaj gjykatësve që ndëshkohet me ligj?

Dhe pastaj thuhet se do të mbrohen gjykatësit! Ata sulmohen në mes të ditës me shkresë!

A e kupton z. President që sekretarja e tij e përgjithshme duke vepruar ndoshta pa dijeninë e tij, ndoshta - them - ka hedhur në erë kushtetutën? A e kupton se pas krahëve të tij, ndoshta them, tani çdo vendim i gjykatës do të shihet me mosbesim? Sikur gjykata të vendosi ta shpallë veten jokompetente do të thuhet se zbatoi urdhërin e presidencës!

E kupton se ka hedhur në erë besimin te gjykata! Dhe vetë lirinë e gjykatës për ta gjykuar çështjen! 

Uroj që media që e ka botuar këtë lajm të mos jetë e mirëinformuar ose t'ja fusi kot!

Por, vërtet si qytetar jam krejt i habitur!

Sa të ligj këta të medias, gënjejnë ditën për diell, se nuk ka mundësi që presidenca ta ketë bërë një budallik të tillë! Nuk e besoj kurrë.

Atje ka juristë të zotë!

5 Komente

  1. M
    Munika

    Ne Shqiperi fjala gjykate, barazohet me fjalen mafie, ndaj mos merr flake nga bytha ti profesori I pordhes.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emilia

      Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        1. H
          Haka Tekizoti

          Kur themi "...që nga koha e...", ata që e përdorin duhet ta dinë se ka filluar era e re, prandaj duhet të thuhet "që nga koha e pordhës së Fari Balliut" ose përpara kohës së pordhës së të madhit Fari Balliu. Kujdes me referencat e epokave kohkre!

          Përgjigjjuni
          1. K
            KLEVISI

            Ndarja e re e epokave duhet te JETE para PORDHES SE FAHRIUTdhe pa's PORDHES SE FAHRIUT.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje