Arsyeja reale pse PD e ka kapur me Bajram Begajn!

15 Tetor 2025, 19:57Politika TEMA

Arsyeja reale pse PD e ka kapur me Bajram Begajn!

Nga Ylli Pata

Kur Gazment Bardhi, prej kohësh u kap me Presidentin Bajram Begaj, e ka pas si një trill personal, si një inat ndoshta subjektiv i tij me kreun e shtetit.

Por, zyrtarizimi i një akti të tillë politik siç ndodhi sot, pra ajo e kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës, u pa që nuk ishte një trill i Bardhit, apo në problem ndoshta paksa i brendshëm, meqë të dy janë nga krahina e Kavajës.

Duke i hyrë kërkimit të një logjike, sërish është e vështirë, pasi duket se këtu kemi të bëjmë tëpkë me proverbin “s’kanë ç’i bëjnë gomarit, i bien samarit”. Ngaqë rivali politik i Partisë Demokratike, kundërshtari për tu mundur, sulmuar, akuzuar, e ndoshta vrarë politikisht është Edi Rama.

Presidenti Begaj nuk është aktor në fushë, madje nuk ka hyrë asnjëherë në lojën mes palëve. Aq herë që e kanë kërkuar ta përfshijnë, ka qenë pa sens. Në fakt nuk është hera e parë që opozita, përkatësisht PD ndërron apo gabon shënjestrën. Me dashje apo pa dashje, kjo është tjetër mesele. Për tu kthyer në rastin që lidhet me ngjarjen, PD harxhoi që pas 2023 energji të pafund në luftë kundër Erion Veliajt, e sot çuditshëm shikojmë një sjellje ndryshe. Duket qartë se kemi të bëjmë me një zhgënjim, ose shtirje sikur janë zhgënjyer. Megjithatë, në thelb, ç’punë ka opozita me Bajram Begajn?

Kur normalisht, së paku nuk kanë përse ta bëjnë armik, edhe sikur të jetë ajo çfarë thotë ajo apo njerëzit rreth saj se Presidenti është një ushtar i Edi Ramës. Në betejë, sulmohet gjenerali, komandanti, në mënyrë që të ketë kuptim fitorja apo disfata.

Një betejë politike kundër Begajt, nuk ka sense dhe pse Presidenti nuk ha hyrë në lojë si Ilir Meta, kur hidhte poshtë dekretet e qeverisë, apo ç’dekretonte zgjedhjet që kishte dekretuar vetë.  Si dhe zhvillonte mitingje para Presidencës. Bega nuk është lojtar politik për tu mundur, epse nuk drejton ndonjë parti politike.

Por, duket se në këtë rast PD, përkatësisht Sali Berisha, mendon ndryshe. Ai po e konsideron Presidencën si një objektiv politik për tu sulmuar. Ajo që vjen natyrshëm si hipotezë në shkaqet e këtij sherri paksa si absurd, nuk është aspak “teza” se doktor Bajrami, ditën punon në Presidencë dhe natën në klinikë private. Një fantazmagori që duket vjen nga një mendje që ka abstinencë me bluzën e bardhë që sapo hyri në selinë e Presidencës. 

Por kjo më shumë se çështje kushtetuese është problem i shëndetit mental. Gjithsesi problemi ka lidhje dhe sa të duash me politikën. Afrimi në Presidencë, të disa prej eksponentëve të PD-së, duket se është konsideruar si një problem i madh nga shefi i Gazment Bardhit. Në fakt selia e Presidencës së Bajram Begajt ka më shumë demokratë se ç’ka patur çdo seli e shtetit shqiptar e drejtuar nga eksponentë të PD-së. As Sali Berisha, Aleksandër, Meksi, Jozefina Topalli etj etj, nuk kanë pasur të punësuar kaq eksponentë të lartë politikë të PD-së. Që nga Ilir Rusmali, Klement Zguri, Ferdinand Xhaferraj, Arta Sakja, por edhe të tjeë emra që vijnë nga e djathte, punojnë si profesionistë të fushave të tyre në institucionin më të rëndësishëm të shtetit. Një fakt që teorikisht nuk duhet të ishte probem për PD-në, që së paku mund të kishte më thjeshtë urat apo kontaktet e komunikimit. 

Por fakt është se PD nuk komunikon me presidencën pikërisht për ekzistencën e demokratëve atje, Pasi Sali Berisha i konsideron tradhëtarë. Ndaj po sulmohet Bajram Begaj, ngaqë po konsiderohet si mbështetësi i një grupi brenda të djathtës që nuk janë dakord me Sali Berishën. Ndoshta edhe ndonjë grupim apo parti e re në të ardhmen. Të jetë e vërtetë vallë? Do të ishte shumë spektakolare, fundja pse janë mbledhur kaq shumë demokratë në presidencë? Teoritë e konspiracionit dhe fantazia e shfrenuar që mund të prodhojë SHQUP, thjeshtë janë në fillimet e saj…

22 Komente

  1. F
    Fpa

    Me veprimet e fundit( letren per Gj.Kushtetuese) presidenti po i jep material opozites, si "shkeles apo nderhyres" ne pushtetin e pavarur te gjyqesorit dhe "bashkepuntor:qeverrise pushtetit egzekutiv) . Dhe ky eshte material goxha i mire dhe ne kohen e duhur qe te pertypet nga opinioni publik. Presidenti eshte treguar i mefshet per te mos thene i nxituar, nuk duhet te hynte ne kete loje te ndyre we po luajne te dy polet e politikes

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Gomari eshte Rama. Samari o Baromi. Klement zguri profesionist. Hahahahah, na shkrive topet moj yllka e patës.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Public opinion matter

      Kjo eshte loje Berishe Rama .. Shoqeria do shkarkime, por ne rsdhe te pare te Sali Berishes si KRYETAR te emeruar te opozites sepse humbi zgjedhjet! Shkarkim per shkarim shoqerise i ofrojne koken e Bajram Beges! Arsyeja e dyte, Rana fuqizon Saliun duke thene ja nje fitore e opozites saliste! Shkarkoi presidentin! Dhe e fundit, Berisha I lan borxhin Nanos dhe e ben president! Te tjerat jane brockulla!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Koment deliranti,injoranti,apo adoleshenti.Zgjidh ke te duash.Nano eshte larguar nga politika dhe po luan me jeten ti leh brockulla.Eshte nano or taj I shpellave,nuk eshte monstra dhe shoket e tij qe vetem plumbi I ul nga kali.Eshte Nano intelektuali I jugut qe I dorezoi celsat pa e kthyer koken pas.Dhe r di pse? Se nuk zgjyre e kriminel si mortaja e zbritur nga shpellat.

        Përgjigjjuni
      2. Flamut Noka

        I sigurte te jesh ti edhe tere pd qe , jo vetem qe nuk e shkarkojne dot po Saliu do ja shkumboje me gjuhe Bardha ja rruaje koqet . Saliu e do preidentin si ai qe ngordhi , Bujua pa Nishan qe qinte ne bythe sa here te donte e dergonte te ziheshe me puntoret nga parku i liqenit .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Karagjozet e Dumbabes

          Bardh Sumcja me kompani duhet te largojne njehere Sali Kullen per shkelje te Kushtetutes se PD dhe konkretisht nenit te famshem Basha qe vete Sali mashtruesi e sanksionoi....me pas te kerkojne largimin e Begajt, Rames, Peleshit dhe Pepambukut.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xxx

            O Yll Rosa nuk the nje fjale per djalin e Presidentit, i merr apo si merr 30.000€ rroge? Per tju q*re te 14 jeni si majtas a djathtas. Merruni me te verteten o by... IRA gazetare leshi.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              30 mije euro ne muaj ne pune shteti?.Nuk ben vaki.Me siguri e ngatrron me paret qe merni ju si familje duke ndenjur me bythe perpjete 24 ore non stop.Kujton se je ne vitet 90 qe e hanin njerezit sapunin per djathe X porno.

              Përgjigjjuni
            2. Y
              Ylli Tyçi

              Ore tyç! Perqendrohu aty qe Bajrami punon mjek roje pasdite ne kundershtim me kushtetuten, kos u merr me karlliqe!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lulu

                Se eshte president legen

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juristi

                  O po si flisni me kaq kompetencë? Po mos e dini Presidentin kaq injorant? Presidenti Begaj është i shkolluar dhe ka rreth zyres një tufë ekspertësh për fusha të caktuara, të cilët e këshillojnë sipas rastit. Prandaj mos hyni në këtë lojë, këto janë Babalet e PD, si gjithmonë. Zyra e Presidentit e mbron kërkesën që ka bër, ju doni të dilni mbi këshilltarët e Presidentit!

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pretorian

                    Shqiperia ka qene, eshte dhe do te jete Republika e Baj-ramit apo e Baj-ramëve. Posti i Presidentit ne Shqiperi kohet e fundit eshte degjeneruar nga te dy krahet e politikes. Qofte Sali Rama, apo Ed Rama, figurat qe kane zgjedhur ne postin e Presidentit kane qene te rendomta, pa peshen e duhur shoqerore dhe politike, jo figura te kompletuara te cilat mund te tregonin dinjitet dhe personalitet, respekt te ligjit dhe te Kushtetutes, biles shpesh ne ndonje rast kane zgjedhur dhe ronxho bonxho, lolo. Te dy, qofte Saliu apo Ramiu kane zgjedhur lepe peqet ne postin e Presidentit, duke e kthyer Presidencen ne nje institucion qesharak. Ne çdo aspekt, Bajrami eshte shembulli tipik i lolos, i sherbetorit politik dhe i antiligjit. Vellezerit siameze, Berisha dhe Rama, asnjehere nuk kane dashur ne postin e Presidentit nje person te kompletuar, me dinjitet, nje shtetar te pavarur dhe ligjdashes. Prandaj Shqiperia ka qene dhe eshte Republika e Bajramit. Nuk besoj, se do ndryshoj emer. Prandaj s'behet shtet.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zagali

                      Nuk do kete me te ndyre se keta te PD-ke me ne krye plakun Mere qe eshte shpallur non grata nga Amerika dhe Anglia. Shiko pederastin Bardhi dhe tyryfyçin Flamur Noken dhe sheh se çfare partie eshtte PD-ke. Njerez Pisa.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Oficeri dulles

                        Begaj , ku i gjejne keta mor aman nje karavidh. E keqja eshte se keta nuk Munden ptu te qifsha kopetencat e tua bythqire , te gjithe interpretojne ligjet sipas oreksit. Vetem gjykata kushtetuse interpreting ligjin o katunar kavaje

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lelo

                          Sepse janë i njëjti nivel me Begajn prandaj...

                          Përgjigjjuni
                          1. !
                            !??

                            ??

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              realist

                              ske pse e relativizon kete situate kur shihet qarte qe Begaj eshte sahan lepires, pa integritet dhe abuzues. fiks nga Kavaja.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Demokrat prej natyre

                                Arsyeja eshte e thjeshte, banale. Rama kerkon ti jape pike SALIUT si KRYETAR opozite duke shkarkuar Bajram Begen, nderkohe qr hap rruge mbylljes se marreveshjes 2004 per ta bere Nanon president! Dhe rama e ps e rilindje krejt faturen per kete ia ngarkojne PD! Saliu gjithnje me pazare ka hypur ne karrike... Dhe dicka tjeter, ndersa opinioni normal public kerkon SHKARKIMIN e Sali Berishes si KRYETAR opozite, Rama i servir popullit shkarkim te presidentit dhe thote o popull ja shkarkuam dike! Kaq primitive eshte kjo loje! Nderkohe vendi vuan nga mosprodhimi, papunesia, semundshmeria, emigrimi e shpopullimi, gremisja e standarteve ne arsim, shendetesi, mbi te gjithe zero siguri ekonomike per femijet tane! Sali e Rame republikem e Shqiperise e kthyen ne republikem e sllavovllahise! Shqiptaret, sic thoshte Fishta, qesin petulla ne uje!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trotski

                                  Presidenti Begaj ka vepruar normalisht .Doni apo nuk doni JU te Sali kermes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bureto

                                    Duke përjashtuar thagmën e Bardhës për shkarkimin e Presidentit në detyrë, më vjen keq që shumë komentues këtu, por dhe të tjerë që ndjekin politikën në Shqipëri, nuk kuptojnë apo bëjnë sikur, duke shfryrë mllefet që as ata vetë nuk dinë se me kë apo kundër kujt i kanë, nuk i drejtohen arsyes. Po supozoj se Presidenti i ka bërë këto shkelje, mbase dhe të tjera dhe duhet shkarkuar. Po si?! Me kërkesën e Bardhës, ose babait të Zenit dhe që sipas tij është monstra "non grata"? Pra e supozova që Zoti Begaj i ka bërë ato shjelje dhe duhet shkarkuar, por kush do ta shkarkojë? Përgjigjia është e thjeshtë: Kushtetuta, neni 90 i saj. Presidenti, sipas kërkesës së Bardhës, duhet gjykuar nga Kuvendi dhe nëse ai e gjen, sipas nenit 90, të fajshëm për shkelje të rënda të Kushtetutës, e shkarkon me 2/3 e votave pro, ose minimalisht 94 deputetë të tij. A janë këto vota pro shkarkimit, sigurisht që jo. Ndodhi njëherë me Ilir Metajn, se e kishte bërë baltë, kishte dalë fare nga shinat, u bënë bashkë jo 94, por 103 deputetë, pra dge nfa opizita, dhe ia dërguan vendimin Gjykatës Kushtetuese, gjithmonë sipas nenit 90, për ta lënë atë në fuqi. Ajo, nuk e shkarkoi, por ia çoi për mendim Komisionit të Venecias dhe ky, siç dihet që opinionet i jep sipas stilit "dhe kështu dhe ashtu", dhe Metaj nuk u shkarkua. Pra nuk qenka dhe kaq e lehtë të shkarkosh një President Republike.Tani le t'i kthehemi kërkesës së Bardhës. Ku do t'i gjejnë ata 94 votat për shkarkim?! E dinë dhe vetë që nuk i kanë, por dinë mirë gjithashtu dhe vullnetin e maxhorancës që është kundër shkarkimit të Begajt. Le ta zëmë se ajo e ka gabim! Po mirë, a ka ndonjë mekanizëm kushtetues apo ligjor që ta detyrojë atë?! Sigurisht që nuk ka, atëhere çfarë kërkon të bëjë PD-ja e Bardhës dhe babit të Zenit me këtë bllof?! Po të përdorim shprehjen popullore, disi banale, përgjigjia për këtë rast do ishte: "Mut që të hajë!". Pra, si gjithmonë atë!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Çika mal

                                      Zot o zot sa shum njërëz pa patur haberin kulturën e nevojshëme po gjykojnë për Presidentin e Republikës.Mirë kushdo ka të drejtë të shprehë një mendim pëlqim apo mos pëlqim për drejtuesit e shtetit dhe kjo është normale në një vënd që aspiron ti afrohet nivelit të kulturës demokratike të vëndeve Evropiane . Por të shqetëson gjuha që përdorin disa komentues me sharje epitete ofendime e krahasime të pa pranueshme për figurën e presidentit . Po përse more alabak të çertifikuar si të tillë shkruani me këtë nivel? Kushdo e sdoqoftë presidenti i vëndit ( që në faktë i ka cilësitë e nevojshëme si burrë shteti )ai na përfaqëson në kanceleritë botërore si president i Shqipërisë .Se dy simbole janë në krye të autoritetit të shtetit shqipëtar :Flamuri Kombëtar dhe Presidenti i kombit pastaj më pas mund të rreshtosh edhe të tjera kualitete por këto të dy janë mbi çdogjë . Respektoi këta nëse do të të respektojë bota .demokratike.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arbër

                                        Alternative e re Opozitare nga brezi i ri duhet sa me shpejt! Qe do jete me efektive ne se fiton por edhe ne se humbet, por mbetet opozite, por mjaft me racionale!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje