Dhjetëra, ndoshta qindra orë kohë në studio televizive janë shpenzuar për të rrëfyer marrëdhënien Rama-Veliaj, deri më datë 10 shkurt kur me urdhër të SPAK, u arrestua kryetari i Bashkisë së Tiranës. Telenovela do të vazhdonte në ato ditët e para kur Rama e mbrojti fort Veliajn deri sa erdhi edhe çasti i lëshimit plotësisht, vendimi për shkarkim dhe sigurisht, zëvëndësimi me kandidaturën e re, pa folur drejtësia.
Analisti Mentor Kikia thotë se kjo histori e komentuar kaq shumë në media, përfundoi si një serial telenovelash turke apo historitë rozë që ndiqen në vazhdimësi nga publiku.
Çfarë ndodhi në marrëdhëniet mes të parit të partisë dhe qeverisë dhe pretendentit për vëndin e dytë, ndoshta edhe pasues i tij? Kikia analizon në intervistë për TemA ngjarjet, njëra pas tjetrës, dhe sjelljet e tyre deri në momentin e arrestimit dhe çfarë e pasoi.
Analisti evgjit Kiki i paguan intervistat e tij.
Si ka mundesi qe dalin analeste dhe gazetare dhe supozojme maredheniet jo te mira te Rames me Veliajn,pa pasur as idenë me te vogel se çfarë ndodh.Keta qe te jene te bindur ne ate qe thone e duan Ramen te rrije ne dyert e Spakut duke mbrojtur Veliajn.Kur ben ndonje deklaraten Rama per ndonje rast gjykimi i padrejtë qe i drejtohet organeve kompetente per vezhgim,Raman e bombardojnë pikerisht keta qe ankohe per maredheniet e te medhenjve