Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, sulmoi sërish institucionet e drejtësisë teksa po diskutonte për raportimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe të kreut të SPAK, Altin Dumani në dy komisione parlamentare ditën e djeshme.
“Punimet e Komisioneve Parlamentare ku raportuan përfaqësues të narkoqeverisë dhe narkodrejtësisë. Dua të falenderoj të gjithë deputetët për angazhimin e tyre, civilitetin që dëshmuan në pyetje siç ishte rregullorja dhe autopsinë që i bënë jo vetëm institucioneve të dështuara të reformës së drejtësisë së narkoshtetit, por edhe të përfaqësuesve të qeverisë në ato komisione. Ishte një përfaqësim mjeran.
E patë se si mëkatarët, të gjithë të implikuar në afera të ndryshme qëndronin si mjeranë para kujt? Para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat faktikisht janë dëshmuar armike të egra të pluralizmit në Shqipëri. Janë dëshmuar institucionet më të korruptuara në Shqipëri dhe Evropë, bashkëpunëtore në krime.
Flas për përfaqësuesit se aty ka burra, gra, vajza e djem të ndershëm dhe që përpiqen por nuk ia dalin. Këtej flitej për gjykatësin e ekzekutuar, përfaqësuesi i qeverisë së gjykatësve fliste për të atin në aksident. E panë Uluziun dhe Xhafën secili më të zi se shokun, vasalë pa dinjitet.”, tha Berisha.
Mire ja ben kur e lene te shfryje perroin psikik duke intimiduar cdo dite ata qe duhet te mbrojne qytetaret dhe nuk mbrojne dot veten e tyre.
Sali! Fole per Taulant Ballen duke cilesuar se ke dokumente per te ,i cili qenka lidhur me krimin,paska ndihmuar gjyqtaret e korruptuar e kriminel qe te kalojne vetiungun. Bravo! Ti thua te verteten me goje,pra me fjale. Populli yne thot se fjalet i merr era,ndaj te lutemi botoi ata materjale dhe keshtu edhe tibehesh i besueshem edhe ne te besojme, Se me keto qe thoni me fjale po popull i thot se fole kodra pas bregut ,ose ke grire jo sallat,por SILAZH per lopet . Ashtu si lopet qe filluan te mos e hane sillazhin e stazhonuar ne gropa, ashtu edhe populli nuke ha silazhin tuaj te qelbue per 30 e kusur vitesh.
Salih Karaxhiqi e ka mirë kur thotë se: "institucionet e drejtësisë janë bashkëpunëtore në krim". Ja pse. Ky ka një vagon dosje dhe ata të "DREJTËSISË" ia fshehin ose zhdukin dosjet dhe nuk de dënojnë e as nuk marrin në hetime edhe kur fyen rëndë shtetin dhe kombin etj. SPAK e tjerët si po duket kanë frik ose janë korruptuar na S. B. - NON GRATA kriminale.