Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO ku ka qenë seanca e radhës për akuzat që rëndojnë ndaj tij për dosjen ‘Saspac’.
Beqaj ka theksuar se, sipas vendimeve të mëparshme të GJKKO, drejtori i përgjithshëm i SASPAC nuk klasifikohet si funksionar i lartë dhe se rikualifikimi i akuzës është i pabazë ligjërisht.
Beqaj u shpreh duke ironizuar edhe deklaratën e një dite më parë të kreut të Prokurorisë së Posaçme, se “SPAK kërkon të plotësojë statistikat me hetime ndaj funksionarëve të lartë”, ndërsa kritikoi më tej edhe pasivitetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
“E nderuar Gjykatë,
Edhe pse kjo seancë zhvillohet me dyer të mbyllura dua të bëj deklaratën në vijim:
Në njoftimin e akuzës, 17 shkurt 2025 unë akuzohem edhe për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë për veprime të kryera në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC.
Në 6 shtator 2023 procedimi penal 190/2023 është regjistruar për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarit publik. Më tej është bërë rikualifikim i veprës penale.
Në vendim e caktimit të masës në shkallën e parë të GJKKO në 6 korrik 2024 shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Edhe në vendimin e apelit të GJKKO po për vlerësimin e masës së sigurisë me 7 gusht 2024 shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Se kush funksionar i lartë sipas Kushtetutës dhe K.Pr.P. është shumë e qartë. Listë e subjekteve është shteruese.
Më ka habitur shumë kjo lloj akuze. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor.
Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Mesa duket SPAK i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së. Po ashtu kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale.
Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë.”, tha Beqaj.
Ore kryehajdut qe ke vjedhur sa ke dashur harrove dhe marifetin e vjedhjescper urgjencat kombetare sebashku me Dr ( policin e 313) Skender kanin ti nxore dhe modelin qe vuaj nga kujtesa aty ne burg te kalbesh po te te merret pasuria
O Liro po thuja mor kush ka von firm nga minstria finances ne at koh per shperndarjen e fondeve mos ki fryk mor se mren je shum shum kan me t ul vitet si i penduar
Zoti Ilir Beqja. Nuk te njohe, por kur kisha djalin te shtruar tek spitali amerikan ne Laprake, te pashe nje here qe erdhe gjithe pompozitet dhe kuptova qe ishe dikush atje. Po te ta them pa shtuar asgje: Spitalet private qe i krijuat ju politikanet mjeke, si ti, si Sahale Brrisha, si Flamut Noka e te tjere e te tjere, nuk i keni krijuar qe te sheroni njerez, por i keni krijuar per ti zhvatur ata, me keq se nje tregetar shpirtzi. Tani qe po shkruaj, me dridhet mishi nga kerkesat te pa skrupullta, te pa nevojshme si: shko beje nje grafi (8,000 leke te reja); duhet bere pa tjeter nje MRI (skaner,32,000 leke te reja) beje keto analiza (4,500 leke te reja) dhe ne fund keshilla miqesore: shko ne spitalin shteteror se atje eshte me mire per ty. Dhe kete "keshille" ma dhate pas 8 ditesh shtruar atje ku nje dite kushtonte 150 Euro, pra 8 x 150 = 1,200 Euro grafite, skanerat, analizat ku shuma totale qe pagove ishte 3,600 Euro dhe rezultati ishte ZEEEEEROOOO. Ndenji djali 5 dite i shtruar tek infektivi dhe u sherua. ILIR BEQJA ME KOMPANI: Zoti marte hak tek ju qe ripni kete popull ne nevoje kur u merni lekuren pa u dhene asgje ne kembim.
Ilir Beqja nuk ka qenë kurrë mjek. Ai është diplomuar për informatikë. Zhvatjen që të kanë bërë në spitalin privat nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me zotin Beqja. Konsultohu me ndonjë avokat të të udhëzojë çfarë të bësh.
Zoti "Shoku i Beqes"! Mos duhet te mar avukat Argita Brrishen? Une ne komentin tim nuk kom thon qy Ilir Beqja osh mjek, un kom thon qy Ilir Beqja osh dikush si udhjes i spitalit amerikon, si dikush qy m ka vjedh paret pa m dhon sherbim. Toj pse t vje keq qy kom sha Beqen?
futja pordhes.
Bej or Daumi Beqo bej ironi, pastaj shko e shtrihu atje ne qeli / ne vetem 4 koncesione gjysme miliard Euro ke zhvat, pas Rames ti vjen ketu Hajduti me shalegjat /
Njerez ,Ilir Beqia beri ate qe dinte.Ai zyrtarisht eshte i pafajshem (prezumimi pafajsise).Gjykata te vertetoj pretendimet e prokurorise qe Ai eshte i koruptuar dhe vjedhes.Sa per komentuesin me lart qe ankohet per spitalin privat do te thosha qe (megjithese mund te kete dore) ,nuk ka ai pergjegjesi per tarifat.Ilirin e"pelqej"per faktin qe nuk po tregohet si shume te tjere qe hiqen zvare e kerkojne falje,per te ulur denimin.Do te me behej qejfi qe akuzat te vertetohen dhe te denohet sipas ligjit.Nuk do te me vinte mire qe ne fund Gjykata te perfundonte ne denimin per shperdorim detyre.
Kush nga politikanet e lart eshte denuar per korrupsion deri me sot? Askush, te gjithe per shperdorim detyre per gjera qe jane qesharake dhe te giithe pa perjashtim po presin gjykaten Evropiane te marrin pafajesine.
Suksese në jetë o çuni komunistit Hamut Beqja!
Ky asht perfaqsusi i shkodranve te vjeter, pa fjet ne zheg. Kta edhe vjedhin e dojn me u qujt zotni.
Liebe Beqja nuk është zyrtar i larte, por shume i larte. Minister, Deputet, Drejtor i Pergjithshem, e mbi të gjitha HAJDUT. Suksese në jetë!
Po ndodh ajo qe ju kam thene e komentuar para nje viti . Ky maloku Beqaj nuk ka per tu denuar .
Normal qe Beqja do marre pafejesine sepse eshte skandaloze menyra si eshte gjykuar. I eshte ndryshuar akuza nga gjykatsi ne salle, nje shpikje shqiptare qe nuk e gjen ne asnje vende te botes.
Liro rri i qet te ka kap lapsi ty, lali Erin etj per statistika po jo nga SPAK kujtohu ku ke ofendura Sulltanin se nje studim i fundi thot qe truri mban mend gjat ofendimin se sa koplimendat! Mendohu se mos e ke len ndonjeher ne stol ne baketboll.
Pse gjyqi behet me dyer te mbyllura dhe jo publik? Duket pak si pisllek! Publiku duhet te degjoje palet akuzat dhe argumentet, avokatet mbrojtes etj .