PD akuzoi Presidentin që punon si mjek/ Gazetari: Shumë gabim që Begaj nuk bën pasdite kulla si këta të Saliut

15 Tetor 2025, 14:31Politika TEMA
PD akuzoi Presidentin që punon si mjek/ Gazetari: Shumë gabim që

Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit të grupit të saj parlamentar, Gazment Bardhi, ka akuzuar ditën e sotme Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se pasdite punon si mjek në një klinikë private. Sipas opozitës së PD-së, kjo është një arsye që Begaj duhet të shkarkohet, ndaj do të kërkojnë edhe shkarkimin e tij në Parlament.

Për gezetarin Namir Lapardhaja kjo është një arsye e madhe që Begaj duhet shkarkuar, sepse ai ka zgjedhur që ditën të kryejë funksionin e Presidentit, ndërsa natën të punojë si mjek, dhe nuk bën si këta të Berishës që ditën bëjnë opozitën dhe natën marrin leje ndërtimi për kulla.

“Ky Begaj e paska dh.erë që ditën bënka rolin e Presidentit dhe natën rolin e mjekut. Gabim që nuk bën si këto punët e këtyre të Sali Kullës: ditën bëjnë opozitën, natën marrin leje ndërtimi për kulla.” – ironizon nëpërmjet një reagimi Lapardhaja.

1 Komente

  1. T
    Tironci

    Bukur, Namir.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje