"Rama i kërkoi takim, Altin Dumani e refuzoi"

16 Tetor 2025, 09:24Politika TEMA
"Rama i kërkoi takim, Altin Dumani e refuzoi"

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar, sipas tij, prapaskenat e një refuzimi për takim që kreu i SPAK, Altin Dumani i ka bërë shefit të qeverisë, Edi Rama, pas kërkesës së këtij të fundit.

Teksa i përgjigjej akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj kreut të SPAK, ai tha se kryeministri Rama “nuk e do Dumanin” në krye të Prokurorisë së Posaçme.

“Dëgjo, dëgjo, nëse, nëse nuk kontrollon njeri, Edi Rama, në qoftë se ti e do kështu deklaratë publike është Altin Dumani. Dëgjo, po ti a di që Edi Rama ka kërkuar si kryeministër i vendit, jo si Edi Rama personalisht për të bërë takim me kreun e SPAK-ut në kryeministri. 

Nuk ka shkuar dhe ka kërkuar që të jenë përfaqësues ndërkombëtarët. Edhe sipas gjithë informacioneve Edi Rama nuk e dëshiron dhe nuk e do Altin Dumanin. Sepse altin Dumani i ka arrestuar njerëz Edi Ramës”, tha Sula në “Off the Record”.

“Shokët e ngushtë. Shokët e fëmijërisë. O Dash se po i bën dëm Strukturës”, e pasoi juristi Indrit Sefa. 

8 Komente

  1. E
    Edhe dash gjeli po behet koke e madhe

    Dumdumi koke e madhe si koka atij fishkaraqit te saliut

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe dash gjeli po behet koke e madhe

      Dumdumi koke e madhe si koka atij fishkaraqit te saliut

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        O Gjeli Peqinit me nder na çatë bythën me këto muhabete grash të sokakeve. Mbetët duke bërë thashetheme more burra të kthyer në gra që merrni nëpër gojë gjithë dynjanë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Titvasil shkollëshumi

          Skupe skupirash (nga greqishtja mbeturina, plehra) i thonë kësaj.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama te ndryshon Kushtetute e te mbyll Spakun

            Dumanit nuk i ka dhon leje Saliu te takohet me Ramen, ha ha ha.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shigjetari

              A e kuptoni o milet se çfar niveli te ulet ka cjapi i Peqinit qe po merret perdite me bemat e tij te kaluara ne politike , te cilat kane "shpartalluar" teorine berishiane , por tani qe ka rënē nga kali ?

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Vetem Rama e ka ne dore zgjatjen e mandatit te prokuroreve qe e kerkon qe disa here Dumani.Rama aty eshte edhe kur Dumani te largohet nga Spaku bashke me shoket e tij se plotësojnë mandatin 9 vjeçar dhe nuk ka ndonje humbje pse kryetari i Spakut vetem per tre vjet nuk do t'a takoje Ramen qe ka 12 vjet kryeminister

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Sa eshte ndare nga Berisha ka filluar ti bjere temperatura dhe nuk flet percart.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje