Aleanca me Metën, Kokalari akuza Berishës: “Non grata” bën pazare në kurrizin tuaj! Po detyron demokratët të shesin shpirtin te djalli

11 Shtator 2023, 19:39Politika TEMA
Aleanca me Metën, Kokalari akuza Berishës: “Non grata”

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer sërish në kritika e akuza ndaj dyshes Meta-Berisha. Sipas saj, Bashkimi i foltores me Metën, është i njëjtë sikur të shesësh shpirtin te Djalli. Po ashtu ajo është tallur dhe mikëpritjen që i bënë kreut të PL.

“Prapë me “Bashkë Fitojmë” ju? Seriozisht, ju nuk kuptoni ç’do baza e ç’duan Shqiptarët. Nejse, baza do bashkohet përpara 2025 po këtë nuk do ta bëj koalicioni juaj me Metën. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!

E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”, deklaron Kokalari.

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bravo zonje.

    Përgjigjjuni
    1. a
      asllani

      po cfare plehre paska qene kjo Kokolari mor zot???? kjo baxhelle do shpetoje PD..???

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Po moj zonje! Ai bon pazare ,Hitlerin,anti shqiptaret shovinistat Grek,si ne kohen e Nanos,dhe tani ne kohen e Edit ,vetem per ta mare pushtetin ,qe satejet jeta nuk ka per ta marr mo,ky komunist i terbuar,gjakatar,ushufte fara e tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje