Emërimi i ministrave të rinj, Kuvendi zhvillon sot seancën e posaçme

11 Shtator 2023, 10:06Politika TEMA

Emërimi i ministrave të rinj, Kuvendi zhvillon sot seancën e

Pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj, sot është Kuvendi që do të jap votën ose jo për ta.


Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca  dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet.

Emërimet:

Igli Hasani - Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Ervin Mete - Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Arbjan Mazniku  - Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): 

Delina Ibrahimaj - Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ogerta Manastirliu - Ministër i Arsimit dhe Sporti

Albana Koçiu - Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Anila Denaj - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit  

 

Lini një Përgjigje