Përmbytjet në Greqi, Rama: Keqardhje për jetët e humbura, shqiptarët që jetojnë në zonat e prekura të kontaktojnë ambasadën

10 Shtator 2023, 15:00Politika TEMA

Përmbytjet në Greqi, Rama: Keqardhje për jetët e humbura,

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Greqi pas përmbytjeve që kanë pushtuar shtetin fqinj këto ditë.

Në një reagim në Facebook, Rama u bën thirrje shqiptarëve që janë prekur nga përmbytjet që t’i drejtohen ambasadës shqiptare në Athinë.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithë zemër me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë????, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 00030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it [email protected]”, shkruan Rama.

 

8 Komente

  1. A
    Aleksander

    Kjo eshte Qeveria qe duam. Qeveria qe interesohet per Shqiptaret kudo qe jetojne. Nje numer telefoni , nje adres email eshte shume e rendesishme per ne. Kjo tregon qe Kryeministria dhe te gjitha Ministrite jane ne sherbim te Popullit Shqiptar. Bravo.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhgenjim per cdo gje dhe me cdo parti

      Mos harro nese kane nevoj per plehera rruget e fshatrave afer durresit ka me shumice, cmimi i arsytueshem, problemi vetem se kompanit nuk pajisin me kosha mbeturinash pavarsisht se paguajme tax pastrimi.Bull shit z. Km

      Përgjigjjuni
      1. J
        John Qelbashi

        Bravo Rama! Shqiptaret te marrein ambasaden ne telefon dhe ambasada cdo ju beje?.Ambasada do ju thote mos rrini arty ku ka uje, dilni atje ku ska

        Përgjigjjuni
        1. P
          Protestuesi

          Mjaft me qurravitje or ti Rroma! Edhe Greket e Ndyre e kane kuptuar qe ti nuk je serioz. Mjaft per "vellezerit" greke dhe "vellain e tredhur" Fred Bythqirin! Shiko hallet e Shqiperise dhe ja hallet e te tjereve.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje shqiptar me banim ne Greqi

            Po pse more peotestues , neve shqiptaret qe jetojme ne Greqi , qenkemi "te tjeret" ?! Te gjitha shtetet e botes, ne raste fatkeqesish, interesohen per bashkekombasit e tyre .

            Përgjigjjuni
          2. M
            Marija

            Z.kryeminister , te lutem mos fol ne shumes kur lutesh per permbytjet ne Greqi.Une ndjej padyshim kewardhje por nuk lutem per nje vend qe me konsideron armik me ligjin e luftes ne fuqi.Prandaj lutu per vehte por jo ne emer te shqiptareve.Nuk ke asnje te drrjta ta besh kete.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              Marija , kryeministri ka mandatin e shumices se popullit , per te folur ne emer te popullit , vec kesaj , sipas rregullave te demokracise , edhe pse mund te mos e kesh votuar , ai eshte edhe kryeministri yt .

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rezi

              Të paktën tregon njerzillëk dhe humanizëm, që ju komentuesve ju ka humbur. Faleminderit për informacionin kryeministër!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje