Alfred Balla zgjidhet në krye të KLP-së

28 Mars 2022, 12:26Politika TEMA

Alfred Balla zgjidhet në krye të KLP-së

Alfred Balla është kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i zgjedhur me 10 vota, dhe do të ketë një mandat 2-vjeçar. Përpara se të zgjidhej, Alfred Balla ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit të këtij këshilli.

Balla është zgjedhur nga Kuvendi anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile.


Gent Ibrahimit, që mbante detyrën e kryetarit të KLP-së, i përfundoi mandati. Për të plotësuar vakancën e lënë prej tij, Kuvendi emëroi me mandat 5-vjeçar Mirela Bogdanin, e cila vjen nga radhët e pedagogëve.

Lini një Përgjigje