
Alfred Lela takoi disa ditë më parë në SHBA gazetarin amerikan Peter Lucas.
Ai është i njohur në Shqipëri, për epitetin “Doktor Rumpalla” që i ka vendosur Sali Berishës, për të cilën është shprehur se ai dhe disa politikanë të tjerë në Ballkan, e kanë vendin në Guantanamo.
Duke qenë se takimi i Lelës me Lucas shkaktoi habi, për shkak se Lelal tashmë është zëdhënës i Berishës, ky i fundit ka bërë një sqarim të gjatë.
Sipas Lelës, tashmë Lucas ka ndryshuar mendim për Berishën.
Pjesë nga sqarimi i Lelës
I kujtoj marrëdhënien me Berishën. Dikur, në fillim të viteve ’90, ishit të afërt, më pas sikur u ftohët. Pastaj erdhi shkrimi juaj në “Boston Herald” ku ishit kritik me vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen non grata të tij.
“I kam shkruar Departamentit të Shtetit për non grata-n e Berishës dhe nuk kam marrë përgjigje. Sa i takon ftohjes, nuk e di çfarë ka ndodhur. Mendoj se ka të bëjë me kritikat e mia në mes të viteve ‘90. Për mua në atë kohë Berisha filloi të shfaqte shenja të autokracisë”.
E kujtoj se Berisha ka treguar pendesë disa herë në lidhje me ‘96-‘97, madje edhe muajin e fundit në disa intervista.
“Duhet të ketë luajtur rol edhe libri juaj “Rrumpalla” (të cilin unë e kam përkthyer në shqip). Shtypi i majtë e ka rimarrë shpesh shprehjen ‘apres moi le deluge’ (pas meje, kijameti), duke e bërë refren të tipologjisë së një Berishe që, sipas tyre, gjithmonë ka menduar për pushtetin dhe jo vendin”.
Shtoj se ai, Lucas, në libër ka riprodhuar një shprehje e cila ka pasur kuptim apo synim tjetër, dhe është keqinterpretuar me qëllim nga të majtët.
Po, ashtu është, pranon Lucas. Berisha, kur tha ‘apres moi le deluge’, nuk kishte ndërmend ‘pas meje u bëftë kiameti’, por një kuptim krejt të kundërt: ‘po të largohem unë do të bëhet kiameti’.
Dhe, në fakt ashtu ndodhi pas ikjes së tij, pranon Lucas. Dëgjo, thuaji Saliut, çfarëdo të ketë ndodhur mes nesh ‘harroje!” (është fjala e parë dhe e vetme që ai thotë në shqip gjatë bisedës tonë). “E respektoj shumë për forcën dhe energjinë që ka. Pas gjithë atyre që i ndodhën vitin e fundit, shumë të tjerë do të ishin dorëzuar”.
Biseda kalon te Tirana, pas qëmtimit të tij për ndërtimet e shumta në qytet dhe dyshimet se bëhet fjalë për pastrim parash në industrinë e ndërtimit.
“A është kryebashkiak i njëjti Veliaj që ka qenë edhe me “Mjaft”? më pyet.
I them se është i njëjti person, duke i kujtuar, me të qeshur, se miku i tij Fatos Tarifa sapo kishte bërë një shkrim laudator për të. Ah, nuk e kam parë këtë të Tarifës, ma pret, por di të them se Veliaj është rasti tipik i politikanit që bëhet të gjitha gjërat të cilave ai vetë ka thënë se u është kundër.
Nuk mund të përshkruhej më mirë dikush në një fjali të vetme, ia kthej duke qeshur.
Pothuajse dy orë kalojnë në këtë bisedë që u soll rreth politikës, marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dhe një projekti të dështuar filmi të regjisorit Stan Dragoti.
Lucas përmend një financim të Berishës, në kohën kur ishte kryeministër, për Dragotin dhe planet për filmin që u ndërprenë nga vdekja e regjisorit. Kujton një bisedë më të birin, të cilit i tha se filmi “Çezari i Ballkanit”, bazuar në një skenar të Lucas, do të bëhet një ditë me siguri, por ai nuk do të jetë më për ta parë.
Në një moment reflektimi, ku përmblidhen keqardhja si pasardhës shqiptarësh, dhe pragmatizmi si amerikan, Lucas pranon se epoka e artë e amerikanëve që mbështesnin kauzat shqiptare, duke se ka mbaruar. Eliot Engell nuk është më kongresmen, Lee Zeldin humbi në zgjedhjet e fundit për guvernator të Nju Jorkut, duke lënë edhe vendin në Kongres. Nuk ke më kë të lobosh për çështjet shqiptare. Jam munduar të loboj një kongresmen(e) të Bostonit, por duket se ka pak interes. Amerika po bëhet introverte.
Raporti im me Peter Lucas është i kahershëm, dhe kjo është vizita e dytë në shtëpinë e tij në Westford. Çka më pëlqen te ky burrë është pikërisht ajo që ai ka nuhatur, me mprehtësine e gazetarit të mirë: përkitja te një botë e vjetër, e cila besonte në një numer rregullash dhe parimesh. Ajo botë duket se po shuhet dhe Peter Lucas duket si shqiptaro-amerikani i fundit i këtij perëndimi.
Tek më përcjell te makina, më duket sikur te dora e tij e zgjatur është edhe përshëndetja e Anthony Athanasit, Faik Konicës, Fan Nolit, Artur Liolinit, Kostë Çekrezit e të tjerëve shqiptare te Amerikes. Eshte nje dore qe zgjatet njeheresh nga e shkuara dhe e ardhmja.
A moret gje vesh se ç' tha ky njeri i vogel...
Zot fali se kane shkue per LESH gomari. Po popo pooooo.
Hahahahah tash e kuptuam,te paska futur nje qole ne sume xhaja e ta paska pastruar oxhakun.Pse re cun je lodh deri atje ka ketu shume djem nga ne pa pune qe do te ndihmonin pa pare fare
Eshte e vertete qe Doktor Rrumpalla ka ndryshuar. Tani rrethohet nga Leli, i Qimi i Pekajve, Mul Noka, Stresi, Tritan Shehu, Edi Paloqja. Dinjitet pa fund. Gjigandi i Tallavase Doktor Mortja Prostituta Kombetare Sali Sali serbi Qoftelargu
Lucas,ka ndryshuar mendim per "doktor rrumpallen",tani mendon se eshte vetem "rrumpalla",i ka heq edhe titullin doktor.
Bravo Lel leshi,edhe Msissipi I Amazones ne Brazil nuk e shplan dot Sali kriminel rrumpallen,jo me nje krric Kruje si ky Lela.
Ore po ke parë ti që këta duken si babë e bir . Pa le që ky Lelja sikur ka rrjedhur komplet , që kur shkoi afër non gratës , se më parë dukej si gjysëm i rrjedhur . Nuk ka faj se e ka bashkëfshatar dhe nuk e le dot vetëm .
MIRE VELIAJ QENKA I TILLE ,PO LELA KU FUTET?. PASKA PERKTHYER E BOTUAR LIBRIN KUNDER BERISHES DHE TANI ZEDHENES I TIJ !! KY SH.B.A. isti TJETER SHRKUAN NJE LIBER TE TERE KUNDER BERISHES , DHE TANI THOTE QE KRYEKRIMINELI SALI NUK ESHTE I TILLE. DHE FLET PASTAJ PER VELIAJN . MOSHA ? THUAJ SE KA RJEDHUR ????
Po te ishte gazetar profesionist me karakter, bythelepiresi i bajraktarit te Vicidolit, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha, Alfred Lela, duhet te siguronte dhe te botonte nje shkrim autentik te gazetarit dhe historianit te shquar Peter Lukas.
O Zot! Pse pak debila, mitomane, psikopate, selfish, etj, ka pasur e ka ky komb sa qe i shton dhe kete vemjen alien qe as per WC coins collecter nuk i a vlen ta permendesh…..!???? Mero te lutem…..
O zoti Lela ,PIKA Berishes qe te ka zgjedhur ty si zedhenes te tij.
Sahanlepiresi Alfred Lela kreu detyren e lobimit ne SHBA, qe i ngarkoi shefi i tij- Perbindeshi i Vicidolit, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Karxhich dhe me kete pacavure justifikon 30 mije dollare qe i dha per shebim bosi Shkelzen Sllobodanka Berisha. Jetojme ne ekonomine e tregut o komuniste.