FOTO/ Prapaskenat e festës së RD, Këlliçi siguron mbulimin mediatik të fushatës nga Ndroqi e Klan

5 Janar 2023, 21:40Politika TEMA

 

FOTO/ Prapaskenat e festës së RD, Këlliçi siguron mbulimin

 

Mungesa e Sali Berishës si pasojë e gripit që u anonçua nga Alfred Lela, ka bërë që në festën e RD-së të ketë të tjerë protagonist.

Njëri nga ato ishte dhe kandidati i aleancës Berisha-Meta për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. i cili duket se ka arritur të sigurojë një mbulim mediatik të fushatës nga mediat e Ylli Ndroqit dhe Klani, pronari i të cilët ishte ndër të ftuarit kryesorë.

Ylli Ndroqi është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Britania e Madhe.

Ai akuzohet nga SHBA se përmes mediave të tij ka përdorur ryshfetin dhe shantazhin për të mos publikuar artikuj negativ. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Edhe në Shqipëri Ylli Ndroqi është në hetim nga SPAK si i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale dhe investimin e parave të pajustifikuara në bizneset e tij. Madje SPAK ka sekuestruar 32 pasuri të tij përfshirë mediat Ora News dhe Channel One.

"Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaciu) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete", shkruan Departamenti i Thesarit amerikan.

3 Komente

  1. K
    Kandidati per bashkkime e Karastanit.

    Sa foto e bukur!! Duken te dy qe jane rrace e paster shqiptare. Alpine te vertete. P.s vazhdonj te shihni Ertogrulin?

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yp foltorja.

      Po ky kellici sikur do luftonte korupsionin me pasmaci un do e luftosh.rocken do maresh.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haxhiu nga Mallakastra

        Te bllokohen 32 pasuri te arestohesh per droge,e te jesh i lire rrugeve te shqiperise? O ramush o kerpush ngele duke tall trapin me njerezit,super mashtrus.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje